-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

73-vjeçari që vrau gruan me sëpatë: E vrava se më pyeti ku isha

Më të lexuarat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Golem të Kavajës.

Policia raporton se rreth orës 19:50, në Golem, tek kompleksi “Murrizi”, Veli Dervishi, 73 vjeç, ka vrarë me sëpatë, bashkëshorten e vet shtetasen Shazivare Dervishi, 68 vjeçe.

Autori është vetë-dorëzuar tek Posta e policisë e Golemit. Policia thotë se punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga burime të lapsi.al mësohet se çifti i të moshuarve jetonte në Tiranë, por kishte marrë një shtëpi me qera për disa ditë në plazh.

Nga dëshmia e dhënë para policisë, i moshuari ka thënë se e ka vrarë gruan pasi i kishte bërë shumë pyetje se ku kishte qenë.

“E vrava se vetëm më pyeste ku kisha qenë” – ka thënë i autori. Dyshohet se ai ka vepruar nën efektin e pijeve alkoolike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit