9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Zonja Erdogan: Të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për myslimanët e Arakanit

Më të lexuarat

Emine Erdoan, bashkëshortja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan bashkë me delegacionin që e shoqëron vizitoi të enjten kampin Kutupalong në Bangladesh, ku janë strehuar myslimanët e Arakanit dhe shpërndau pako me ndihma.

Emine Erdoan, bashkëshortja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan bashkë me delegacionin që e shoqëron vizitoi të enjten kampin Kutupalong në Bangladesh, ku janë strehuar myslimanët e Arakanit dhe shpërndau pako me ndihma.

“Është e pamundur që njeriu të mos preket përballë një tabloje të tillë. Zoti i ndihmoftë. Shpresoj se mbarë bota do të merret me këtë çështje, do të tregojë kujdesin e duhur ndaj saj, qoftë nga aspekti i ndihmave (humanitare), qoftë nga aspekti politik. Është një çështje që kërkon zgjidhje. Është e pabesueshme kur shikon një brutalitet të tillë në epokën tonë, dhe më e keqja çdo gjë ndodh para syve të të gjithë botës. Nëse ka një fajtor, atëherë duhet vepruar ndaj fajtorëve. Gjithë këto që janë bërë ndaj njerëzve normalë, janë të pabesueshme. Kjo nuk duhet të ndodhë ndaj popullatës civile”,- tha Emine Erdoan, e cila u interesua nga afër për ngjarjet duke marrë informacione nga të prekurit.

“Secili prej nesh ka fëmijë. Nuk mund ta injorojmë këtë që po ndodh këtu, sepse nuk ka të bëjë me fëmijët tanë. Të gjithë kemi përgjegjësi. Prandaj ne jemi sot këtu, për t’ia thënë këtë edhe botës. Ne erdhëm për ti ndihmuar këta njerëz. Ju lutem, të gjithë le të bëjnë çfarëdo që munden”, iu drejtua zonja Erdoan bashkësisë ndërkombëtare.

Ajo shtoi se presidenti turk këtë çështje do të ngrejë edhe në Kombet e Bashkuara (OKB), por theksoi se të gjithë duhet të tregojnë sensibilitetin e duhur ndaj çështjes.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) i cili bashkë me Emine Erdoan (Emine Erdoğan) bashkëshorten e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe delegacionin turk vizituan kampin Kutupalong në Bangladesh, ku janë strehuar myslimanët e Arakanit, tha se kishin shkuar në Bangladesh për ti treguar botës se janë pranë myslimanëve të Arakanit.

“Ne deshëm të tregojmë se jemi pranë këtyre njerëzve. Këtë do ta bëjmë në mënyrë të vazhdueshme bashkë me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Përveç kësaj, ne u dërgojmë miqve tanë në Bangladesh këtë mesazh: ‘Ti ndihmojmë së bashku këta njerëz’”, tha Çavushollu.

“Duam ti tregojmë botës nga këtu se po çfarë po ndodh në këtë rajon. Por nuk mjafton vetëm kjo, të treguarit. Përpjekjet tona vazhdojnë. Duam të marrim rezultatet e përpjekjeve që ka bërë Presidenti ynë në fillim të zhvillimeve. Në Astana (Kazakistan) do të kemi një takim me krerët e botës islame. Duam të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Arakanit duke pas do të organizojmë takim të zgjeruar në Nju-Jork”,- nënvizoi shefi i diplomacisë turke, duke shtuar se janë në kontakt me autoritetet e Mianmarit.

“Presidenti Erdoğan ka biseduar me udhëheqësen e Mianmarit, Aung San Suu Çi. Edhe ne u thamë se duhet të ndalohen sulmet ndaj myslimanëve të Arakanit. Ata na thanë se po bëjnë sa kanë mundësi. Por, ata injorojnë disa foto dhe video që i shikojmë ne. Është e nevojshme që së bashku të gjejmë një zgjidhje për këtë problem”, tha Çavushollu.

Emine Erdoan, ministri Çavushollu dhe ministrja e Familjes dhe Politikave Sociale Fatma Betul Sayan Kaya shpërndanë pakot me ndihma për myslimanët e Arakanit që qëndrojnë në kamp dhe dëgjuan vuajtjet e familjeve të tyre. Zonja e parë e Turqisë kur dëgjoi rrëfimet e refugjatëve mbi vështirësitë që kanë kaluar u emocionua dhe i përqafoi disa fëmijë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit