14 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Kreu i BFI-së mesazh urimi për Kurban Bajramin

Më të lexuarat

Kreu i BFI-së mesazhin e urimit e filloi me një thënie profetike si dhe duke ftuar besimtarët që t’i gëzohen kësaj dite

SHKUP (AA) – Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), Sulejman Rexhepi, në mesazhin e tij të urimit me rastin e festës së Kurban Bajramit, porositi që besimtarët t’i zgjasin dorën njëri-tjetrit, si dhe të zgjasin dorën e ndihmës duke begatuar sofrën e të varfërve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kreu i BFI-së mesazhin e urimit e filloi me një thënie profetike si dhe duke ftuar besimtarët që t’i gëzohen kësaj dite.

“Po e nisi këtë mesazh timin me thënien e Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s. se myslimani i ka dy festa: Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin. Pra, ne kemi festë, ndërsa festat kërkojnë ambient dhe disponim festiv. Ju ftoj që t’i gëzohemi kësaj dite që shënon dëshirën, vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të sakrifikuar në emër të Krijuesit tonë, Allahut të Gjithëmëshirshëm. Të dashur besimtarë, sakrificat tona nuk duhet të konsistojnë vetëm në therrje të kurbanëve, ato duhet t’i kemi të përditshme”, theksoi Rexhepi.

Më pas kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi shprehet se me therjen e kurbanëve dhe shpërndarjen e tij mundësohet që të tjerët të kenë një sofër më të pasur, për të shtuar se kjo është një ditë pajtimi.

“Duke u ruajtur nga tundimet e ndryshme me të cilat na sprovon kjo jetë, në fakt ne qëndrojmë gjithnjë në rrugën që na shpie deri te kënaqësia e Krijuesit tonë. Vëllezër dhe motra, besimtarë myslimanë! Pas faljes së namazit të Bajramit, do të therrim kurbanë! Do të shpërndajmë mishin për të varfërit, me qëllim që gjithësecili, në këtë ditë festive, të ketë mundësinë për një sofër më të pasur. Shtrijani dorën dhe merruni ngryk me të gjithë anëtarët e familjes, me njerëzit e juaj, me miqtë e me fqinjët. Është ditë e pajtimit, ditë e dashurisë, ditë kur fuqishëm përkujtohemi që të gjitha veprat e mira bëhen ekskluzivisht për Allahun Fuqiplotë”, thuhet në urimin e Rexhepit.

Në fund ai uroi shëndet për haxhinjtë si dhe pranimin e lutjeve nëpër vendet e shenjta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit