Alban Veliu nuk ka arritur t’i mbijetoj një sulmi kardiak gjatë faljes së namazit në xhaminë “4 Lullat” në Prishtinë dhe ka gjetur vdekjen në spitalin e Prishtinës.
Fotografitë e publikuara nga familjarët e tij, shfaqin 24 vjeçarin e shtrirë në xhami teksa i jepet ndihma e shpejtë nga mjekët.
Njoftime të shumta në profilin e të ndjerit e përshkruajnë atë si një person të afërm me të gjithë.
Ai ishte student i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.
Nuk jepen detaje të tjera./Inajderi.com