10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Mesazhet e shokëve: Alban, ta kemi zili vdekjen tënde!

Më të lexuarat

Vdekja e studentit Alban Veliu, po përjetohet rëndë nga shokët e tij.

Të gjithë e vlerësojnë si një djalë të sjellshëm dhe fjalë pak, por që ka lënë një boshllëk të madh në jetën e tyre.

Hoxha i xhamisë së “Katër Llullave” vendi ku ka ndërruar jetë studenti, Husamedin Abazi, është shprehur se do t’i mungojë heshtja  e tij.

“Do na mungon heshtja jote (e cila na fliste) dhe nuri yt i cili reflektonte gjallëri. Largimi yt per në Boten e Vërtetë nga Xhamia gjatë ngritjes së duarve per Tekbirin fillestarë ne Namazin e Akshamit ishte vula e gjithë jetës tënde në mesin tonë”, ka shkruar imami Abazi.

Fidan Aliu shkruan se Albani vdiq në vendin më të mirë dhe në kohën më të mirë.

“Vdiqe në rininë më të mirë, por edhe në vendin më të mirë në shtëpinë e Allahut duke falur namazin. InshAllah të shpërblen në xhenet”.

Ejup Fejza shkruan se ishte kohë e shkurtër që të njohur por sikur të njohja qe një shekull.

“Kohë e shkurtë që të njofta, Alban, por, …sikur të të njihja një shekull të tërë!

Gjithë jetën do të të mbaj në mend dhe do të kujtoj si studentin e zellshëm, të përkushtuar, të motivuar dhe shumë të etshëm për të fituar dije të reja e për të kontribuar për të mirën e përgjithshme!”

Ilir Arifi kujton takimin me Albanin e ndjerë në Mitrovicë dhe diskutimin për një vend pune.

“Para pak ditesh ishte hera e fundit që e takova shokun tim Albanin në Mitrovicë, kishte ardhur nga Skenderaj për të aplikuar në një punë, por u kthente i zhgënjyer, m’tha ”vecse ishin pranu, pa dal hale konkursi, formalitet ish gjithcka”!
Albani pothuajse kishte përfunduar Masterin me notë mbi 9-të pa shijuar ende një ditë të vetme pune.
Kjo rini u shkatrru, disa tashmë i vrau stresi nga kjo gjendje e pashpresë në vendin tonë, e Ne që mbetëm është duke na rënduar për dit e ma shumë.
Alban,ti misionin tënd karshi shoqërisë e ke kryer me sukses, neve na mbetet vetëm të lutemi për shpirtin tënd, të prehet i qetë në Xhennetet e Zotit të Madhërishëm. Amin!”

Fidan Fejzullahu e ka pasur të vështirë të shkruaj për Albanin,  “sepse nganjëherë ndjehesh i vogël kur e vëren se nuk ka fjalë që tregon më mirë për jetën e një personi sesa mënyra e përfundimit të saj.”

“Të fala ke edhe nga unë, Alban.

Të shkruaj diçka për Albanin, është shumë e vështirë, sepse nganjëherë ndjehesh i vogël kur e vëren se nuk ka fjalë që tregon më mirë për jetën e një personi sesa mënyra e përfundimit të saj. Është e pabesueshme kjo botë. Një moment ndryshon gjithçka. Një moment ka forcë të sjell lumturinë ndërsa tjetri dhimbjen e botës. Në mesditë më thanë që Albani të ka bërë të fala, ai Albani, i shëndoshë dhe në fytyrë gjithnjë i buzëqeshur, ndërsa dy orë pas kësaj “të fala”, Albani paska ndërruar jetë gjatë faljes së namazit të akshamit në xhaminë e qytetit. Duhet bindje e madhe tek Zoti që të pranohet një fakt i tillë, sepse në fund të fundit, para një vdekje të tillë, ndjehemi ne ata të vdekurit e gjallë që ndjejmë dhimbje për ju të gjallët e vdekur. Gjëja më e dhimbshme që nuk mund t’i thuash një të vdekuri, është “na mungon”, e Albani po na mungon tashmë, ndërsa gjëja më e bukur që mund të bësh për të, është një lutje e mirë nga zemra. Kërkoj falje që nuk pata mundësi t’i kthej të falat Alban, por është e vështirë ta përfundoj këtë shkrim pa fjalë, e mos ta nderoj kujtimin tënd:

Të falat t’i kthej në parajsë, Alban.”

/www.drenicapress.info/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit