Hoxha Bekir Halimi, përmes llogarisë së tij në Tweetar ka shpërndarë disa porosi për nder të festës së Fitër Bajramit. Këto janë cicërimat nga llogaria e Hoxhë Bekir Halimit:
1- #Bajrami është festë ku shfaqen adhurime të llojllojshme, edhe japin kuptime shoqërore dhe psikologjike.
2- #Bajrami është festë që na e ripërtërinë gëzimin dhe na shton optimizmin.
3- #Bajrami është simbol Islam dhe festë, të cilat i kanë të gjithë popujt ku shfaqin gëzimin dhe harenë.
4- Muslimanët i kanë vetëm 3 festa; 2 vjetore: Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin dhe tjetra javore: dita e Xhuma.
5-#Bajrami është simbol dhe festë që duhet ngjallur, duhet kuptuar porositë e tij dhe mësuar synimet e tij.
6- #Bajrami si festë na mëson se ne skemi nevojë të shpikim festa tjera, por duhet të punojmë që secilit t’ia japim atë që e meriton.
7-#Bajrami është festë me të cilën njeriu i afrohet Allahut, kështu që edhe gëzimi e dëfrimi na shpërblehen.
8- #Bajrami i #Ramazanit vjen si kurorëzim i mundit dhe sakrificës që e kemi dhënë gjatë këtij muaji.
9- #Fitër #Bajrami ka veprën kryesore ndarjen e Sadakas së fitrit, e cila duhet të ndahet deri në namazin e Bajramit.
10- #Sadakatul-Fitri është ushqim për fukaratë dhe pastrim për agjëruesin.
11- Ndalohet kategorisht agjërimi i ditës së #Bajramit
12- Prej veçorive të natës dhe ditës së #Bajramit janë tekbiret.
13- Prej Suneteve të #Bajramit është stolisja, zbukurimi dhe parfymosja, duke veshur rroba të reja ose më të mirat që i ka njeriu.
14- Urimi i kësaj feste të #Bajramit me fjalë të zgjedhura dhe domethënëse, siç kanë bërë sahabet: Allahu i pranoftë prej nesh!
15- Namazi i #Bajramit është obligim dhe simbol i fesë. E ka falë Pejgamberi ﷺ çdo herë dhe halifët e tij.
16- Namazi i #Bajramit falet kur të ngritet dielli nga horizonti e deri sa të arrij në zenit.
17- Është Sunet të lahet e shpërlahet njeriu për namaz të #Bajramit.
18- Është Sunet ngrënia disa kokrra hurma para shkuarjes në xhami për Fitër #Bajram.
19- Assesi mos lejo me të ikë namazi i sabahut në këtë ditë të madhe të #Bajramit.
20- Është mirë të shkohet herët në xhami, sepse kështu kishin bërë sahabet.
21- Është Sunet të ngritet zëri gjatë thënies së tekbireve, rrugës për në xhami.
22- Është Sunet të shkohet në xhami ose musal-la për namaz të #Bajramit në këmbë dhe të ecet me dinjitet.
23- Është Sunet të shkohet në namaz të #Bajramit në një rrugë dhe të kthehet nga një rrugë tjetër.
24- Është Sunet që namazi i #Bajramit të falet jashtë objekteve, në lëndinë, musal-la.
25- Namazi i #Bajramit falet dy rekate dhe imami në këtë namaz këndon me zë.
26- Pejgamberi ﷺ në namazin e #Bajramit këndonte suren El-A’la dhe el-Gashije.
27- Për namazin e #Bajramit nuk thirret as ezan e as ikamet.
28- Fillimisht imami e fal namazin e #Bajramit e pastaj e mban Hutben.
29- Namazi i #Bajramit nuk ka Sunete as para e as mbrapa.
30- Për #Bajram është mirë të vizitohet familja, tu jepen dhurata dhe të manifestohet dashuria ndaj tyre.
31- Nuk është vepër e mirë vizita e varrezave për ditë të #Bajramit, sepse është ditë gëzimi dhe feste e jo ditë mërzie e pikëllimi.
32- Është mirë të shfaqet gëzimi dhe hareja për këtë ditë #Bajrami.
33- Është mirë që tu mundësohet familjes dhe fëmijëve të shtojnë gëzimin dhe argëtimin për ditë të #Bajramit.
34- Nuk është mirë fëmijët dhe të rriturit për #Bajramit të shqetësojnë tjerët me lodra fishekzjari sepse kjo i shqetëson dhe trishton ata.