-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Mes nderimit dhe kultit! Bekir Halimi (1999)

Më të lexuarat

Mes nderimit dhe kultit!

Bismil-lahir-rahmanir-rahim

Falënderimi i qoftë All-llahut, paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedi, familjen dhe shokët e tij.

Vëllezër të nderuar.

Es-selamu alejkum

 

Një dijetar i vjetër Imam Ibn Asakir ne librin e tij “Tarihu Dimeshk”, (histroria e Damaskut) ka thënë një fjalë të urtë: “mishi i dijetareve tanë është i helmuar”.

Domethënë ai që han nga mishi i dijetareve tanë duke i përgojuar ata, ai gjithsesi do të vdes, nuk do të vdes ai fizikisht, mirëpo do të vdes zemra e tij, e kjo është vdekja para vdekjes dhe vdekje më e vështirë sesa vdekja e trupit të tij.

Ajo që më tregon se akoma te populli jone është e ngulitur thellë edukimi ekstrem, i nderimit total deri tek konsiderimi i tyre zota përveç All-llahut, qoftë ai Enveri…., ose Ibrahimi…., ose Rexhepi…, ose Ismaili……, ose Ademi…., ose nënçmimi total, përmend kë të duash në këtë kontekst. Nëse ky ekstremizëm do të hasej vetëm në sferën kombëtare atëherë ndoshta edhe nuk do ta zinim për të madhe, sepse ka kush flet dhe merret me vlerat kombëtare, mirëpo kur kjo joedukate dhe ku vulgarizim shfaqet në sferën fetare, edhe atë Islame, me të vërtetë na detyron të gjithëve që të angazhohemi rreth kësaj dhe ta shfaqim bukurinë e Islamit, që është mes dy ekstremizmave, mes mbivleresimit dhe mes nënçmimit.

Ne, Ehli Sunneti, pasuesit e gjeneratave të arta islame, jemi prej të rrallëve që nuk shenjtërojmë asnjë njeri, bile as personalitetin e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e mos të flasim për dijetarët, të cilët janë trashëgimtarë të tij, mirëpo vallë kjo do të thotë mosnderim i tyre, nënçmim dhe marrje nëpër këmbë e nderit të tyre? Pastaj po të ishte gjallë ai për të cilin flitej, atëherë ndoshta edhe do të ishte më e lehtë, mirëpo nëse ky dijetar për të cilin flasim është një njeri i cili ka shkuar te Zoti i vet, atëherë habi shtohet tek ne, e te ky marakëmbësi mëkati shtohet.

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na ka mësuar dhe na ka thënë:

“Nuk është prej nesh ai që nuk e nderon të madhin, nuk e mëshiron të voglin dhe nuk ia din dijetarit hakun e tij”. Hadith sahih; Ahmedi.

Vallë e kemi harruar këtë edukatë islame!!

Kjo asesi nuk do të thotë se ky dijetarë ka qene i pagabueshëm, mirëpo gabimi i tij i falet, ngase është bërë nga ixhtihadi i tij, për të cilin pejgamberi sal-lal-llahu alejhi ve sel-lem ka thene: “Nëse një gjykatës gjykon dhe e qëllon ka dy shpërblime, mirëpo po gjykoi dhe nuk e qëlloi ka një shpërblim”. (Buhariu dhe Muslimi). Pra, nëse ky dijetar paska gabuar në ndonjë çështje, ai sëpaku do të ketë një shpërblim, mirëpo vallë nëse ti ke gabuar në këtë që e akuzon dijetarin dhe i akuzon ata që e nderojnë këtë dijetar, vallë ty ku të mbetet vendi?!!

Kulti i individit është mu ajo që e luftojnë më të madhe ata që më të vërtetë e pasojnë metodën e Ehli Sunnetit, metodën e gjeneratave të para të arta. Ata ua tërheqin vërejtjen njerëzve se fillimi i shirkut ishte mu kulti i individit, në kohën e Nuhit alejhis-selam. Shirk i cili ka vazhduar me të madhe të përhapet tek muslimanët nga ky aspekt, mirëpo kjo gjendet tek dervishët dhe sufitë, te mukalidët dhe fanatikët e asesi tek pasuesit e Kur’anit dhe sunnetit të pastërt të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Andaj është shumë e tepërt që të akuzohen me kultivim te kultit ky grup i njerëzve.

Pastaj u përmend disa herë inkuizicioni dhe dëmi i tij, vallë këtë që janë duke e bërë këta njerëz me dituri të cekëta, vallë kjo nuk është inkuizicion?!!

Pra, ta luftojmë inkuizicionin me inkuizicion tjetër.

Me të vërtete është një paradoks kjo që e shohim dhe lexojmë ditëve të sodit.

Unë nuk do te kisha reaguar në ketë letër, mirëpo mendoj se e kam obligim t’i dal në krah këtij dijetari të famshëm të botes Islame, sidomos në këtë rast kur ai është i vdekur.

Paragrafi i cili flet rreth “tekfirit”, anatemosjes, meriton një qasje më të gjatë dhe më të heshtur, një qasje shkencore e jo një përdorim demagog i kësaj teme.

E njëjta gjë ka ndodhur me përdorjen e “kultit”, si shkas për t’ia lehtësuar vetes sulmin mbi dijetarët. Kjo është aq e tejdukshme saqë edhe foshnja e sheh. I lutem vëllezërve të pendohen nga akuzimi, përgojimi dhe shpifja mbi dijetare dhe të mirën me gjëra më të mençura dhe më të vlefshme.

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kush beson në All-llahun dhe Ditën e Gjykimit le të flet të mira ose le të heshtë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Kjo me shtyn mua t’i thërras vëllezërit student në Medine që të flasin rreth mesatarisë së Ehli Sunnetit përbrenda të gjitha fraksioneve.

 

Bekir Halimi

11 Shkurt, 1999

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit