4.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vajza egjiptiane rrëfen trajtimin çnjerëzor nga forcat e sigurisë

Më të lexuarat

Një studente egjiptiane, e cila kohëve të fundit është liruar nga burgu, tha se ajo ishte objekt i ngacmimit seksual në duart e personelit të sigurisë.
Ayat Hamada, e cila është arrestuar gjatë pjesëmarrjes së saj në një protestë në Universitetin Al-Azhar, tha në një konferencë shtypi të mbajtur në një qendër të të drejtave në Kajro të hënën se zyrtarët e sigurisë e kishin arrestuar atë, përderisa ishte në kampus duke protestuar kundër ndalimit të studenteve femra. Konfereca u transmetua nga kanali i gazetës në internet “Rassd” në Youtube.
Në ditën e arrestimit të saj, forcat e sigurisë Hamadën e zvarritën deri tek automjeti i tyre. “Personeli i sigurimit më prekën të gjitha pjesët e trupit tim,” tha ajo.
Ajo tha se zyrtarët kishin vënë fishek në qantën që i kishte rënë asaj gjatë arrestimit, për të akuzuar atë për posedim të municionit.
“Si do të hyja në kampusin e universitetit me municion në qantë, ku studentët para hyrjes kalojnë nëpër disa kontrolle të sigurisë?” pyeti ajo.
Hamada tha se oficeri në stacionin policor e ka kërcënuar se do të sulmojë seksualisht atë nëse ajo kontakton familjen e saj për t’iu treguar atyre nëpër çka po kalonte ajo.
Ajo foli për udhëtimin e saj nga stacioni policor deri në burg me një automjet të mbushur me 14 femra.
Kur ajo dhe studentet e tjera arritën në burg, ato i gjetën studentët meshkuj të cilët ishin duke iu nënshtruar asaj që është e njohur zakonisht si “tashrifa”, një valë e torturës që përballen të ndaluarit kur arrijnë në burg.
Ajo vuri në dukje se personeli i sigurisë i kishte zhveshur meshkujt përpara femrave dhe pastaj i rrihnin me shkopinj dhe rripa. Ata ngacmuan çdo femër që kundërshtonte torturimin e meshkujve.
Hamada tha se ishte kërcënuar me përdhunim dhe që do t’i nënshtrohej një testi të virgjërisë./mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit