Është një histori e panjohur për popullin shqiptar. Muhamed Ali Rashwan njihet si legjenda e Egjiptit por në një kohë ishte një ndër figurat më me zë në botë. Në fillimet e tij ai ishte lojtar i dalluar i xhudos, kishte fituar kampionat pas kampionati, derisa kishte arritur të fitonte edhe kampionatin afrikan. Ai nuk u bë i njohur deri në vitin 1984 kur e prezantoi Egjiptin në Olimpiadën në Los Angelos. Ai fitoi ndeshje pas ndeshje, derisa arrit në finale. Ishte një histori në vete për Egjiptin, që tani më do të merrte një medalje të Olimpiadës. Shkruan gazetat e shumë lajme televizive u dhanë për të. Ai u bë i njohur në të gjithë botën arabe. Ata shpresonin se do të fitojë medaljen e artë, edhe pse përballë e kishte japonezin e frikshëm Yamashta, ish kampionin e botës.
Por në fillim të ndeshjes, shikuesit panë diçka të habitshme. Rashwan nuk e godiste kundërshtarin në këmbë, por afroheshin shumë me njëri tjetrin. Ai humbi shumë pikë kështu. Në këtë moment e gjithë bota dëgjoi brohoritjen e trajnerit që i thoshte Reshwanit:”Godite në këmbën e majtë, sjellja medaljen e artë Egjiptit.” Reshwan refuzoi të fitonte pikë në këtë mënyrë, bile Japonia e fitoi medaljen e artë pasi mundi Reshwanin, që morri medalje e argjendtë. U mërzitën shumë tifozët duke i thënë se ishte shumë përtac.
Kur u mbajt konferenca për shtyp u ngrit një gazetar dhe e pyeti Rashwanin: pse nuk i zbatove porositë e trajnerit? Ju përgjigj Rashwan: “Më erdhi lajmi i sigurt që kundërshtari kishte këputur ligamentin e gjurit të këmbës së majtë dhe çdo goditje e fuqishme mund ta shkatërronte atë përfundimisht atë, por ai e fshehu lajmin dhe vendosi të sakrifikonte, sepse ai përfaqësonte vendin tij.”. Në këtë moment i njëjti gazetar e mori fjalën dhe tha: “E vërtetë, por kjo ishte një mundësi e artë për ju. Pse nuk e shfrytëzuar këtë mundësi për ti sjell vendit tënd medaljen e artë?”
Përgjigja e Rashwan për këtë pyetje ishte historike kur tha: “Feja ime më ndalon të godasë një të dëmtuar dhe ti rrezikojë të ardhmen për shkak të një medalje”. Në këtë moment u ngritën të gjithë duke duartrokitur gjatë për kampionin musliman. Për shkak të këtij morali, UNESCO e dekoroi si njeriu me moralin me të lartë në botë, ndërsa komisioni organizativ i dhuroi medalje nderi, për shkak se ai realisht e meritonte atë. Ai fitoi një simpati të madhe, edhe japonezët e pritën sikur të ishte ndonjë mbret. Filluan miliona njerëz të interesohen për këtë fe madhështore, e cila urdhëron ndjekësit e saj në këto morale të larta. Në bazë të statistikave dhe vlerësimeve del se më shumë se 50000 njerëz janë bërë musliman.
Ndoshta sikur Rashwan të kishte fituar medaljen e artë, nuk do të fitonte as gjysmën e vlerësimit, respektit dhe dashurisë së shumë zemrave në botë. Ajo që ka vlerë, quhet moral, moral që e urdhëron feja jonë e pastër Islami. Është fe hyjnore e Krijuesit së Gjithësisë. Ajo na urdhëron drejt të mirave për të lënë anash të keqen. I dërguari i Allahut, Muhamedit paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të ka thënë:“Qëllimi i dërgimit tim është përsosja e moraleve të larta”./KohaIslame.com/