4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

27 vjeçarja, zjarrfikësja e parë me mbulesë në Mbretërinë e Bashkuar

Më të lexuarat

Pozita e femrave me mbulesë në punë, ka përbërë çdo herë një stereotip dhe në shumë vende të botës vazhdon të jetë i tillë masivisht. Uroosa Arshid, 27 vjeçarja nga Aspley, Nottingham është bërë zjarrfikësja e parë me mbulesë.

Arshid tha se Nottinghamshire Fire dhe Rescue Service i kanë dhënë përkrahje të vazhdueshme duke i siguruar një mbulesë të veçantë të cilën mund ta përdorë për brenda veshjeve dhe pajisjeve të punës.

Një përfaqësues i kësaj kompanie tha, “Jemi të privilegjuar dhe të nderuar që mund të themi se kemi zjarrfikësen e parë me mbulesë në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Zjarrfikësit nuk janë të panjohur për të thyer barriera dhe Urossa nuk është e dalluar nga të tjerët, ajo mund të jetë frymëzim për shumë femra që t’i bashkohen shërbimit të zja*rrfikësve”, tha Matt Wrack.

Gjithashtu edhe vetë Arshid shpreson që të jetë motiv për femrat e tjera me mbulesë që t’u ecin hapave të saj.

/tetovasot/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit