-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Poeti Manojllov: Palestinën e mbaj në shpirtin tim

Më të lexuarat

Pande Manojllov nga Manastiri, me kreavitetet e tij të cilat i shkruan në rrjetet sociale shkaktoi vëmendje dhe admirim të publikut, sepse në atë mënyrë zgjoi vetëdijen tek njerëzit për padrejtësitë që iu shkaktuan popullit palestinez

 

ADMIR FAZLAGIKJ

SHKUP (AA) – Vuajtjet e popullit palestinez, ndaj të cilit forcat e sigurisë izraelite kryejnë veprime të shumta të dhunshme, nxitën shumë njerëz nga pjesë të ndryshme të botës të nisin fushata të ndryshme të solidaritetit, si dhe të bëjnë thirrje për të ndaluar krimet dhe të ketë drejtësi për palestinezët.

Pande Manojllov nga Manastiri, poet, prozator, kritikues dhe gazetar, me kreavitetet e tij të cilat i shkruan në rrjetet sociale shkaktoi vëmendje dhe admirim të publikut, sepse në atë mënyrë zgjoi vetëdijen tek njerëzit për padrejtësitë që iu shkaktuan popullit palestinez.

“Palestinën e mbaj në shpirtin tim” 

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), poeti Manojllov foli në lidhje me motivet nga të cilat kreativitetin e tij poetik ua dedikon palestinezëve dhe Palestinës, për miqësinë me këtë popull, me dëshirën që poezia e tij të zgjojë ndërgjegjen e fjetur të publikut botëror për gjendjen e njerëzve të pafajshëm, si dhe për rëndësinë e respektit të ndërsjellë të njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare, etnike, fetare ose çfarë do lloji tjetër.

Manojllov thotë se edhe pse është shtatëdhjetë vjeçar, përpiqet të jetë aktiv dhe punët t’i vendosë në “peshore”, siç thekson ai, për të parë çfarë është e mirë dhe çfarë është e gabuar në botë.

Siç shpjegon poeti, ai Palestinën e mban në shpirtin e tij. Manojllov thotë se shkrimi i parë për Palestinën i është botuar në vitin 1982 në një gazetë në Maqedoni, ndërsa kishte të bënte me tragjedinë në kampet Sabra dhe Shatila në Beirut.

Ky shkrim, shpjegon Manojllov, u bë i njohur pas përkthimit në gjuhën arabe nga gazetari Abdul Aziz Karim, i cili në atë kohë studionte në Shkup.

“Palestinën e mbaj në shpirtin tim. Kohët e fundit unë nuk mund të jem i qetë, duke parë dhe dëgjuar atë çfarë është duke ndodhur në Palestinë. Nuk mund të kalojë mbi faktin të vrasësh njeri me flamur të Palestinës në dorë, ndërsa ai është pa dyja këmbët ose të mbyllin një vajzë të vogël 16 vjeçare dhe ta dënojnë me dy vite burg, për shkak se mban flamurin palestinez dhe për shkak se lufton për Palestinën e saj. Nuk mund të harroj rastet masive gjenocidale të keqtrajtimit të popullit palestinez”, thotë Manojllov, duke iu referuar punës së tij poetike që ia dedikon palestinezëve.

Ai shton se është i tronditur nga ajo që është duke ndodhur në Palestinë.

“Poezia si zë i së vërtetës” 

“Lulja e lirisë”, “Zoti le të dënojë”, “Dhimbje”, “Mos e humbni Jerusalemin”, Nëna e Vjetër e Palestinës”… janë titujt e vetëm një pjese nga mbi 100 shkrime të cilat ky poet ia ka dedikuar popullit palestinez.

Në shkrimet e tij të fundit, ai ngre zërin kundër burgosjes së padrejtë të vajzës së re Ahd al-Tamimi, të cilët e quan lule të lirisë, të riut Ibrahim i cili ishte pa të dyja këmbët, ndërsa u vra nga forcat izraelite, si dhe për të gjithë ata që protestuan kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit (Kuds) si “kryeqytet të Izraelit”.

Poeti Manojllov thotë se botën e kupton si një fushë në të cilën çdo komb, çdo person i vetëm ka një vend nën diell. “Njeriun nuk e ndaj në fe apo është njeri apo jo-njerëzor, megjithatë të gjithë jemi njerëz dhe duhet të respektojmë njëri-tjetrin. Në asnjë mënyrë nuk mund të pajtohem as me atë çfarë është duke ndodhur në Siri, me atë fat. Kam shkruar një sërë shkrimesh rreth zhvillimeve në Siri, për zhvillimet në vendet e tjera arabe. Ata janë vëllezërit tanë, muslimanët. Ose je njeri, ose nuk je njeri”, konsideron Manojllov, duke theksuar se nuk pajtohet me kapitalin e madh dhe rivendosjet e kombeve.

Për sirianët thotë se nuk janë refugjatë, por se ata janë të dëbuar nga vatrat e tyre.

“Mund të imagjinoni popull të lirë, arabë të lirë, muslimanë të lirë, katolikë të lirë. Pra, këtu është njerëzimi, këtu është bota. Zoti na ka dhënë botën për të gjithë, e jo vetëm për individë”, shprehet ky poet.

Siç thotë ai, përveç në Maqedoni, shkrimet e tij janë të disponueshëm edhe në botën arabe, ndërsa publikohen edhe në Amerikë.

Duke shpjeguar lidhjen e historisë së tij të jetës me punën e tij poetike, Manojllov thotë se kohës së ditëve studentore është shoqëruar me shumë palestinezë dhe arabë, periudhë për të cilën flet me nostalgji të posaçme për shkak se e lidhin kujtime të mira.

“Palestinezët dhe arabët më janë shumë të dashur. Studiova shkenca të drejtësisë në Zagreb, kishte shumë arabë, miq të mirë. Njerëz më të mëdhenj nuk kam takuar, jetonin si vëllezër. Familjarisht isha më i varfër, por kur do ta bashkosh varfërinë dhe lirinë në një buqetë me lule, në buqetë të paqes, atëherë bota ju bëhet shumë e afër, njerëzit të bëhen vëllezër”, tha Manojllov, duke shtuar se që atëherë nuk e harroi kurrë atë që ndodh në Palestinë, sepse ky shtet, siç thekson ai, e mban në shpirtin e tij.

Ai kujton se edhe stërgjyshi i tij ishte në një punë në Palestinë dhe i ka treguar atij për fatin e popullit palestinez.

Njohje më të lartë palestineze për punën poetike 

Gjatë bisedës me AA, poeti Manojllov thekson se vitin e kaluar ka marrë njohjen më të lartë palestineze për punën poetike, për të cilën shprehu mirënjohje ndaj shtetit të Palestinës.

Çmimi iu nda në Shkup nga ana e Ambasadës së Palestinës në Sofje, pasi Maqedonia nuk ka vendosur marrëdhënie me Palestinën. Në të njëjtën kohë, ky poet shprehu dëshirë që Maqedonia të vendos marrëdhëniet me Palestinën, sepse sipas tij, Palestina atë e meriton për shkak se “ka një fat të ngjashëm dhe të përbashkët me Maqedoninë”.

“U rrita me turqit, i kam dashur ata si vëllezërit e mi” 

Ndër të tjera, Manojllov poashtu i referohet popullit turk për të cilin thotë se e lidhin shumë gjëra. Ai theksoi se ka publikuar tregime dhe shkrime edhe në gjuhën turke.

Në fshatin Porodin të Manastirit, ku është ai i lindur, thotë se më parë kishin jetuar popullsi turke, ndërsa në rrethinën e saj, në fshatin Kremenicë dhe Mexhitlija, ai si fëmijë ka shitur fruta dhe perime të ndryshme. Në atë kohë, siç thotë ai, për shkak të varfërisë, vendasit kanë kryer shkëmbimin e mallrave në vend të parave. Në këtë mënyrë, ky poet ka fituar shumë miq turq për të cilët thotë se i ka dashur si vëllezërit e tij.

“Kur filloi emigrimi i popullsisë turke nga ato pjesë, më dhembte shpirti, ashtu siç i dhembte shpirti babait tim. Dhimbje të pabesueshme, sepse ne jetonim si vëllezër, kishte mbështetje reciproke. Ndihmonim në bujqësi, në lërim… Së pari popullsia turke emigroi nga Kremenica dhe Mexhitlija. Kujtoj kur babait tim duke qarë i sollën tatli, bakllava dhe me lot në sy i thonin ‘ne nisemi për në Turqi’, që edhe babai im pas disa viteve të niset dhe të ndërrojë jetë në Australi. Fati i turqve dhe maqedonasve ka qenë i njëjtë”, shpjegon Manojllov me lot në sy dhe me nostalgji duke kujtuar fëmijërinë dhe adoleshencën e tij.

Më tej, Manojllov shpjegoi se në jetën e tij ai ka punuar në Kremenicë të Manastirit në fermë, një vend ku kanë mbetur disa familje turke, për të cilët thotë se i ka mbrojtur ato, varrezat e tyre, xhamitë, sepse siç thotë ai, sentimentalisht është i lidhur me Turqinë.

“Njerëzit janë njerëz, pavarësisht nga feja” 

Poeti Manojllov thekson se me tekstet e tij ai apelon në të gjithë botën, me çka dëshiron që njerëzit të kuptojnë se njerëzit janë vetëm njerëz.

“Ose do të respektohemi njëri me tjetrin si vëllezër, ashtu siç na ka krijuar Zoti, dhe të them se liria e çdo populli duhet respektuar. Mesazhi im është të respektojmë të drejtat e të gjithë njerëzve, sepse janë njerëz. Bota perëndimore shkon drejt respektimit të të drejtave të kafshëve, ndërsa nga ana tjetër i shpërfillim të drejtat e njerëzve. Këtu nuk i kuptoj gjërat. Them, të respektohen të drejtat e çdo individi në Tokë”, porositi Manojllov dhe dërgoi përshëndetje të ngrohtë deri te populli vëllazëror turk dhe urime të mëdha popullit palestinez dhe të gjithë arabëve në botë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit