3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

5 mesazhe për Muajin Ramazan

Më të lexuarat

Nga: Rrahman FERIZI

1. Shëndet i ekuilibruar:

Qasja ndaj shëndetit kërkon një trajtim permanent në kujdes dhe vetëkontroll. Dihet se pastërtia e ajrit, ujit dhe ushqimit, ndikojnë në mënyrë direkte në përmasat e shëndetit fizik dhe mendorë.

Mirëpo ashtu siç manifestohen simptomat e humbjes së vitalitetit dhe energjisë, në mungesë të ushqimit kualitativ, po ashtu konsumimi pa kontroll i ushqimit fast-food dhe hiperkalorik, mund të çrregullojë dy nivelet e metabolizmit bazal (anabolizmin-krijimin e makromolekulave nga mikromolekulat dhe katabolizmin-zberthimin e makromolekulave në mikromolekula) si komponentë relevante për një shëndet stabil.

Dukuria e konsumit pa orar dhe pa kriter, mund të shkaktoj hipervitaminozën (obozitetin) apo mbipeshën, e cila është duke i goditur pjesën dërmuese të shoqërisë bashkëkohore, përkundër një pjese tjetër të shoqërisë e cila është duke gjetur vdekjen çdo ditë nga mungesa e ujit të pijshëm dhe ushqimit elementar, sidomos në vendet të cilat janë goditur nga lufta vrastare nga despotët, e që fatkeqësisht nuk janë mjaftueshëm duke u trajtuar nga pjesa tjetër e globit e cila ka mbyllur njërin sy para këtij gjenocidi me përmasa çnjerëzore, ashtu siç thuhet se, “ i ngopuri të uriturin dhe të eturin nuk e kupton”.

Andaj, ky Muaj, përveç që synon të ndikojë në përmirësimin e shëndetit të individit, thërret që të përkujtojmë ata që janë privuar pa të drejtë nga ushqimi dhe vdesin nga uria, nëse jo me diçka tjetër, atëherë në zemrat tona të gjej vend një lutje për fatin e tyre.

2. Larg kontaminimit ideor:

Ashtu, siç ndikojnë të njeriu, lloji i ushqimit, ujit dhe pijeve që konsumohen, po ashtu edhe tabloja e perceptimit nga intelekti (qasja vizuale) nga ajo që shikohet, mendohet-planifikohet, flitet dhe dëgjohet, ndikon në kohezionin shpirtëror dhe ideor.

Nëse ushqimi influencon në shëndetin psikofizik, po ashtu edhe fusha magnetike (aurora) e çdo njeriu e cila është unikate, mund të tkurret-struket apo zgjerohet varësisht nga ambienti ideor dhe kulturor në të cilin njeriu qëndron apo kalon kohën. Këtu përfshihen, shoqërimi, leximi, apo aktivitetet tjera subjektive apo objektive të cilat praktikohen gjatë përditshmërisë.
Sot, sipas shkencës bashkëkohore një personalitet i suksesshëm, nuk vlerësohet vetëm në bazë të koeficientit të inteligjencës ( IQ) mirëpo edhe në bazë të koeficientit emocional ( EQ) i cili është kusht për një psikostabilitet dhe perspektivë universale.

Andaj gjatë këtij Muaj, do të duhej të zgjeroheshin përmasat e vitalitetin ideor dhe shëndetit shpirtëror (aura apo aureola) të shtrihen kufijtë drejte hyjnores larg ultësisë së tokësores.

3. Kontinuitet në vetëkontroll:

Uni i Njeriut, ngjason me një anije në detin e trazuar në batica dhe zbatica të vazhdueshme. Andaj për të synuar një përgatitje solide-stabile për sfidat e pareshtura në këtë jetë, kërkohet energji e madhe potenciale për të mbajtur rrugën e drejtë, si dhe energji e madhe kinetike për të lëvizur “orientuar-drejtuar” drejtë qëllimit anijen e fatit, e cila natyrshëm posedon energji të lirë, levat e së cilës tërhiqen thuajse spontanisht nga rryma të fuqishme sa majtas e djathtas.

Përveç, përcaktimit të cakut-qëllimit, përkufizimit fuqishëm në rrugën e nisur, gjatë sfidave të jetës, kërkohet kontinuitet dhe vetëkontroll, drejt fanarit i cili ndriçon në bregun e largët. Të sigurt në sukses dhe triumfin e lartë.

Andaj, ky Muaj duhet të shërbej si fanar në rrugën e jetës, drejt shtigjeve të suksesit në ketë botë dhe podiumeve të parajsës në Botën tjetër.

4. Moralitet i shëndetshëm:

Shëndeti nuk mund të definohet vetëm në aspektin biologjik, për të dalluar njeriun nga qeniet tjera të cilat i orienton instinkti, Krijuesi njeriun e pajisi me intelekt dhe arsye, e cila e lartëson në piedestal të lart nëse respekton konditat ligjore dhe limitet hyjnore.

Andaj, ky Muaj, përveç zgjerimit të kohezionit shpirtëror, përmirësimit të shëndetit fizik-mendor, ka synim të arsimoj dhe edukoj unin tekanjoz të njeriut, si një Institucion i moraleve te larta, i cili njeriut i dhuron afinitet ta përmirësohet fshehur dhe haptas, në kontestin individual dhe kolektiv, nga finesat rutinore deri në ligjet dhe rregullat e bontonit të njerëzores, në një model që synon të përkryerën dhe i cili nuk ndalet nga vet-auditimi koherent.

Ai i cili diplomon në këtë Institucion shpirtëror, mund apo do të duhej të shërbej si një kuadër serioz në mësonjëtoren e jetës.

5. Qëndrueshmëri në parime dhe ideal:

Njeriu, i cili misionin e jetës së tij mundohet të i’a dedikoj Zotit, shërbimit ndaj diturisë dhe humanizmit ndaj shoqërisë e njerëzimit pa dallim dhe diskriminim, posedon parime për të cilat sfidon interesin e tij personal përballë atij kolektiv, dëshirat e tij individuale para rregullave dhe dispozitave ligjore, egon e vetëpëlqimit para dhënies përparësi tjetrit, ndërsa veten e sheh gjithmonë si guri në ndërtesën e misionit të lart shoqërorë e jo në epiqendër të egocentrizmit.
Andaj ky Muaj, përveç tjerash, synon prej njeriut të përpjekjet të arrij një personalitet stabil, i qëndrueshëm në parime, durimtar në sfida dhe prijatar në iniciativa dhe vepra madhore.
Me fat kjo ditë e fillimit të këtij Muaji cili sjellë forcën e shëndetit pas plogështisë, fitoren pas sakrificës dhe përpjekjes, gëzimin e shpirtit pas lutjeve dhe përgjërimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit