9.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Paraguai tërhiqet nga Jerusalemi, rikthen ambasadën në Tel-Aviv

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme të Paraguait, Luis Alberto Castiglioni, njoftoi të enjten se ambasada e vendit të tij në Izrael, transferuar në Jerusalem gjatë muajit maj të këtij viti, do të rikthehet sërish në kryeqytetin Tel-Aviv…

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Paraguait, Luis Alberto Castiglioni, njoftoi të enjten se ambasada e vendit të tij në Izrael, transferuar në Jerusalem gjatë muajit maj të këtij viti, do të rikthehet sërish në kryeqytetin Tel-Aviv.

“Paraguai dëshiron të kontribuojë në intensifikimin e përpjekjeve diplomatike rajonale për të siguruar një paqe të gjerë, të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, deklaroi mes të tjerash ministri Castiglioni.

Ndërsa qeveria izraelite vendosi për mbylljen e Ambasadës në Paraguai si kundërpërgjigje ndaj këtij zhvillimi.

“Do të mbyllim ambasadën tonë në Paraguai dhe do të thërrasim ambasadorin për konsultime”, thuhet në një komunikatë të shkruar të Zyrës së Kryeministrit të Izraelit.

Më datë 21 maj 2018, Paraguai u bë vendi i tretë që transferoi ambasadën e tij nga Tel-Avivi në Jerusalem, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Guatemalës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit