11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Izraeli mori tri pikë të çmuara, por kthimi për në shtëpi nuk ka qenë kaq i thjeshtë

Më të lexuarat

Izraeli mori tri pikë të çmuara, por kthimi për në shtëpi nuk ka qenë kaq i thjeshtë sa ndeshja e mbrëmshme. Kombëtarja izraelite mbeti e bllokuar për gati 9 orë në aeroportin “Nënë Tereza” si pasojë e një defekti në aeroplanin që do t’i çonte në vendin e tyre.

Mësohet se skuadra dhe stafi teknik kanë hyrë në avion rreth orës 02:00 të mëngjesit, kohë kur parashikohej edhe nisja e tyre nga Rinasi. Mirëpo mjeti nuk ka mundur të ngrihej në fluturim për shkak të një problemi në motor. Nga ky çast dhe deri në orën 11:30 skuadra ka qëndruar brenda avionit që nuk ka arritur të riparohej. Rreth orës 11:00 izraelitët u nisën me një aeroplan tjetër të mbërritur për këtë qëllim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit