-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Po zhvillohet procesi i gjenocidit ndaj muslimanëve të Arakanit”

Më të lexuarat

Akoub thotë se do të vazhdojnë t’i përcjellin nga afër ngjarjet dhe të punojnë që të mobilizojnë opinionin publik ndërkombëtar

BRUKSEL (AA) – Drejtori i organizatës së të drejtave ndërkombëtare, Aleancës Ndërkombëtare për Liri dhe Dinjitet (Alliance for Freedom and Dignity) Mustafa Akoub thotë se “Po zhvillohet procesi i gjenocidit ndaj popullit musliman të pambrojtur, të panjohur dhe të pavlerësuar të Mianmarit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Akoub vlerësoi gjendjen e muslimanëve nga Arakani të cilët ndodhen nën presion në Mianmar.

Ai thotë se ato që po ndodhin në kohët e fundit në këtë rajon, janë vetëm një pjesë e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe torturave shumëvjeçare kundër muslimanëve të Arakanit.

“Forcat e sigurisë së Mianmarit përsëri rritën mundësitë ushtarake për të shtypur dhe persekutuar pakicën muslimane në provincën Arakan. Po zhvillohet procesi i gjenocidit ndaj popullit musliman të pambrojtur, të panjohur dhe të pavlerësuar të Mianmarit ”, thotë Akoub.

Duke i cilësuar aktivitetet e qeverisë së Mianmarit ndaj muslimanëve të Arakanit si “barbarizëm” dhe duke theksuar se duhet t’i jepet fund kësaj, Akoub thotë se si aleat dënojnë fuqishëm këtë qëndrim të ashpër dhe mizor të Mianmarit.

Akoub i bëri thirrje qeverisë së Mianmarit që t’i respektojë të drejtat e njerëzve dhe t’i respektojë marrëveshjet e arritura në këtë aspekt. Ai gjithashtu i bëri thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare që të marrin masa emergjente për ta ndalur këtë “çmenduri të spastrimit etnik”.

“Ne jemi në solidaritet me pakicën muslimane të pambrojtur të Mianmarit”, tha ai.

Si aleat, Akoub thotë se do të vazhdojnë t’i përcjellin nga afër ngjarjet dhe të punojnë që të mobilizojnë opinionin publik ndërkombëtar. Ai bën të ditur se në sulme kanë humbur jetën shumë persona dhe se më shumë se 20 mijë muslimanë të Arakanit kanë ikur për në Bangladesh, i cili aktualisht është nikoqir i mijëra muslimanëve të Arakanit.

Në Arakan pas sulmeve në pikat e kontrollit të policisë më 25 gusht, në operacionet e gjera të forcave të sigurisë së Mianmarit kundër muslimanëve, një numër i madh i civilëve humbën jetën kurse një numër i madh i personave janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Në operacionet e ushtrisë janë djegur qindra shtëpi dhe tani janë në gjendje të papërdorshme. Meqë Qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjet dhe daljet nga rajonet e izoluara nga bota, nuk mund të bëhen përcaktimet e sakta lidhur me numrin e civilëve të vdekur.

Dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit të cilët kanë ikur nga fshatrat e tyre, po ikin në zona relativisht të sigurta ose përpiqen të kalojnë në Bangladesh nëpërmjet rrugëve ilegale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit