Lufta e Bosnjë-Hercegovinës në periudhën 1992-1995 dhe lufta e Sirisë, që ka hyrë në vitin e tetë, ofron informacione të rëndësishme për sjelljen e shoqërisë ndërkombëtare.
Lufta e Bosnjë-Hercegovinës në periudhën 1992-1995 dhe lufta e Sirisë, që ka hyrë në vitin e tetë, ofron informacione të rëndësishme për sjelljen e shoqërisë ndërkombëtare. Në të dyja shembujt edhe pse në aparencë duket se shoqëria ndërkombëtare përpiqet të bëjë diçka, në të vërtetë braktisi në vdekje Bosnjë-Hercegovinën dhe Sirinë. Shembulli i Bosnjës tregon gjithashtu se shoqërisë ndërkombëtare i takojnë detyra të rëndësishme për të mbledhur plagët e luftës dhe për të rindërtuar vendin. Sarajeva edhe pse brenda disa vitesh fitoi përsëri pamjen e saj moderne, në Siri, për shkak të shkatërrimeve të mëdha, rindërtimi i vendit nuk do të jetë i lehtë.
Lufta e Bosnjë-Hercegovinës është një nga luftërat e jetuara në gjysmën e parë të viteve 90-të gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Në Slloveni u jetuan përleshje të vogla të armatosura, kurse në Kroaci pati luftime më të mëdha. Ndërkaq një nga luftërat më të vështira të jetuara në territoret e ish-Jugosllavisë u zhvillua në territoret e Bosnje-Hercegovinës dhe zgjati rreth 3 vjet e gjysmë.
Boshnjakët edhe sot e kësaj dite e pyesin veten se pse ju ndodhi një e keqe kaq e madhe? Ata nuk e kishin nxitur në asnjë mënyrë procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë. Gjithashtu boshnjakët nuk kishin ndonjë lëvizje kombëtare që të sfidonte serbët, kroatët apo të tjetër. Ata ishin me duar të pastra (të papërgjakura) dhe të pafajshëm. E vetmja gjë që ata donin ishte liria, demokracia dhe pluralizmi politik. Për këtë arsye nuk kishin as edhe ndonjë strategji luftarake gjithëpërfshirëse dhe si rezultat boshnjakët u bënë viktimat më të mëdha të Luftës së Bosnjës.
Shtrohet pyetja se çfarë bëri bota deri sa në Bosnjë jetohej tragjedia humanitare? Ndërhyrjet fillimisht të evropianëve e më pas edhe të Kombeve të Bashkuara nuk ishin të mjaftueshme për të ndalur luftën. E tëra që bënë ishte lokalizimi i luftës në Bosnje dhe të parandalojnë që ajo të kapërcej në vende të tjera. Ndërkaq qëndrimet e Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe Rusisë kanë qenë të rëndësishme. Mirëpo në vend se të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën ato pothuajse ishin duke i ndjekur interesat e tyre personale në Ballkan.
Shoqëria ndërkombëtare në vend që të ndalte luftën në Bosnje, çdoherë iu afrua zhvillimeve në këtë vend me një këndvështrim të “krizës humanitare”. Thënë ndryshe në vend që perëndimorët të interesohen me arsyet e luftës ata çdoherë qëndruan mbi rezultatet e saj. Në anën tjetër Kombet e Bashkuara dështuan në mbrojtjen e Bosnjës dhe njëkohësisht për shkak të embargos në armë, ajo la pa mbrojtje vendin dhe i mori të drejtën për mbrojtje. Lufta e Bosnjës mori fund me Marrëveshjen Paqësore të Daytonit e cila u nënshkrua pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën një qëndrim të qartë.
Parë nga aspekti i Sirisë, është e qartë se lufta në këtë vend zgjat pothuajse dy herë më shumë se ajo e Bosnjës. Edhe sirianët dolën në rrugë me kërkesa të ngjashme me ato të boshnjakëve në fillim të viteve 90-të për liri, demokraci dhe pluralizëm. Mirëpo udhëheqja e Beshar Esadit në vend se të bëjë reforma në vend, preferoi të bëjë çdo gjë për të ruajtur sundimin autoritar.
Dështimi i dhënies fund të luftës në Siri nuk buron nga pamjaftueshmëria e forcës dhe mundësive, por nga mosdëshira ashtu si në shembullin e Bosnjës. Rusia është dhënë pas ruajtjes së interesave të saj në rajon dhe sfidës së perëndimit. Bashkimi Evropian ka vështirësi për të marr një qëndrim të përbashkët dhe të qartë në lidhje me çështjen e Sirisë ashtu si në shembujt e shumtë të çështjeve tjera. Ndërsa kur bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata nuk janë të sigurt se a të vendoset stabiliteti apo jo në Siri pas rrëzimit të udhëheqjes së Esadit. Perëndimi ishte i frikësuar edhe nga myslimanët në Bosnje-Hercegovinë. Ata shqetësoheshin se Lufta e Bosnjës do të mund të krijoj një shtet myslimanë në zemër të Evropës. Nga aspekti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shembullin e Sirisë ndodhen terrorizmi i kryer në emër të islamit dhe çështja e sigurisë së Izraelit. Në qoftë se këtij ekuacioni i shtohen edhe interesat e aktorëve rajonal, atëherë situata në Siri ngatërrohet edhe më shumë.
Ndërkaq në një ambient të tillë shoqëria ndërkombëtare vetëm dënon me fjalë mizoritë e kryera ndaj popullit sirian, por pothuajse nuk mund të bëjë asgjë për të ndalur ato që jetohen. Në anën tjetër ashtu si në shembullin e Bosnje-Hercegovinës, luftimet në Siri nuk janë të drejta, sepse armatimi i opozitarëve mbetet i pamjaftueshëm përball fuqisë së regjimit të Esadit.
Pyetja kryesore në këtë moment është se a do të mund të zhvillohet një projekt i vërtet i paqes mes udhëheqjes së Esadit dhe opozitarëve?. Parakushti për të kaluar në zgjidhjen politike të luftës në Siri është që të vendoset armëpushimi gjithëpërfshirës në mbarë Sirinë.
Në rast të arritjes në një marrëveshje paqësore, para së gjithash është e nevojshme që shoqëria të pastrohet nga krimet, ndërsa kriminelët e luftës të gjykohen. Ky do të jetë një proces mjaftë i vështirë. Më e rëndësishmja është se do të duhen vite të tëra për pajtimin e shoqërisë. Ndërsa kur bëhet fjalë për arsyen banorët e Sirisë me shekuj kanë jetuar së bashku në lagjet, fshatrat dhe qytetet e njëjta. Kopshtet e fëmijëve, shkollat, të gjitha institucionet sociale gjithmonë kanë qenë të përbashkëta. Ndërkaq lufta në këtë vend mbolli një “farë të së keqes”. Mes komuniteteve të ndryshme etnike dhe fetare është zhdukur të gjitha gjërat e mira “të përbashkëta”. Mes fqinjëve, shokëve, madje edhe farefisit ka hyrë urrejtja. Parë nga aspekti etnik dhe fetar Siria tani është ndarë në zona homogjene. Për këtë arsye nuk do të jetë e lehtë për ti fshirë gjurmët që la prapa lufta. Në të vërtet në çdo vend do të mbeten gjurmët e kësaj lufte. Ndërkaq gurët e varreve me datën e njëjtë të vdekjes do të mbeten gjithmonë si gjurmë të cilat nuk do të mund të fshihen asnjëherë.
Nga Dr. Erhan Turbedar