5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Egjipt, dënohen 220 mbështetës të Mursit

Më të lexuarat

220 protestues anti-grusht shtetit në Egjipt janë dënuar me minimum prej 7 vite burgim për pjesëmarrje në protesta të paligjshme. Dënimet janë dhënë nga tri gjykta në veri të qytetit bregdetar Delta të Nilit, Aleksandri.
Protestat janë intensifikuar në të gjithë vendin që nga rrëzimi i kryetarit të zgjedhur Muhamed Mursi, më 3 korrik. Protestat do të vazhdojnë, sidomos tani kur qeveria e përkohshme e mbështetur nga ushtria paraqiti dorëheqjen tek presidenti i përkohshëm Adly Mansour.
Shumë kanë frikë se dorëheqjet masive mund të shërbejnë që organizatori i grusht shtetit Abdel Fatah al-Sisi të deklarojë kandidaturën e tij për t’u bërë president i ardhshëm.
Protesta pati në Aleksandri, Ismailia dhe në provincën Sharqiya, ku protestuesit duke treguar me gishtrinjë të dorës shenjën “Rabaa” përkujtuan vrasjen e mijëra mbështetësve të Mursit gjatë shpërndarjes së dhunshme nga forcat e sigurisë në gusht të vitit të kaluar./mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit