CINIK I m.
hist., filoz. Pasues i cinizmit, ithtar i cinizmit në Greqinë e vjetër.
Njeri që përbuz e tall normat e moralit të shoqërisë, njeri cinik.
CINIK II mb.
Që mban qëndrim përbuzës e tallës kundrejt normave të moralit dhe kundrejt çdo gjëje që është pranuar e që nderohet nga të tjerët; që shpreh cinizëm, mospërfillës, përbuzës, i vrazhdë e i pacipë. Njeri cinik. Qëndrim cinik. Buzëqeshje cinike. Fjalë cinike. Ton cinik. Politikë cinike.