21.2 C
Pristina
Tuesday, July 16, 2024

AH, SIKUR POPULLI IM TA DINTE! – Jomusimani kanadez pret padurim sundimin e Ligjit Islam!

Më të lexuarat

AH, SIKUR POPULLI IM TA DINTE!
Jomusimani kanadez pret padurim sundimin e Ligjit Islam!
Imagjinoni që ne kemi hyrë në një fazë ku një jomusiman kanadez thotë se padurim pret që Islami të sundojë… sepse Islami është sistem i drejtë dhe ai (kanadezi) tanimë është i lodhur nga axhendat majtiste dhe është i lodhur nga sistemi i kamatës që e bën njeriun peng të borxheve gjatë gjithë jetës së tij!
Imagjinoni që ai lavdëron sistemin e xhizjes në Islam (pagesa e taksës nga jomuslimanët për shtetin Islam mbrojtës), i cili është një mijë herë më i mëshirshëm se sistemi tatimor laik perëndimor. Qytetari perëndimor paguan taksa mbi të ardhurat, mallrat, banesat, doganat dhe taksat shëndetësore. Vetëm tatimi mbi të ardhurat nuk është më pak se 15%.
Imagjinoni që ai e sheh sistemin Islam më të mirë, siç dëshmohet nga sundimi osman i Palestinës për gjashtëqind vjet, me praninë e feve të shumta pa probleme. Sapo perëndimorët morën kontrollin, ata papritmas hynë në luftëra “fetare” që vazhdojnë ende.
Imagjinoni që ndërsa disa hipokritë përpiqen t’u shmangen dispozitave të fesë Islame; jomuslimanët shprehin admirimin e tyre të madh për të!
(Ndiqeni videon e kanadezit në origjinal)

https://x.com/secularism24/status/1726054268912689477?s=20

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit