Pas fitores shokuese të Donald Trumpit në SHBA ka qenë reagimi i disa shteteve sa që disa edhe kanë festuar
Kjo është lista e shteteve që e kanë uruar dhe përkrahur atë.
1. Rusia
Sipas një agjencie Ruse Vladimir Putin i ka dërguar një telegram duke i uruar fitoren e duke i thënë se do të bashkëpunojnë ngushtë për të rregulluar raportet Rusi-SHBA, të cilat janë në krizë.
2. Greqia
Partia e ekstremit të djathtë Agimi i Artë ishin të shpejtë për të uruar presidentin e ri. Një zëdhënës i partisë tha në një deklaratë:
“Kjo ishte një fitore për forcat të cilat janë kundër globalizimit, janë duke luftuar emigracionin e paligjshëm dhe janë në favor të shteteve të pastra etnike, në favor të vetë-mjaftueshmërinë në ekonominë kombëtare.”
3. Hungaria
Një tjetër grup i djathtë ekstrem, Jobbik ishin të shpejtë në urimin e Trumpit.
“Duke dëshmuar se të gjitha sondazhet ishin të gabuara, Donald J Trump fitoi zgjedhjet në SHBA. Ne hungarezët respektojnë të drejtat e njerëzve të tjerë për të krijuar të ardhmen e tyre dhe të presin që të gjitha kombet e tjera për ta bërë këtë. Prandaj unë përgëzoj presidentin e ri në emër të Lëvizjes Jobbik për një Hungari më të mirë. Duke shprehur shpresën tonë për një përmirësim në marrëdhëniet SHBA-Hungaria, ne dëshirojmë përgjegjësinë dhe mençurinë për Donald J. Trump në punën e tij si President i SHBA-ve.”
4. Izraeli
Trumpi është quajtur “miku i vërtet” i Izraelit”, Benajmin Netanjahu ka thënë:
“I urojë Donald Trumpit fitoren si president i 45të i SHBA-ve. Ai është një mik i vërtet i Shtetit të Izraelit dhe do të jemi të gatshëm të punojmë me të në avancimin e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në rajonin tonë”.
5. Filipinet
Presidenti Rodrigo Duterte, i cili ka thyer të gjitha rregullat e sipas vlerësimeve të të drejtave të njeriut, i cili iu drejtua Obamës si “biri i lavires” dhe që anuloi vizitën e vendit, ka uruar presidencën e Trumpit.
“Unë dua të përgëzojë Zotëri Donald Trumpin. Jetë të gjatë. Ne do të bëjmë së bashku bëjmë bela. Bile edhe për gjëra tretësore ne shahemi. Unë duhet të ndalem, Trumpi është aty. Nuk dua të gridem, Trumpi ka fituar”.
6. Egjipti
Presidenti Abdel Fatah al-Sisi ka telefonuar Trumpin për ti dhënë urimet personale dhe se ai është i gatshëm “Bashkëpunimi dhe koordinimi” midis dy vendeve.
7. Siria
Sipas njoftimeve, media pro-Assadist në rrjetet sociale është e mbushur me lëvdata për Trump, dhe imazhi vijim duket se po qarkullon me të madhe./KohaIslame: