11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ja si përfundoi një eksperiment social me “burkini” në një plazh britanik (Video)

Më të lexuarat

Çështja e “burkinit”, veshjes islame për femrat në plazhe, ka çuar drejt një eksperimenti social nga një grup aktorësh, aplikuar në një nga plazhet britanike.

Dhe siç ndodhi realisht në një nga plazhet e rivierës franceze, ku policë vendas lanë nam duke detyruar një grua që të heq tunikën, edhe aty polici ka tentuar të bëjë të njëjtën gjë.

Skena u luajt nga një burrë e një grua, aktorë  të grupit të njohur si “TrollStation”. Skena e tyre provokoi  reagime të forta të njerëzve që ishin në plazh, transmeton Tesheshi.

Dhe ishin përgjithësisht gratë ato që dolën në mbrojtje të burkinmbajtëses, që në fakt ishte aktore në rol, duke sulmuar njëherësh policin, po ashtu aktor.

Ndiqeni skenën:

https://www.youtube.com/watch?v=pH6rYwAgABY

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit