4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Erdogan: Përgjigja jonë ndaj Izraelit

Më të lexuarat

Presidenti turk: Atë që bëri Turqia, nuk po e bëjnë të tjerët!

Pa asnjë dyshim, Turqia ka dhënë përgjigjen më të fortë ndaj krimeve izraelite në Palestinë, siç është pezullimi i marrëdhënieve tregtare, tha të mërkurën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ankaraja zyrtare ndërpreu të gjithë tregtinë me Izraelin në maj, duke përmendur tragjedinë e përkeqësuar humanitare në Gaza, ku Izraeli ka vrarë më shumë se 43,000 palestinezë që nga tetori i kaluar.

“Ne kemi ndërprerë tregtinë dhe marrëdhëniet me Izraelin, pikë. Ne i qëndrojmë deri në fund luftës së drejtë të Palestinës. Republika e Turqisë me Tajip Erdogan në krye nuk do të vazhdojë marrëdhëniet me Izraelin dhe nuk mund t’i përmirësojë ato. Ne nuk kemi synime të tilla”, tha Erdogan në një fjalim para gazetarëve në avionin presidencial pas vizitës në Riad dhe Baku.

Ai paralajmëroi se shumë vende vazhdojnë të eksportojnë armë në Izrael.

“Për sa kohë që dërgesat e armëve vazhdojnë, Izraeli do të jetë edhe më agresiv dhe çdo ditë që Izraeli nuk ndalet, situata në Palestinë dhe Liban do të përkeqësohet”, tha Erdogan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit