3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Raporti mbi Islamofobinë në Europë: muslimanët, viktimat kryesore të ekstremizmit të djathtë

Më të lexuarat

Raporti mbi Islamofobinë në Europë 2018 hulumton në detaje dinamikat kryesore që mbështesin në mënyrë direkte ose të tërthortë fuqizimin e racizmit anti-muslman në Europë në 2018. Raporti publikohet çdo vit nga Fondacioni për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Shoqërore (SETA) me qendër në Ankara, Turqi.

Në fakt, sondazhe si Raporti mbi Trendin dhe Gjendjen e Terrorizmit në Europë (TE-SAT) i publikuar nga INTERPOL-i, po ashtu theksojnë rrezikun në rritje të terrorizmit të ekstremit të djathtë. Sidoqoftë, ata asnjëherë nuk e përmendin kuadrin ideologjik anti-musliman që vepron pas këtij trendi. Raporti mbi Islamofobinë në Europë 2018 synon të mbush këtë boshllëk.

Raporti sjell punimet e 39 studjuesve, eskpertëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile të specializuar në çështjet e racizmit dhe të drejtave të njeriut. Raporti tregon se si banalizimi i diskursit islamofobik në sferën publike në Europë dhe diskriminimi i vazhdueshëm anti-muslman në vendin e punës, arsimim dhe drejtësi i hap rrugën akteve të dhunshme kundër muslimanëve dhe institucioneve të tyre.

Raporti është fryt i bashkëpunimit midis Fondacionit SETA, Institutit Leopold Weiss dhe Bashkimit Europian, i cili e ka financuar të gjithë projektin.

Dita europiane kundër Islamofobisë dhe intolerancës fetare (21 Shtator) është rasti i duhur që të gjithë ne të rikujtojmë se muslimanët janë viktimat e para të fuqizimit të ekstremizmit të djathtë në Europë. Në Austri, Zyra për Dokumentimin e Islamofobisë dhe Racizmit Anti-Musliman në raportin e saj të vitit 2018 ka regjistruar një rritje prej gati 74 përqind të sulmeve raciste anti-muslmane të dokumentuara. Në Francë Collectif contre l’islamophobie en France ka regjistruar një rritje prej 52 përqind. Në Mbretërinë e Bashkuar, agjencitë shtetërore kanë regjistruar një rritje prej rreth 40 përqind të rasteve speficike fetare gjatë vitit 2017-2018. Rastet e vandalizmit kundër vendeve të adhurimit po ashtu kanë patur një rritje domethënëse prej 50 përqind gjatë të njëjtës periudhë. Në Hollandë, Agjencia Kundër Diskriminimit (ADVs) bëri të ditur se 91 përdind e numrit total të sulmeve diskriminuese feare të raportuara në polici ishin kundër muslimanëve. Agjencitë Anti-Diskriminimit kanë marrë 304 raportime diskriminimesh fetare, dy të tretat e të cilave ishin kundër muslimanëve.

Gratë përbëjnë shumicën e viktimave të Islamofobisë, sidomos kur mbartin mbulesë. Për shembull, Collectif contre l’islamophobie en France (CCIF) vëren se 70 përqind e viktimave të Islamofobisë në Francë janë gra. Sulmet kundër grave muslimane variojnë që nga sulmet verbale, mohimi i shërbimeve, detyrimi për të hequr mbulesën, e me rradhë, përfshirë dhe përpjekjet për përdhunim dhe sulme fizike.

Islamofobia nuk përbën kërcënim vetëm për komunitetet muslimane në kontinentin europian, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin e shteteve europiane. Sulmet terroriste Islamofobe tregojnë se sa rrezik real përbën për të drejtat e njeriut, sigurinë kombëtare dhe modelin europian të bashkëjetesës racizmi i promovuar nga qarqet e ekstremit të djathtë dhe ato nacionaliste.

Në 2018, sulmet e drejtpërdrejta ndaj muslimanëve kanë çuar në vdekje dhe lëndime serioze. Në Itali, për shembull, një burrë qëlloi për vdekje një shitës ambulant senegalez, Idy Diene (54 vjeç), një anëtar i njohur në xhaminë e tij lokale në Firenze. Në Greqi, grupet e ekstremit të djathtë kanë sulmuar refugjatët afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët, të cilit ishin mbledhur për të protestuar në sheshin qendror në ishullin Lesbos kundër vonesave në marrjen e letrave për azil. Gjatë sulmit janë dëgjuar sllogane reciste të tipit “digjini të gjithë”. Në total, 28 vetë u lënduan dhe përfunduan në spital gjatë sulmit. Në Finlandë, tre të rinj finlandezë sulmuan brutalisht një emigrant pakistanez në Vantaa duke qe e qëlluar 20-30 herë me thikë dhe disa herë me sëpatë, duke i shkatuar plagë të shumëfishta dhe frakturë në kokë. Në Mbretërinë e Bashkuar, tre të rinj u lëshuan me një makinë të vjedhur në trotuar drejt xhamisë Al-Hussain Islamic Centre (në Cricklewood, Londër) duke plagosur tre adhurues. Në Francë, grupe të shumta planifikuan dhe bënë thirrje për sulme terroriste kundër muslimanëve, përfshirë grupë si AFO (Aksioni i Forcave Operacionale), të cilat u përgatitën të sulmojnë fizikisht qindra imamë, gra muslimane dhe xhami në verën e vitit 2018.

Raporti i përvitshëm përfshin dhe një kapitull mbi situatën e Islamofobisë në Shqipëri. Sipas raportit, viti 2018 ka qenë i shoqëruar me ngjarje të shumta Islamofobe të drejtuar kundër muslimanëve dhe Turqisë. Raporti thekson po ashtu se retorika islamofobe ka gjetur vend edhe në fjalimet e politikanëve të lartë dhe drejtuesve të shtetit Shqiptar, të cilët shpesh i trajtuar muslimanët si burim ekstremizmi dhe radikalizmi dhe si rrezik të mundshëm për sigurinë kombëtare. Raporti vëren se islamofobia në Shqipëri është e lidhur kryesisht me politikat identitare dhe përfytyrimet historike të nacionalizmit shqiptar.

Ndërkohë, në Kosovë situata paraqitet akoma më e rëndë. Raporti vë në dukje se Islamofobia në Kosovë është ndër më të ashprat në Europë. Politikanët vazhdimisht kanë përdorur retorikë Islamofobe me qëllim për të qënë më të pranuar në qarqet euroatlantike.  Roli i identiteti musliman të shumicës së popullsisë (95,6 përqind) vazhdimisht është nënvlerësuar e madje mohuar nga qeveritarë të ndryshëm. Të frymëzuar edhe nga stereotipet islamofobe të farkëtuara në Perëndim, politikanët dhe mediat kosovare e paraqesin Islamin dhe muslimanët nëpërmjet dualitetit “Islam paqësor” i përiudhës së para luftës dhe “Islam radikal” i pas luftës. Në rastin e Kosovës raporti vë në dukje se Islamofobisë nuk i kanë shpëtuar as shqiptarët e diasporës, të cilët përbëjnë ndër të ardhurat kryesore për Kosovën. Po ashtu, rastet e Islamofobisë nuk kanë munguar as në arsime, punësim etj. Po ashtu, raporti thekson se i ashtuquajturi “Islam radikal” është përdorur edhe si armë politike për të goditur kundërshtarët e brendshëm politik. 

Raportin e plotë mbi Islamofobinë në Europë mund ta lexoni këtu: 2018 European Islamophobia Report

Observer.al
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit