Pakistanezja fituese e çmimit Nobel, Malala Yusufzay bëri të ditur se duhet të veprohet për të mbrojtur myslimanët e Arakanit (Rohingya) dhe shtoi: “Nuk mund të qëndrojmë të heshtur. Numri i njerëzve të dëbuar ka arritur në qindra- mijëra”.
Pakistanezja fituese e çmimit Nobel, Malala Yusufzay bëri të ditur se duhet të veprohet për të mbrojtur myslimanët e Arakanit (Rohingya) dhe shtoi: “Nuk mund të qëndrojmë të heshtur. Numri i njerëzve të dëbuar ka arritur në qindra mijëra”.
Ajo bëri të ditur se myslimanët në vendin e tyre, Mianmar, nuk quhen nënshtetas dhe shtoi: “As për një sekondë nuk mund të imagjinojmë se nënshtetësia, e drejta për të jetuar në një vend të na merret plotësisht nga duart. Kjo është një çështje e të drejtave të njeriut, qeveritë duhet të reagojnë. Këta njerëz dëbohen dhe përballen me dhunë”.
Malal tha se fëmijët myslimanë të Arakanit privohen nga e drejta e tyre themelore për tu arsimuar dhe myslimanët jetojnë në një ambient frike të vazhdueshme.
“Është shumë e vështirë të jetosh ku përreth ka kaq shumë dhunë. Nuk mund të qëndrojmë të heshtur. Numri i njerëzve të dëbuar ka arritur në qindra mijë” tha Malala si dhe u shpreh edhe në lidhje me qëndrimin që mban Ministrja e Jashtme e Mianmarit dhe Ministrja përgjegjëse për Shtetitn, Aung San Suu Çii: “Duhet të zgjohemi dhe të reagojmë dhe shpresoj që edhe Suu Çii të reagojë”.
Një grup fituesish të Çmimit Nobel, ndër të cilët edhe Yusufzay, në letrën që i dërguan Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në muajin dhjetor, kishin kritikuar Suu Çii. Ata kishin tërhequr vëmendjen tek shkeljet e të drejtave të njeriut kundrejt myslimanëve Arakanë dhe kishin bërë thirrje për ndalimin e “tragjedisë në Mianmar që shkon deri në spastrimin etnik dhe krimet kundër njerëzimit”.