11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Ligjet më të çuditshme në botë..

Më të lexuarat

Ligjet janë bërë për t’u respektuar nga të gjithë, por ka dhe ato që janë vërtet qesharake, të çuditshme apo edhe absurde.

Ja disa prej tyre:

Në Britani është e jashtëligjshme të vdesësh në parlament!

Konsiderohet akt tradhëtie të ngjisësh një pullë poste të përmbysur që e tregon monarkun britanik me kokë poshtë.

Në Skoci, nëse dikush troket në derën tënde sepse kërkon të përdorë banjën, ligji të detyron t’ia hapësh!

Në Mbretërinë e Bashkuar, një grua shtatzënë mund të urinojë ku të dojë, përfshirë këtu helmetën e një polici.

Në Alabama, është e paligjshme t’i kesh sytë të lidhura gjatë drejtimit të mjetit.

Në Florida, gratë e pamartuara që hidhen me parashutë në një ditë të diele, mund të përfundojnë në burg.

Në Vermont, gratë duhet të kenë lejen e bashkëshortëve për të vendosur dhëmbë të rremë (proteza).

Në Francë është e paligjshme t’ia vësh derrit emrin Napoleon!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit