Hapësirat e pafundme të perandorisë Osmane të kapura në 50 fotografi në të cilat shfaqen gati të gjitha aspektet e një shteti që përfshinte pasuri të larmishme popujsh e kulturash. Koleksioni i mëposhtëm sjell panorama dhe detaje nga jeta në perandorinë Osmane, ku nuk mungojnë të shfaqen edhe gjurmët shqiptare. Një hartë e vilajetit të Kosovës, të asaj kohe, si dhe xhamitë e ndërtuara nga arkitektë me prejardhje shqiptare tërheqin vëmendjen në koleksion.
Fotografitë u përkasin viteve të fundshekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të dhe janë mjaft impresionuese.
- Një poster që bën thirrje për bashkimin dhe mobilizimin e myslimanëve, për të dalë në mbështetje të Kalifatit gjatë Luftës së Parë Botërore, 1914.
- Illuminimi (ndriçimi) i Xhamisë së Re Eminönü, gjatë Ramazanit në vitin 1811.
- Meka e epokës osmane, vitet e 1900’ta.
- Varri i Sultan Sulejmanit – Ligjvënësi, Stamboll, 1817.
- Me 1 qershor, 1911 në historinë osmane, themelohet Forca Ajrore Osmane (Kıtaat-ı Fenniye ve Mevaki-i Müstahkame).
- Ushtar osman, Stamboll, 1870.
- Namazi i taravive në xhaminë Hagia Sophia gjatë muajit të Ramazanit, Stambolli osman.
- Devetë duke pushuar jashtë xhamisë Fatih, në Stamboll, vitet e 1900’ta.
- Kulla Galata, Stambolli osman, 1911.
- Cirkasit (grup etnik kaukazian) në Stambollin osman, vitet 1900’ta.
- Xhamia Selimiye, e ndërtuar në Edirne nga Master-Arkitekti Mimar Sinan (me prejardhje shqiptare) ndërmjet viteve 1568-1574
- Një miniaturë osmane e Mekës, 1800.
- Transport i anijeve osmane mbi sipërfaqen e tokës gjatë pushtimit të Konstandinopojës, 29 Maj, 1453. E realizuar sipas urdhërave të Fatih Sultan Mehmedit, kjo taktikë historike ka hyrë në histori si një nga lëvizjet më strategjike në historinë ushtarake.
- Topat ‘Şahi’ osmane të përdorura gjatë pushtimit të Konstandinopojës, 29 Maj, 1453.
- 29 maji i vitit 1453 në historinë osmane shënon pushtimin e Konstandinopojës (Stambollit) nga Fatih Sultan Mehmedi, pas një rrethimi 53 ditor të qytetit. Pushtimi i Sultan Mehmed II që çoi në rënien e Perandorisë Bizantine është profetizuar nga i Dërguari Muhammad ﷺ në hadithin e tij të famshëm): “Me të vërtetë ju do të pushtoni Konstandinopojën. Sa lider i mrekullueshëm, dhe sa ushtri e mrekullueshme do të jetë kjo ushtri!”
- Pushtimi i Konstandinopojës nga Fatih Sultan Mehmedi, 29 Maj, 1453.
- Gjysh dhe nip duke lexuar Kuran, Stamboll, vitet e 1800’ta.
- Parakalimi publik i Sultan Abdulhamidit, Sultani osman, vitet e 1800’ta.
- Një top ramazani hap zjarr nga Kulla e Davudit në Jerusalem, Palestina osmane, vitet e 1900’ta.
- Topkapı, Stamboll, 1890.
- Një xhami osmane midis shtyllave të një tempulli të lashtë në Latakia, Siria osmane, vitet e 1800’ta.
- Stambolli osman, vitet e 1800’ta.
- Ushtria osmane e udhëhequr nga Veziri i Madh Koca Yusuf Pasha duke përparuar drejt Sofjes në vitin 1788, gjatë Luftës Austro-Otomane.
- Xhamia Sylejmanije, Stambolli osman, 1680
- Rojet osmane të portit të Iskenderun, Anatolia, vitet e 1800’ta.
- Stambolli osman, vitet e vona të 1800’tës.
- Fëmijë osmanë, vitet e hershme të 1900’ta.
- Medina osmane, 1850’ta.
- Harta e vilajetit të Kosovës, Perandoria osmane, vitet e vona 1800’ta.
- Koha e çarshisë në Stamboll, vitet e 1800’ta
- Pallati Topkapi, Stambolli osman, vitet e 1600’ta.
- Ferik-i Evvel (Marshalli) Hüseyin Nâzım Pasha, Ministri turk i Luftës së Perandorisë Osmane, Lufta e Parë Ballkanike, 1913. Ai u vra në të njejtin vit.
- Udhëtimi nëpër Sirinë Osmane, 1837.
- Të bërit biznes në një rrugë të frekuentuar për shitje, Stambolli osman, 1920. Praktikë kjo që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
- Kaligrafi në hanin e Sultan Mahmudit II, me thënie të profetit Muhamed në rreshtin e parë: “Ndërmjetësimi im do të jetë për ata të komunitetit tim që kanë kryer mëkate të mëdha.” Në rreshtin e dytë Sulltani kërkon ndërmjetësimin e pejgamberit Muhammed.
- Një hartë britanike e peisazhit politik midis Stambollit osman dhe Birmanisë, 1912.
- Ambasada e SHBA në Stambollin osman, Lufta e Parë Botërore.
- Brendia e xhamisë Blu të Sultanahmetit, Stambolli osman, 1890.
- Gra turke, Stambolli osman, 1919
- Burra nga rajoni osman Içel Sanjak (Mersin) me prejardhje të ndryshme etnike, 1890.
- Qyteti osman i Çorlu, vitet e 1800’ta.
- Stambolli osman, 1850.
- Mjekët nga India (Pakistani, Bangladeshi, dhe India e sotme) duke trajtuar vullnetarisht ushtarët osman të plagosur gjatë luftërave ballkanike duke shërbyer në Gjysmëhënën e kuqe osmane (Hilâl-i Ahmer), 1912. Ata arritën në Stamboll me shpenzimet e tyre personale ose nëpërmjet fondeve të dhuruara nga myslimanët në Indi. Ky mision ishte udhëhequr nga Dr. Muhtar Ahmad Ansari. Abdur Rehman Peshawari (rreshti i tretë, i dyti nga e majta) ishte detyruar të shiste të gjitha sendet e tij për të ardhur në Stamboll. Ai vazhdoi të shërbejë për osmanët deri në vdekjen e tij.
- Xhamia e Sylejmanijes, Stamboll, vitet e 1800’ta.
- Një filxhan i kafes turke nga koha osmane, vitet e 1800’ta.
- Top 250mm Ironclad i betejës Mesudiye, 1876.
- Faza e parë e gërmimit, projekti për ndërtimin e hekurudhës Stamboll – Bagdad, Linja Konya-Baghdad, 1903.
- Monedhë ari osmane nga era e Sultan Selimit II, Bagdad, 1566.
- Një fotografi e një prej fotografëve më të famshëm osmanë, Pascal Sébah (në mes) i ulur në Shatërvanin e Sultan Ahmedit III, Stamboll, 1870.
- Kështjella e Bodrumit, 1860.
Përgatiti: Jeton Zenuni -/tesheshi.com/