“Një ditë pasi fala namazin e sabahut në xhaminë time, shkova në shtëpinë e shejh Albanit, Allahu e mëshiroftë dhe si zakonisht e gjeta atë në biblotekën e tij. Pasi mbaroi dhënien e përgjigjeve pyetjeve të cilat i kisha parashtruar i thashë: “Sheih, dua të më këshillosh me këshillë të veçantë (që të jetë e veçantë vetëm për mua).
Ai më tha: “Të këshilloj me të njëjtat gjëra me të cilat e kam këshilluar veten time- Vetes ia kam vënë detyrë tre gjera: Të punoj me atë që di aq sa të kem mundësi; të mos shikoj se çfarë kanë njerëzit tjerë dhe që të mos them diçka për të cilën nesër duhet të bëj ndonjë shfajësim.”
Shejh Ebu Islam Salih Taha (Allahu e mëshiroftë)