8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Përse është i ndaluar mishi i derrit? Cilat janë sëmundet e shkaktuara nga konsumimi i tij?

Më të lexuarat

Një ndër ushimet më të përdtishme në konsumim në botë, edhe në vendin tonë është edhe mishi i Derrit. Por, për një apo më shumë arsye ai konsumohet në masë por pa ditur përmbajtjen, vlerat, pasojat dhe sëmundjet që ky mish shkakëton. Por, përse është e ndaluar mishi i derrit dhe i disa kafshëve te tjera. E vërteta është që derri përmendet së bashku me disa kafshë të tjera në Kur’anin famëlartë : “ Me të vërtetë, Allahu ju ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin që nuk është therur në emër të Allahut. Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirë plotë”. Shumë studime mjekësore janë zhvilluar reth eksperimentimit të mishit të derit. Shkencëtarë, mjekë të ndryshëm pajtohen në një teze ku ne do të vecojmë studimin e mjekut Gjerman, Hans Heinrich Reckeweg. Gjatë studimit të tij ai në mishin e derrit ka identifikuar një proteinë të re e të huaj të quajtur sutoksin, e cila shkakton alergji të ndryshme. Ky helm shkakton sëmundje alergjike si ekzemën dhe ekzantemën (shpërthimin) astmatike. Në qoftë se doza e sutoksinit është e ulët, i hap rrugë lodhjes e raskapitjes trupore dhe dhimbjes së nyjeve. Në këtë kontekst, në qoftë se mendojnë e llogarisin mirë ata që pohojnë se mishi i derrit është më ekonomik, do të shohin se, nga aspekti i pakësimit të forcës produktive në punë, do t’u dalë mishi më i shtrenjtë.

Ky ndikim i mishit të derrit është shënuar gjithnjë në eksperimentet e ndryshme të kafshëve. Kjo veti paraqitet nga çrregullimi që ndodh në sistemin limfatik të kafshës, si rezultat i ngrënies së vazhdueshme të ushqimeve të ndotura me bakterie. Në mishin e derrit ekziston sasi e madhe e mukopolisakaridit. Meqë kjo lëndë është e pasur me squfur, edhe kjo shkakton dhimbje të nyjeve. Më tutje, hormoni i rritjes ka një përqëndrim shumë të madh te derrat, çka rezulton me deformime trupore abnormale te njerëzit që vazhdimishte konsumojnë mishin e derrit.
Një sëmundje tjetër serioze që e përcjell mishi i derrit është virusi SHAPE (shapi) . Kjo sëmundje gjen vend në mushkërinë e bardhë të derrit. Për këtë arsye, në shumë vende evropiane është ndaluar ngrënia e mushkërisë së bardhë të derrit. Kurse, te ushqimet si suxhuku, sallami etj. rreziku për t’u infektuar nga ky virus është shumë i lartë.
Te njerëzit që e konsumojnë mishin e derrit, trupi i tyre merr formë gypi apo cilindri. Studimet që i ka bërë prof. Lettre lidhur me lëndët radioaktive, ka konstatuar se ushqimet tregojnë prirje të përqëndrohen në inde të përngjashme me indet të cilave u përkasin. Kurse kjo, po e vërteton mendimin se te njerëzit që e konsumojnë mishin e derrit, akumulimi i dhjamit te ta është më i përqëndruar në vithet e tyre.

Tani, le të kalojmë te tema e trishinës që është një sëmundje tejet e rrezikshme, e bartur nga mishi i derrit. Në librin e tij me titull This Wormy World (Kjo botë e krimbur), shkencëtari Stahl, ka shënuar se në botë ka afro 30 milionë viktima të trishinës. Sëmundja e trishinës, përkundër asaj që mendohet, nuk shkakton cist vetëm në tru. Te kjo sëmundje e përcjellur nga derri, meqë shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, vërehen barkqitje si te kolera, tifoja e të tjera sëmundje dhe shkakton vdekjen e menjëhershme. Ajo shpesh vendoset nëpër muskuj duke shkaktuar dhimbje të rënda muskujsh.

Një sëmundje tjetër që bartet prej mishit të derrit është edhe shiriti i derrit . Është më i rrezikshmi prej të gjithë krimbave të zorrëve. Rezikshmëria e konsumimit të këtij mishi është aq e madhë sad he përsheptjimi i sëmundjeve në trupin e njeriut. Sëmundjet janë të ndryshme dhe ecuria e tyre është e larte. Mishi i derrit e rrit sasinë e yndyrës në gjak. Sot për sot, ushqimi më i rrezikshëm për shëndetin e njeriut është dhjami i brendshëm i kafshëve. Siç dihet, te kafshët kemi dy lloje dhjamërash: i pari, është dhjami i brendshëm që shihet qartë në pjesën e sipërme të mishit, kurse i dyti, është dhjami që gjendet në masë të madhe ndër fijet e mishit. Njëherit, ky i fundit është edhe më i rëndësishmi sa i përket mishit të kafshës. Për sa i takon këtij dhjami, përqindjet dhjamore në artikujt e përditshëm ushqimorë, duken kështu:

1. Mishi i viçit………10 %
2. Mishi i deles………20 %
3. Mishi i qengjit…….23 %

Yndyrat që i marrim nëpërmjet mishit të kafshëve, tani për tani, konsiderohen si yndyrat që më vështirë digjen (konsumohen) në gjak. Si rezultat i kësaj vështirësie, në gjak rritet sasia e lipidit dhe kolesterinës . Në qoftë se ky nivel i lartë i këtyre lëndëve për një kohë të gjatë mbetet në gjak, së pari i ngushton enët e gjakut e pastaj i forcon (ngurtëson) ato. Sot, mendohet se faktori kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare , është marrja e gabuar (pra, në masë të madhe) e yndyrave. Tepërsia e yndyrës në gjak është një arsye shumë e rëndësishme për paraqitjen e dukurive, si: plakja, matufosja, paraliza dhe ngushtimi apo zënia e damarëve të zemrës.
Sot çdo blerës kur hy në mishtore dëshiron të zgjedhë mish pa dhjam. Mirëpo, i rrezikshëm nuk është dhjami i dukshëm, por ai që gjendet brenda fijeve të mishit. Po, tani të pyes: Kur të hyni në mishtore, nëse kasapi shet vetëm mish derri, ç’do të bëni ju? Mund ta bëni njërën prej këtyre dyjave:
a. Ose ta merrni atë mish e t’i lëshoni helm gjithë shëndetit tuaj, e në veçanti enëve të gjakut; b. Ose të thoni se jeni muslimanë e të dilni pa blerë mish, duke e marrë kështu nën garancion shëndetin tuaj.
Ja pra, me urdhrin që jua jep Kur’ani, nuk ju jep thjesht një ndalesë, por ju dhuron një mirësi të madhe shëndeti.
Është për t’u habitur pse konsumimi i mishit të derrit në Perëndim vazhdon me të njëjtin avaz edhe përkundër faktit se kjo veti, pra sasia e madhe e yndyrës në të, është gjithandej e njohur. Besoj se në këtë, faktorët ekonomikë luajnë rol vendimtar. Mirëpo, në një të ardhme shumë të afërt kjo çështje do të aktualizohet si një problem shëndetësor shumë serioz. Edhe sot, madje, në shoqëritë ku konsumohet mishi i derrit, haptas vërehet rritja e sëmundjeve kardiovaskulare. Edhe pse deri vonë kohëve të fundit, çështja e yndyrës së tepërt në mishin e derrit nuk është diskutuar nëpër qarqe publike, sot kjo është bërë mjaft aktuale. Kurse në të ardhmen shpresojmë që gjithë bota ta braktisë konsumimin e mishit të derrit.
Një e keqe e madhe që vjen nga tepërsia e yndyrës në mishin e derrit, është se harxhon në masë të madhe vitaminën E. Te njerëzit që e konsumojnë derrin, vitamina E harxhohet menjëherë dhe paraqitet një mungesë e pahetueshme e saj. Siç dihet, vitamina E ka mjaft funksione interesante, prej të cilave më e rëndësishmja është ndikimi pozitiv në gjëndrat seksuale.
Ata që konsumojnë sasi të mëdha të yndyrave, e sidomos të mishit të derrit, për një kohë të shkurtër e harxhojnë vitaminën E dhe për pasojë, nga aspekti i marrëdhënieve intime, duken të plogësht, të paafrueshëm dhe të paaftë (impotentë). Mungesa e vitaminës E në mënyrë graduale shkakton edhe pamjaftueshmërinë e vitaminës A. Paraqiten sëmundje të ndryshme të lëkurës, të të parit (syrit) etj. Të shumta janë arsyet dhe konkluzionet për sa i përket moskonsumimit të mishit të derrit por shkurtimisht po radhitim disa prej tyre të cilat domosdoshmërisht duhen te gjejnë edhe përdorim të menjëhershëm në praktikë. Disa prej tyre janë:

1)Një derr është një kazan i vërtetë mbeturinash. Ha gjithçka, duke përfshirë jashtëqitje, mish të dekompozuar

dhe perime të kalbura. Ata hanë edhe masat kancerogjene të kafshëve.

2) Mishi dhe dhjami i një derri absorbon toksinat si një sfungjer. Mishi i tyre mund të jetë 30 herë më shumë me toksina se sa mishi i lopës apo mishi i drerit.

Ndryshe nga gjitarët e tjerë, një derr nuk djersin. Djersa është një prodhim me të cilin hiqen toksinat nga trupi. Ngaqë një derr nuk djersin, toksinat mbeten brenda trupit të tij dhe në mish.

3) Derrat dhe gicat janë aq helmues, sa që është shumë e vështirë që mund t’i vrasësh me strikninë apo helme të tjera.

4) Fermerët i përdorin derrat për të gjuajtur gjarpërinjtë, pasi derrat i hanë gjarpërinjtë dhe, në qoftë se kafshohet nga zvarraniku ata nuk dëmtohen prej helmit të tij.

5) Kur theret një derr krimbat dhe insektet i turren mishin të tij më shpejt se mishit të kafshës tjetër. Në disa ditë mishi i derrit mbushet plot me krimba.

6) Derrat kanë duzina parazitësh brenda tyre. Nuk ka temperaturë sigurie në të cilën duhet të zihet mishi i derrit. Kjo për të siguruar ngordhjen e parazitëve.

7)Krimbat e derrit janë mikroskopike, dhe një herë prekje e tyre mund të paraqesin probleme në zorrët tona, muskujt, palcës kurrizore apo trurit. Kjo rezulton në sëmundjen e trihinozës. Simptomat nganjëherë mungojnë, por ata shkaktojnë sëmundjet e tjera, të tilla si tifo, artriti, reumatizmi, gastriti, MS, meningjiti, problem në fshikëzën e tëmthit, ose alkoolizmi akut.

Këto arsye ju qartësojnë idete tuaja konfuze reth mishit të derrit, Zoti i madh i do krijesat e tij, E mira që i duam vetes nuk krahësohet asnjëhere me të mirën që do Zoti i madh për ne.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit