13.6 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

TIKA mbështet me pajisje teknike kanalin e bashkësive etnike në Radio Televizionin e Maqedonisë

Më të lexuarat

Në ceremoninë e ndarjes së pajisjeve mori pjesë koordinatori TIKA-s në Shkup, Halim Ömer Söğüt, kryeredaktor i kanalit dokumentar pranë RTM-së, Eran Hasip si dhe përfaqësues të kanalit në gjuhët rome, vllahe, serbe dhe boshnjake

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka ofruar pajisje teknike për kanalin që transmeton për bashkësitë etnike në kuadër të Radio Televizionit të Maqedonisë (RTM), raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e ndarjes së pajisjeve mori pjesë koordinatori TIKA-s në Shkup, Halim Ömer Söğüt, kryeredaktori i kanalit dokumentar pranë RTM-së, Eran Hasip si dhe përfaqësues të kanalit në gjuhët rome, vllahe, serbe dhe boshnjake.

Koordinatori i TIKA-s, Söğüt, në deklaratën për gazetarët tha se TIKA zhvillon projekte dhe aktivitete jo vetëm në Ballkan por në vende të ndryshme të botës. Ai theksoi se kanë zhvilluar shumë projekte si arsim, bujqësi, shëndetësi, restaurim dhe rritje të kapaciteteve institucionale.

Söğüt potencoi se Maqedonia e Veriut është një vend me shumë kultura etnike dhe kjo strukturë shumëkulturore përfaqësohet në këtë dhe institucione tjera. Ai vuri në dukje se RTM është një institucion që pasqyron të gjitha komunitetet që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, si turqit, shqiptarët dhe maqedonasit.

Sipas tij, TIKA më parë në sferën e mediave ka zhvilluar projekte vite me radhë me RTM-në, duke nënvizuar se çdo herë përpiqen që t’i ofrojnë mbështetje RTM-së në kuadër të mundësive.

“Si TIKA, ne siguruam mbështetjen e pajisjeve teknike që shohim sot në bazë të bashkëpunimit. Pajisjet kompjuterike, veçanërisht duhet të nënvizohet se në mënyrën më moderne janë modernizuar edhe për montim që të mund të përdoren si në zyre ashtu edhe në terren. Jemi shumë të lumtur nga kjo”, tha ai.

Hasip nga ana e tij tha se kanali RTM 4 ose siç emërohet ndryshe RTM Dokumentar, në fakt që dy vjet përpiqet të transmetojë, duke theksuar se media luan një rol serioz në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ai tregoi se TIKA gjithashtu ka restauraur edhe studion në kuadër të kanalit. “Tani morëm edhe mbështetje të kompjuterëve. Kjo do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Sigurisht që do të vazhdojë. Tani kemi 14 kompjuterë. Më parë e bëmë studion”, tha ai duke tërhequr vëmendjen në mbështetjen e TIKA-s për të siguruar kushtet për punë.

Hasip bëri të ditur se në kuadër të kanalit përveç turqishtes, transmetohen programe edhe në gjuhët tjera të bashkësive etnike si rome, boshnjake, serbe dhe vllahe, duke shtuar se pajisjet do t’i përdorin bashkë.

Sipas tij, kanali për një kohë të shkurtër do të zë një vend të rëndësishëm në Maqedoninë e Veriut. “Sepse përveç maqedonasve dhe shqiptarëve, duhet të kenë zërin e tyre edhe bashkësitë tjera etnike që e ndjejnë veten si qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Prandaj në këtë rrugëtim punojmë së bashku”, shtoi ai.

Për të rritur kapacitetin teknik të kanalit të transmetimit për grupet të pakicave dhe për të forcuar infrastrukturën e tij, TIKA siguroi pajisjet e nevojshme teknike si kompjuterë desktop, laptopë dhe monitorë për t’u përdorur në terren dhe në studio të RTM-së

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit