9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

VETËVENDOSJA ja ngreh veshin një Islamofobi nga radhët e saja

Më të lexuarat

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, duke u distancuar nga gjuha e urrejtjes e kandidatit të kësaj partie Sadri Ramabaja. Ai kishte shkruar me ofendim për iftarin e mbajtur në Kamenicë.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar:“Përmes një statusi në facebook, kandidati ynë për deputet, Sadri Ramabaja, ka komentuar një iftar të organizuar në komunën e Dardanës, me ç’rast ka përdorur gjuhë të papërshtatshme e cila ka bërë të ndjehen të fyer besimtarët muslimanë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! distancohet nga gjuha e përdorur dhe qëndrimi i Ramabajës. Shprehim keqardhje për të gjithë ata që janë ndjerë keq nga reagimi i Ramabajës, si dhe mbesim të përkushtuar dhe angazhohemi që liria e besimit të jetë e pacenueshme.”

Kujtojmë se Ramabaja është një islamofob historik, ai në këto zgjedhje ka dështuar bindshëm, duke marrë shumë pak vota.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit