8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Lidhja e melekëve (engjëjve) dhe njerëzve! Çfarë lidhje kanë njerëzit me melekët? A kanë rol ata në jetën tonë?! Melekët i mbrojnë njerëzit nga…

Më të lexuarat

Shumë prej nesh ndodh që janë të pa informuar reth kësaj tematike madje të habitur pyesin veten e tyre: çfarë lidhje kemi ne me melekët? Siç dihet melekët janë të tjera krijesa të krijuara nga Krijuesi i Gjithçkaje. Ajo që i forcon lidhjet tona me melekët është se ata luten dhë kërkojnë falje nga Zoti për njerëzit. A është e mundur kjo?! Del dikush dhe thot kjo është e pabesueshme! Por feja jonë e bukur, e pastër dhe e vërtetë Islame argumenton me argumente bindëse çdo detaj! Mjafton të citojmë një Ajet nga Kur’ani, libri i Zotit, 1437- vjeçar ku në të nuk është ndryshuar një presje. Thotë Krijuesi i Gjithësisë: “ Ndërsa ata(engjëjt) që e mbajnë Arshin dhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falenderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten që t’i falë ata që besuan (duke thënë): Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, prandaj fali ata që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, dhe mbroji nga dënimi i xhehenemit!” (Gafir:7)

Një veçori e lidhjës së melekëve me njerëzit është se ata i përgëzojnë besimtarët që hyjnë në Xhennet. Mjafton të citojmë ajetin e Kur’anit famëlartë: “ S’ka dyshim se ata që thanë: All-llahu është Zoti ynë dhe ishin të palëkundshëm, u vijnë engjëjt( në prag të vdekjes dhe u thonë): Mos u frikësoni, mos u pikëlloni, keni myzhde Xhennetin që u premtohej.”(Fussliet:30) Vëlla dhe motër, të begatoftë i Madhi Zot, nuk është rastësi që jemi në tokë. Nuk është rastësi që shikojmë, dëgjojmë, punojmë. Nuk është qëllimi i jetës të rimë në vënd, të jemi të këqinj të bëjmë keq dhe të mohojmë krijimin tonë. Qëllimi i Muslimanëve është ta adhurojnë Zotin, Një dhe Një të vetëm, të bëjnë vepra të mira, të respektojnë, ta duan babë dhe nënë, të japin zekatin, të agjerojnë dhe të shkojnë në Haxh në bazë të kushteve ekonomike dhe shëndetësore. Me shpresë dhe besim se inshaAllah i madhi All-llah do na mëshirojë dhe do na pranojë në Xhennet. Lidhjet tona me melekët nuk mjafton këtu. Ka melekë të ngarkuara më detyra të posaçme për mbrojten e njerëzve në tokë. Kjo çështje kuptohet dhe në bazë të nivelit të besimit që çdo njeri ka. Realisht ka meleke të caktuara nga Krijuesi i Gjithësisë të cilat kanë detyrë të mbrojnë njerëzit nga aksidentet dhe të këqijat! Në ajetin e Kur’anit famëlartë dëshmohet ky fakt. Thotë Sunduesi i Gjithësisë: “Ai (njeriu) ka përcjellës para dhe prapa tij, që me urdhrin e All-llahut e ruajnë atë.” ( Err-Rr’ad:11)

Ndodh që një njeri mund të përballet në shumë situata të rezikshme dhe falë Zotit të Madh ai shpëton pa dëmtime. Mos e quaj rastësi as këtë vëlla dhe motër te begatoftë i Madhi Zot. Melekët, krijesat e Krijuesit të Gjithësisë ndikojnë në jetën e njeriut edhe kur ai shkon në xhami dhe është duke dëgjuar një ligjëratë. Thotë gjigandi i profecisë hyjnore Muhammedi ( paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshim me të): “Me të vërtetë që melekët luten për ndonjërin prej jush, përderisa është në xhami. Ata thonë: O Zot fale, o Zot mëshiroje.” Vëlla dhe motër e nderuar, mos e neglizho, mos e injoro faljen e namazit në xhami! Mirësitë dhe dobitë e saj i mësove. Çfarë të pengon ty të falesh në Xhami dhe Melekët të luten per ty. Melekë të tjera kanë detyra dhe funksione të ndryshme për jetën e njeriut. Ka prej tyre që shkruajnë veprat e mira dhe të këqija të njeriut. Bëj sa më shumë vepra të mira që meleku t’i shënojë ato dhe ti të dalësh krenar në ditën e gjykimit. Kjo dëshmohet në ajetin e Kur’anit: “ Kurse ndaj jush kanë përcjellësit! Janë shkrues të ndershëm të Zotit. Ata e dinë se çfarë punoni.”( El-Ingitar: 10-12) Ka melekë të tjerë që i transmetojnë profetit Muhammed ( Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin me të) përshëndetjet( selamin) që i çojnë njerëzit. Thotë Profeti i madh i njerëzimit, Muhammedi Alejhi Selam: “Zoti ka caktuar melekë që shëtisin në tokë, për të më përcjellë përshëndetjet e njerëzve.” Pra me këtë nënkuptojmë kur bëjmë Salavatë për Profetin Alejhi Selam. Ketë e merr meleku shkon tek Profeti dhe i thotë: “ O i Dërguar i Zotit, filani të ka dërguar selam.” Profeti Alejhi Selam ia kthen selamin. Në ditën më të bukur të javës, në ditën e xhuma ka melekë që qëndrojnë në hyrje të xhamisë për të regjistruar ata që hyjnë në xhami. Thotë Profeti i njerëzimit Muhammedi ( Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin me të): “Ditën e xhuma, tek dyert e xhamisë vendosen melekë të cilët regjistrojnë të gjithë ata që hyjnë. Kur ngjitet imami në mimber, ata i mbyllin regjistrat dhe hujnë në xhami për të dëgjuar predikimin.” Vella dhe motër të begatoftë Krijuesi i Gjithësisë edhe pas kësaj që lexove do gjesh arsye të mos vish në xhuma?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit