Që nga ditët e para të Islamit, gratë muslimane kanë krijuar disejne të mrrekullueshme të brendisë dhe të pamjeve të jashtme që ishin unike për shoqërinë dhe kulturën Islame. “Siç u janë dhënë meshkujve aftësitë dhe mjeshtëritë natyrore që kanë ndikuar në rolet dhe kontributet e tyre, njëjtë edhe femrave u janë dhënë aftësitë dhe mjeshtëritë përshtatëse”, ka thënë zonja Afaf Badran, arkitekte dhe konsultatne e disejnit të brendshëm në Arabinë Saudite, për 19 vjet. Ajo thotë se shumica e femrave janë vëzhguese, të vetëdishme për detajet, posedojnë imagjinatë dhe shprehin brenga për nevojat, sigurinë dhe shëndetin e familjeve të tyre. Këto cilësi, përveç origjinalitetit, kreativiteti dhe njohuria për të bukurën dhe ambientin që kënaq shqisat, i bëjnë shumë femra disejnuese të talentuara. Badran ka qenë e inkuadruar në programe arsimore që kanë pasur për qëllim të nxisin dhe promovojnë kreativitetin tek femrat dhe promovojnë talentet dhe aftësitë e tyre në zhvillimin dhe përforcimin e ambientit të tyre.
Përveç ligjeratave rreth arkitekturës së brendshme para studentëve të tyre, Badran ligjeron poashtu edhe për artin dhe arkitekturën Islame në forma të ndryshme, duke u fokusuar në shprehjen e të bukurës, vlerave dhe etikës. Esenca e arkitekturës shtëpiake muslimane është privacia: mbajtja e familjes dhe grave të sigurtë në botën e tyre private, larg dhomave publike të shtëpisë dhe syve publikë. Fasadat e jashtme të shtëpive ishin të disejnuara tradicionalisht me një numër të vogël të dritareve të vendosura në pjesën e epërme të katit. Dritaret janë vendosur thellë në muret e trasha ose janë mbuluar nga jashtë me mbulesa të ndryshme druri.
Përderisa këto mbulesa kanë ndihmuar në mbrojtjen e brendive nga nxehti, fuksioni i tyre primar ka qenë mirëmbajtja e privacisë të banorëve ndërsa në të njëjtën kohë lejimi i depërtimit të dritës dhe ajrit natyror. Burrat dhe gratë tradicionalisht kanë pasur pjesë të ndara për musafirët e tyre, por kuptohet kanë ndarë dhomat e njëjta familjare. Mikpritja dhe zemërgjërësia e muslimanëve është reflektuar në dhomat e mëdha të ditës në të cilat ka pasur poashtu një pjesë për mysafirët. Shtëpitë janë ndërtuara rreth një oborri të brendshëm, të mbrojtur nga rruga me mur solid ose vegjetacion të lartë.
Shtëpitë është dashur të duken të thjeshta nga jashtë por të rrespektuara. As madhështia e as ekstravaganca nuk janë theksuar në pjesët e jashtme ndërsa komfori dhe bukuria kanë mbushur brendinë. ”Arti musliman është shumë i ngjashëm për nga shpirti anë e mbanë botës muslimane, por është edhe i mrrekullueshëm për nga vlera estetike dhe thirrjes sublime për bukuri dhe paqë. Kjo është lloj-llojshmëria brenda unitetit”, ka thënë Badran. Sot në botën muslimane, ekzistojnë një numër i konsiderueshëm i arkitekteve dhe disejnueseve. Badran ka qenë arkitekte praktikuese për 20 vjet, ndërsa 19 prej tyre në Mbretëri. Gjatë udhëtimeve dhe punës së saj, ajo ka njoftuar arkitekte nga Maroko, Egjipti, Jemeni, Iraku, Jordani, Siria, Irani, Pakistani, Indonezia dhe Arabia Saudite. “Paradokohe jam njoftuar me dy disejnuese profesioniste saudite të cilat kanë praktikuar 15 vjet e më shumë”. Kontributet e grave dhe dallimet e tyre nga burrat shihen në qasjen e tyre ndaj hapësirës, ndërtesave dhe mobilieve. Sipas Badranit, arkitektet, planifikueset dhe disejnueset mund të jenë më të kuptueshme dhe më të vetëdishme për nevojat e disejnit për daljet urgjente – për shembull, shkallët dhe shërbyeset për gratë shtatëzëna, fëmijët dhe pleqët.
“Shumë arkitektë (meshkuj) kanë tendencë të disejnojnë një ndërtesë si monument dhe pastaj të punojnë për përshtatje të brendisë. Nga ana tjetër, disejnueset (femra) anojnë nga disejnimi prej brenda jashtë”. Madje edhe në shkretirë, gratë beduine në mënyrë aktive kanë kontribuar në krijimin e arkitekturës së butë dhe të thjeshtë. Sipas Badran, në Jemen dhe Asir në pjesën jugore të Arabisë Saudite, gratë kontribuojnë në ndërtim, në rregullim dhe lyerje të shtëpive të tyre. Nëpër fshatrat egjiptiane, gratë ndihmojnë në ndërtim dhe aktualisht në formimin, organizimin dhe dekorimin, madje edhe mirëmbajtjen e shtëpive të tyre.
Në vendbanimet përdhese ose zhvillimet joformale që paraqiten pas fatkeqësive natyrore, luftërave ose për shkaqe tjera shoqërore-ekonomike, efektiviteti i këtyre zhvillimeve është i bazuar në rolin thelbësor të gruas. “Për fat të keq, roli dhe kontributet e gruas shumë rrallë janë dokumentuar”, ka thënë Badran. Madje edhe në shtetet perëndimore, roli i gruas si arkitekt nuk publikohet shumë shpesh, thekson ajo. Arkitektura dhe disejni janë profesione që kërkojnë një përcaktim kohë-plotë dhe gratë arkitekte janë ballafaquar me sfidën e zgjedhjes ndërmjet një profesioni të ngjeshur dhe dedikimit ndaj familjeve të tyre, ose edhe përpjekjeve për t’i balancuar të dyja.
Maha Akeel