11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

32 foshnja në gjendje kritike mes pacientëve të mbetur në spitalin Al-Shifa, thotë ekipi i OKB-së

Më të lexuarat

32 foshnja janë në gjendje kritike për jetën, e që janë në mesin e 219 pacientëve që u lanë në spitalin më të madh të Gazës Al-Shifa, tha OKB-ja.

Aty ka edhe pacientë me trauma, me plagë të infektuara rëndë dhe të tjerë me lëndime të shtyllës kurrizore që nuk janë në gjendje të lëvizin.

Ekipi i OKB-së vizitoi spitalin për një orë pasi rreth 2 mijë e 500 njerëz të zhvendosur, pacientë të lëvizshëm dhe staf mjekësor u larguan nga kompleksi i përhapur të shtunën në mëngjes, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila drejtoi misionin.

“Pacientët dhe personeli shëndetësor me të cilët ata folën ishin të tmerruar për sigurinë dhe shëndetin e tyre dhe u lutën për evakuim”, tha agjencia, duke e përshkruar spitalin si një zonë vdekjeje.

Ajo tha se më shumë ekipe do të përpiqen të arrijnë në Al-Shifa në ditët në vijim për të evakuuar pacientët në Gazën jugore, ku spitalet janë gjithashtu të mbingarkuara, raporton The Telegraph

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit