Patjetër duhet të dini që kur aparatet nuk janë të shkyçura nga energjia elektrike shpenzojnë akoma 24% energji.
Shumica e njerëzve dëshirojnë të ulin shpenzimet, por nuk dinë si të veprojnë.
Mirëpo këtë mund ta bëni në mënyrën shumë të thjeshtë, duke praktikuar këto këshilla.
Të gjitha aparatet shkyçni nga rryma elektrike kur nuk i përdorni dhe mos i mbani aparatet në “stand by”, sepse rreth 6% e rrymës shkon në aparatet të lëna në “stand by”.
Hiqeni mbushësin e telefonit kur nuk keni nevojë për të, sepse edhe ashtu shpenzoni rrymën.
Kurrë mos i lini dyert e frigoriferit të hapura gjatë.
Fikni shporetin disa minuta para përfundimit të gatimit të ushqimit, sepse ushqimi do të vazhdojë të zihet apo të piqet edhe një kohë derisa shporeti të ftohet.
Gatuani ushqimin të cilin mund ta hani disa ditë dhe shkurtoni kohën e dushit.
Ndërroni në shtëpitë tuaja llambat tradicionale inkandeshente me llapma ekonomike fluoreshente ose LED. Kursimi në energji është tre deri në pesëfish për të njëjtin nivel ndriçimi.
Asnjëherë mos e vini në përdorim rrobalarësen apo pjatalarësen kur ajo nuk është mbushur. Kini parasysh që pastrimin e bën detergjenti dhe jo uji i ngrohtë, prandaj lajini rrobat në ujë të ftohtë dhe përdorni detergjent për ujë të ftohtë. Për të evituar rrudhosjen e rrobave dhe të kurseni disa kilovat, bëni centrifugën në shkallën më të ulët.
Dushi: Instaloni një kokë dushi të vogël: sa më i ulët presioni aq më pak ujë të ngrohtë harxhon dhe për rrjedhojë kursen energji. Kur nuk jeni në shtëpi, mos e mbani dushin në prizë.
Një nga pajisjet e tjera që punon pareshtur në shumicat e banesave është edhe modemi apo pajisja e wirelles. E për çfarë na duhet interneti kur ne jemi në gjumë?
Mos u mundoni të hiqni dushin nga priza për të kursyer energji, përveç rasteve kur nuk do të jeni në shtëpi për një kohë të gjatë, përndryshe nuk do të kurseni asgjë.
Sytë te etiketa: Përpara se të blini një pajisje elektroshtëpiake të re, kontrolloni etiketën e furnizimit me energji për klasifikimin e aparaturës në piramidën e konsumit të energjisë. Pajisjet që kanë etiketën A+ janë me efikase dhe kursimtare me konsumin e energjisë.