4.8 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

A lejohet trajtimi me opium dhe pije të tjera dehëse që përmbajnë sasi të vogël të alkoolit si p.sh. uthulla?

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet trajtimi me opium dhe pije të tjera dehëse që përmbajnë sasi të vogël të alkoolit si p.sh. uthulla?

Përgjigje: Nuk lejohet trajtimi me atë që Allahu e ka ndaluar të tilla si, opiumi, hashashi, alkooli apo ndonjë gjë tjetër që është prej lëndëve narkotike apo dehëse. Gjithashtu, nuk është e lejuar që këto elemente të futen në barna.

Por në qoftë se ato (barnat) tashmë vetëm se përmbajnë ndonjërën prej atyre elementeve dhe që realisht ato nuk mund të dehin edhe nëse përdoret një sasi e madhe e atij bari të caktuar, atëherë përdorimi i tij konsiderohet i lejuar, sepse ajo çfarë është shtuar prej elementeve të tilla në ato barna nuk mund të ndikojë në vetë barin. Pra, ekzistenca e saj është si mos-ekzistencë.

Sa për uthullën, ajo është e lejueshme nëse origjina e saj nuk është alkooli ose nëse ka qenë alkool e cili është shndërruar në uthull vetvetiu. Kjo lloj uthulle, as nuk është substancë narkotike e as dehëse. Në këtë raste është e lejueshme për t’u kuruar me të.

Por nëse origjina e saj është alkool të cilin njerëzit e shndërrojnë në uthull, atëherë ky veprim nuk është i lejuar, e as nuk është e lejueshme të përdoret ajo për çfarëdo qëllimi qoftë.

 

“Komisioni i Përhershëm për Kërkime  dhe Fetva”, nr 3201

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit