3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

5 mënyra për të organizuar një biznes të ri

Më të lexuarat

E ardhmja e punës që të gjithë prisnim, erdhi më shpejt nga sa mendonim, duke reformuar plotësisht mënyrën e fillimit dhe drejtimit të bizneseve. Ndërmarrjet dhe bizneset aktuale po përpiqen të rimodelojnë zyrat e tyre dhe kulturën e kompanisë, ndërsa modelet e punës remote dhe hibride rriten në kërkesë. Fatkeqësisht, strukturat tradicionale organizative dhe kulturat e punës 9 me 5, janë të vështira për t’u ndryshuar kur kanë qenë mënyra se si kompanitë funksiononin prej vitesh.
Bizneset e reja nuk ndikohen nga asnjë proces apo politikë ekzistuese, që mund të kufizojë rritjen dhe produktivitetin në të ardhmen e punës. Sipërmarrësit e sotëm dhe themeluesit e startup-eve kanë aftësinë të organizojnë biznesin e tyre nga themeli për të përfituar plotësisht nga benefitet e së ardhmes së punës.
Pra, nëse do të fillonit një biznes të ri të projektuar për formën e punës në të ardhmen, si do të dukej?
Fusni ekipet e shpërndara në grafikun tuaj organizativ
Kompanitë tradicionale kanë një strukturë organizimi hierarkike, nga lart-poshtë, dhe çdo punonjës i pavarur ose kontratë konsiderohet “tjetër” ose jashtë organizatës. Kjo strukturë nuk është e zbatueshme në një epokë, ku fuqia punëtore po bëhet gjithnjë e më e pavarur, e largët, e rrjedhshme dhe e shpërndarë.
Përveç shfaqjes së punës së secilit punonjës dhe kush është përgjegjës ndaj kujt, struktura organizative e një startup-i thjeshton rrjedhën e komunikimit dhe informacionit nga udhëheqja e kompanisë për të gjithë punëtorët dhe anëtarët e ekipit. E ardhmja e punës kërkon një strukturë organizative më fleksibël dhe gjithëpërfshirëse, duke sjellë në bord një forcë punëtore të fragmentuar, ndërkohë që adreson plotësisht rolet dhe kanalet e komunikimit, të disponueshme midis organizatës dhe anëtarëve të ekipit të saj që punojnë jashtë kompanisë. Punëtorët në distancë dhe të shpërndarë mund të ndihmojnë në përmbushjen e nevojave të kompanisë suaj kur punëdhënësi i tyre përmbush pritshmëritë e tyre dhe plotëson nevojat e tyre psikologjike për përkatësinë dhe njohjen.
Lexo : Çfarë duhet të kemi parasysh në marketimin e përmbajtjes
Miratoni një zinxhir pune jo-linear
Kur zhvilloni grafikun organizativ, duhet të lejoni gjithashtu një vendimmarrje më të decentralizuar në vend të një hierarkie tradicionale. Ndërsa modeli i punës adopton gradualisht konceptin e ri të punësimit, sipërmarrësit fillestarë dhe të rinj duhet të largohen nga struktura tradicionale e menaxhimit nga lart-poshtë dhe të adoptojnë një model biznesi jo-linear ose të decentralizuar. Menaxhimi linear nga lart-poshtë ngadalëson ritmin e punës dhe kufizon potencialin e anëtarëve të ekipit për të kontribuar me ide novatore.
Vendimmarrja e decentralizuar, do të jetë e vlefshme ndërsa përqafoni kontraktimin e jashtëm dhe lejoni që ekspertiza e njerëzve jashtë organizatës t’i shtohet projekteve.
Mbështetuni tek kontraktimi i jashtëm
Ndërkohë që kompanitë kërkojnë të sjellin risi, kontraktimi i zhvillimit të softuerit dhe shfrytëzimi i shtimit të stafit janë bërë gjithnjë e më të zakonshme. Në fakt, të kesh një ekip të madh të brendshëm nuk është aspak e nevojshme në të ardhmen.
Zhvillimi i kontraktimit te ekipet e shpërndara lejon kompaninë tuaj të ketë çdo gjë që i duhet dhe asgjë që nuk i duhet, duke iu përgjigjur me shpejtësi risive më të fundit të teknologjisë. Në krahasim, kompanitë tradicionale që zgjeruan stafin e tyre të teknologjisë në vitet e fundit, tani po detyrohen të zvogëlojnë ekipet e tyre, ndërsa tregu i përgjithshëm dhe peizazhi i teknologjisë ndryshon. Përveç shmangies së rritjes dhe uljes së kostove të vazhdueshme për të përmbushur nevojat tuaja aktuale, kontraktimi i jashtëm ofron qasje në ekipet e ekspertëve të softuerit, që mund të përmirësojnë shpejtësinë dhe cilësinë e cikleve tuaja të zhvillimit.
Konsideroni punën në distancë dhe asinkrone
Punët në të ardhmën priren të rrisin shanset që ju të punësoni përtej kufijve ndërkombëtarë, pasi të dhënat nga Raporti i fuqisë punëtore në distancë 2023, tregojnë se 44% e firmave po rrisin punësimet ndërkufitare. Për të shijuar plotësisht përfitimet si produktiviteti më i madh dhe nivelet më të larta të vlerësimit të produkteve apo shërbimeve tuaja, do t’ju duhet të krijoni procese të shpërndara për ekipet tuaja në zona të ndryshme kohore dhe gjeografike, që duhet të punojnë së bashku për të dhënë rezultate pavarësisht se nuk ndajnë hapësira të përbashkëta zyrash.
Një ndryshim në mjedisin e punës kërkon një ndryshim operacional përkatës për të maksimizuar efikasitetin dhe produktivitetin; ju mund të dëshironi të zbatoni procese asinkrone në vend të atyre tradicionale. Me ekipet në distancë, puna nuk do të ndodhë as në të njëjtin vend as në të njëjtën kohë; ju duhet të krijoni procese asinkrone komunikimi dhe koordinimi për punëtorët në distancë sepse e ardhmja e punës do të thotë se puna mund të ndodhë në vende të ndryshme në kohë të ndryshme. Të zgjedhësh asinkron që nga fillimi, do të thotë që punëtorët nuk duhet të jenë në linjë njëkohësisht, pasi ata mund të punojnë në mënyrë autonome dhe të japin ende rezultatet e pritura.
Krijoni flukse pune për ekipet e shpërndara
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se 72% e punëtorëve të anketuar nuk do të konsideronin pranimin e ofertave nga kompanitë që nuk ofronin opsione fleksibël pune, pasi ata preferonin një ekuilibër më të mirë punë-jetë. Meqenëse e ardhmja e punës ofron perspektiva që punëtorët të operojnë nga vendet më ekzotike, ju duhet të krijoni opsione në startup-in tuaj të ri, duke krijuar një rrjedhë pune për ekipet tuaja në distancë, që e bën të lehtë komunikimin në lidhje me punën për të rritur produktivitetin.
Bëni plane për zbatimin e flukseve të punës, të qarta dhe të dukshme që tregojnë se si anëtarët e ekipit dhe menaxherët bashkëpunojnë për të korrur përfitimet e punës në distancë. Një rrjedhë pune e përshtatur është një mjet që do t’u bëjë të mundur menaxherëve tuaj të gjurmojnë të gjitha detyrat dhe të fokusohen në detyra me më shumë vlerë . Më shumë pikëpamje, të tilla si vrojtimi i bisedave të antarëve të skuadrës për përballjen e pengesave që lidhen me punën, do t’i ndihmojë të tjerët të marrin mësime dhe të shmangin përsëritjen e të njëjtave pengesave kudo, duke rritur kështu efikasitetin dhe duke krijuar një punë më të mirë ekipore.
Organizatat e mëdha në mbarë botën tashmë po zbatojnë mënyra të reja për të qëndruar përpara konkurrencës. Për fat të mirë, sipërmarrësit kanë një avantazh, sepse ata mund të dizenjojnë një biznes të organizuar në mënyrë perfekte për të përfituar nga e ardhmja e punës. Ndërsa bizneset mbështeten në kontraktimin e jashtëm, punën asinkrone dhe ekipet e shpërndara, organizatat që janë më të afta për të mbështetur këto struktura të reja do të kenë suksesin më të madh.
Entreprenuer

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit