9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

“42 Sekretet “, Blushi nuk gjen dot pse u krijua gjapri?

Më të lexuarat

Sot kur po kthehesha nga Xhamia mbas namazit të Ikindisë shikoj në rrugën e Bogdaneve, përballë një farmacie Italiane, Ben Blushin ish politikanin e partisë “Libra”. Ishte plakur e thinjur i kishte humbur e gjithë rinia. Me pak fjalë dukej si plak i moçëm nga thinjat. Jo se thinjat nuk janë të bukura por tek ai linin një shije tjetër. Ai sapo u nda nga një shok me disa letra të bardha në dorë ndërkohë unë isha duke shkuar në punë dhe ndodhesha në një dilemë t’ia bëj atë pyetjen që gjithmonë më qëndronte në mendje apo jo! Ishin pikërisht dy shkrime të tij nihiliste që më kishin ngacmuar . Tek njëri shkrim, Blushi nuk kuptonte dot “pse pula nuk skuq vezën e saj” ndërsa ke tjetra nuk dinte “pse ishte krijuar gjarpri”? Mora guximin dhe keshtu nga larg i cepit të rrugës i thashe: O Blush a e gjete pse u krijua gjarpri? Ai ktheu kokën dhe me pa me habi. Një djalë të ri 2 metra në këmbë që i përmend gjarpërin e shkrimeve të tij kushedi çfarë ka menduar i shkreti. Ja përsërita pyetjen për të kuptuar ai që nuk kisha ndonjë synim të keq por për t’i dhënë përgjigjje pyetjeve të tij nihiliste.”
-O Blush e gjete arsyen pse është krijuar gjarpri? Ja ku e ke matanë rrugës një farmaci me gjarpërin si simbol. Duke i treguar farmacinë italiane dhe simbolin e saj karakteristik të kupes dhe gjarpërit. -Helmi i tij mund të përdoret për ilaçe të ndryshme. Blushi si i hutuar sikur po e nxirrja nga shpella në dritë zgurdulloi sytë dhe s’po dinte çfarë të thoshte. -Hajde bëjmë një foto i thash për ta qetësuar.
-Një herë tjetër. Ma preu dhe iku si me bisht nder shalë. Në fakt unë e “fotografova” me iskenim të mëvonshëm duke realizuar montimin tek i njejti vend.

Tezat e shkrimeve të fundit të Blushit nga libri i tij i fundit kanë veçori nihiliste dhe se ai ngre pyetjet nga vetvetja duke iu drejtuar Zoti “Pse”? Në fakt asnjëri prej nihilisteve nuk pyet në konceptin biologjik “si e krijoi” e cila ndërvete përmban formën e urtësisë së pyetësit dhe urtësisë dhe mrekullisë së krijimit, po gjithmonë ata pyesin në konceptin filozofik “Pse u krijua” duke matufepsur veten dhe në vetvete pyetja përmban kontrastin e fortë ateist të kundërshtimit. Më e keqja është se ata nuk hulumtojnë vet përpara se të shtrojnë pyetjet e tyre. Shumë bukur do ta kishin gjetur pergjigjen vet nëse do kishin hulumtuar dhe jo pyetur. Në fakt përpara se të drejtojnë pyetjen “Pse Zoti krijoi këtë apo atë”?, “Pse ndodh kështu apo ashtu”?, nihilistët janë tepër të mangët për të shtruar pyetjen tek vetja “Pse Zoti më ka krijuar” se paku të dijnë qëllimin e tyre të krijimit ose misionin e jetës së tyre pse kanë ardhur në këtë botë dhe ku do të shkojnë mbas vdekjes? A kanë ndonjë qëllim që kanë ardhur në këtë botë, a ka ndonjë kuptim që dashi therret për njeriun e jo njeriu për dashin? Që ajrin, diellin, tokën, kafshët, metalet dhe e gjithë natyra është në shërbim të njeriut; A ka njeriu një mision shumë të rëndësishëm për të kryer ndaj Zotit apo ndodhet rastësishëm në tokë? Pse toka ka jetë thotë Blushi, ndërkohë planetet e tjera nuk kanë?Po sepse nuk jemi në një gjendje rastësore prandaj o Blush, jemi në një gjendje jetë të përcaktuar nga vullneti Hyjnor. E kupton dot këtë fakt?

Në fakt kundërshtimin e tyre nihilist ata nuk ia parashtrojnë qenies së tyre që është krijuar shumë e bukur dhe përsosur duke i thënë vetes “Pse kam një kokë por të kem tre koka?” Nuk ja pranon llogjika të kishin këtë anomalitet brenda vetes, por kërkojnë të gjejnë me pyetje shterp pse-te tek fenomenet dhe krijesa jashtë qenies së tyre. Ata nuk besojnë as në përcaktimim hyjnor për të qetësuar vetet e tyre nga ndonjë stres që i vjen si shkak i ndonjë ndodhie ose fatkeqësie kështu që nuk gjejnë dot urtësitë dhe pyesin kuturu të hutuar vazhdimisht duke u lodhur pse?, pse?, pse?

Është tamam përgjigja kuranore që ju vjen në ndihmë këtyre shpirtave të hutuar “Zoti nuk do të pyetet se çka vepron, po ata, (njerëzit), pyeten” (Enbija 23). Ky është realiteti, në vend të bësh pyetje nihiliste “pse” bëj pyetje “si” dhe “cila është urtësia” dhe vazhdo jetën sepse ti nuk e ndryshon dot krijimin por mund të gjesh urtësitë e tij.

Projeksioni përgjigjeve të tyre është shumë i thjeshtë “për të kundërshtuar ”, por për tu mos u zgjatur shumë. Të gjithë nihilistët duhen t’i bëjnë një pyetje vetes “A ka bërë ndonjëherë pyetje Blushi: Pse pronarja e Top-Channel e bëri drejtor?, apo me vrap e mori atë vend për të punuar me përkushtim. Nuk i bëri pyetjes asaj pse më bëre drejtor dhe nuk më bëre pastrues?
E pra pse me Zotin kërkojmë të jemi arrogant dhe të padenjë, të parespektueshëm, mohues dhe kundërshtarë ndërsa me krijesat të bindur dhe të nënshtruar?

Pyetjeve që shtron Blushi në shkrimet e tij i ka dhënë një përgjigje shumë të bukur prof. Mustafa Mahmud tek libri “Prej Dyshimit në Besim” tek pjesa “Baraspesha madhështore” (fq 93) ipërgjigjet pikërisht tezave të moskuptimit të ekzistencës të disa krijesave kur ai kishte kryer një udhëtim në Afrikë. Ai aty hudh dritë me mënyrën e bukur dhe ekulibrin në natyrë që Zoti i ka vendosur çështjeve, fenomeneve dhe krijesave. (Librat i kanë tek komentet me link te pdf ju ftoj t’i lexoni për të mos pyetur ashtu siç pyet Ben Blushi.)

Nga Xh. Stafa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit