Ish ushtaraku boshnjakokroat, Slobodan Praljak, 72 vjeç, shkaktoi një konfuzion në Hagë, pasi piu helmin në mes të gjygjit, ku akuzohej për krime lufte gjatë konfliktit 1992 dhe 1995 në Bosnjë-Herzegovinë. Veprim që i shkaktoi vdekjen. Gjykata penale ndërkombëtare për ish Jugosllavinë sapo kishte refuzuar apelimin e tij duke e dënuar me 20 vite burg, kur Praljak, ndali pak, tha se kishte helm dhe thirri: “Praljak nuk është një kriminel, refuzoj verdiktin tuaj!” Në gjygj Carmel Agius i tha të mos e bënte, por boshnjakokroati piu një lëng nga një shishe e vogël që e kishte me vete. Para kësaj situate dramatike avokati i tij kishte thënë se: “Klienti im ka pirë helm.” Procesi u pezullua menjëherë dhe një ambulancë i erdhi në ndihmë të akuzuarit. Më vonë mediat kroate raportuan se ish togeri i përgjithshëm i ushtrisë kroate kishte ndërruar jetë. Praljak akuzohej për vrasje, deportime, keqtrajtime të civilëve, dhunime dhe rrëmbime të mirash materiale, përveç akuzave të tjera të shkaktuara nga trupat e tij gjatë luftës, sidomos për urdhrin e dhënë të shkatërrimit të urës “Stari Most” në qytetin e Mostarit në vitin 1993, ajo që më vonë do t’i shkaktonte një dëm popullsisë muslimane, Ura e shkatërruar, e ndërtuar nga perandoria otomane në 1566, i preu lidhjet për të hyrë në një qytet që pa një nga luftrat më të këqija mes boshnjakëve muslimanë dhe kroatëve dhe në fund të luftës ishte shkatërruar 80% i tij.
Gjithashtu shkatërrimi i kësaj ure përshkruhet si një sulm i qëllimshëm ndaj kulturës së boshnjakëve. Këtë të mërkurë gjykata kishte refuzuar apelimin e tij dhe të 5 ushtarakëve dhe politikanëve boshnjakokroatë, mes të cilëve kryeministri i republikës kroate tashmë jo egzistuese të Herzeg-Bosnia, Jadranko Prlic, i dënuar në vitin 2013 për përndjekje, dëbim dhe vrasje të popullsisë muslimane gjatë luftës civile në Bosnnjë-Herzegovinë. Kroatët, boshnjakët dhe serbët hynë në një luftë në vitin 1992 në territorin e Bosnnjë-Herzegovinës. Në fillim kroatët dhe boshnjaktë hynë në aleancë me njëri-tjetrin kundër republikës Srpska të themeluar nga serbët, por më vonë pati edhe konflikte edhe mes aleatëve. Gjatë kësaj lufte pati shumë raste të pastrimit etnik si nga ana e kroatëve edhe nga serbët kundër popullatës muslimane. Javën e kaluar kjo gjykatë dënoi me burgim të përjetshëm Ratko Mladic, gjeneralin serboboshnjak që ndërmori sulme kundër boshnjakëve me gati 9000 të vdekur. Pas incidentit të Praljak, gjykata e filloi përsëri procesin dhe vazhdoi me leximin e verdikteve për pjesën e mbetur të të akuzuarve boshnjakokroatë. / Bota.al