1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

73-vjeçari, ish-kancelari Schroeder martohet për herë të pestë

Më të lexuarat

Ish-kancelarI gjerman, Gerhard Schroeder, do të martohet vjeshtën e ardhshme, me partneren e tij koreano-jugore Kim So Yeon, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap.

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme rreth ceremonisë së martesës së tij.

Kim, 48 vjeçe, ka konfirmuar për Yonhap planet e martesës, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth ceremonisë.

Ish-lideri i socialdemokratëve, 73 vjeç njoftoi më herët se ai dhe partnerja e tij kanë planifikuar të jetojnë mes Gjermanisë dhe Koresë së Jugut.

Ai e përshkroi martesën e tij të ardhshme dhe planin për të jetuar një pjesë të jetës në Korenë e Jugut si një “sfidë e re”.

Gjithashtu, Schroeder deklaroi se kishte planifikuar të mësonte ta fliste më mirë gjuhën koreane dhe të bënte një “jetë normale” në vend.

Kjo është martesa e tij e pestë me Kim.

Ai ka dy fëmijë me ish- bashkëshorten, Doris Schroeder-Koepf.//a.i/ a.jor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit