1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Komenti i ajeteve të para të sures El-Isra(Premtimi i vërtetë mbi token e shenjtë) – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka treguar se muslimanët do t’i luftojnë çifutët:

“Nuk do të ndodhë Kijameti derisa muslimanët nuk i luftojnë çifutët, atëherë çifuti do të fshihet pas drurit dhe gurit, kurse druri dhe guri do të thonë: o musliman o rob i All-llahut, pas meje kam një çifutë, eja dhe vrite. Nuk do të flet vetëm druri Garkad, sepse ky dru është i çifutëve”. (Buhariu dhe Muslimi).

Në këtë aludojnë edhe shumë ajete nga Kur’ani i Madhëruar, prej këtyre ajeteve, janë edhe ajetet e para të sures El-Isra. Kush i lexon këto ajete me vëmendje do të sheh çudi. Këto ajete përforcojnë faktin se beteja e ardhshme mes muslimanëve dhe çifutëve do të jetë në favor të muslimanëve.

Disa dijetarë të tefsirit kanë thënë se këto ajete flasin për kohën e kaluar dhe se këto ndodhi kanë ndodhur në të kaluarën. Mirëpo në komentin e këtyre ajeteve nuk ka asnjë hadith të vërtetë, e as ndonjë fjalë e fortë e selefit, në të cilën mundemi të mbështetemi dhe të na qetësohet zemra. Krejt ato transmetime që i përmendin dijetarët e tefsirit janë israilijate në të cilat ka gjëra të çuditshme, të cilat nuk mund të pranohen.

Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë: “në këtë kontekst transmetohen shumë israilijate, nuk e pashë të arsyeshme ta shtojë librin duke i përmendur ato, sepse disa prej tyre janë të trilluara nga disa zindikë, heretik kurse disa kanë mundësi të jenë të vërteta, mirëpo ne nuk kemi nevojë për to. Ajo që na e ka treguar All-llahu në Kur’an na mjafton nga çdo gjë tjetër që gjindet në librat e mëparshëm, All-llahu [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk na kanë bërë të nevojshëm për to. Po të gjenim diç të vërtetë ose afër të vërtetës do të lejohej ta përmendim ose shkruajmë. All-llahu e di më së miri”.( Shiko: “Tefsirul-Kur’anil-Adhim”, të Ibn Kethirit, 3/ 27-28.)

Nga ana tjetër njohja e të kaluarës në mënyrë të detajizuar është prej lajmeve mbi gajbin të cilat nuk i di askush përveç All-llahut [subhanehu ve teala], siç tregohet qartë në Kur’an:

“Këto janë disa rrëfimet e panjohura (për ty), që po t’i shpallim ty, e që para këtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit”. (Hud: 49). E kjo nuk ka mundësi të njihet përveç se nëpërmjet shpalljes së artë.

Për këtë t’i kthehemi dhe t’i studiojmë këto ajete përsëri që të zbulojmë gjërat e këndshme dhe të dobishme, sepse atij që ia ka mësuar All-llahu komentin, te ai mundemi të gjejmë gjëra plotësuese.

“Ne u kumtuam në libër beni israilve: “Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh”. Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush adhurues Tanë, që ishin të fuqishëm e të ashpër (sulmues) dhe ata hulumtuan (rreth e përqark) përreth vendit (duke mos u frikësuar). E ai (ndëshkim) ishte vendim i prerë. Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre, ju përforcuam me pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti. Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë. Zoti juaj do t’ju mëshirojë (nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni (të keqes), kthehemi (me ndëshkim) edhe Ne. E xhehenemin e kemi bërë burg për jobesimtarët”. (El-Isra: 4-8).

Një: këto ajete konfirmojnë dy prishje të cilat do t’i bëjnë izraelitët. Po të ishte qëllimi për dy prishje të cilat kanë ndodhur në të kaluarën, kjo s’është e vërtetë sepse çifutët në të kaluarën kanë prishur shumë herë, kurse këto dy prishjet janë kulmi i prishjeve të tyre. Pasi që janë njerëz të tillë, atëherë All-llahu dërgon kush do t’i dënon si është ma keq. Ata kanë qenë robër të Bahtenserit Keltjan, Serxhoni Ashorjan dhe Tiotisi romak.

Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë: “All-llahu [subhanehu ve teala] na ka lajmëruar se kur bënë zullum dhe i kaluan kufijtë, All-llahu u lëshoi armiqtë e tyre që ta okupojnë tokën e tyre, tu hynë në shtëpitë e tyre dhe ti nënçmojnë e mposhtin ashtu sikur që e kanë merituar, sepse Zoti yt nuk u bënë zullum robërve të Vet. Kjo u ka ardhur sepse ata kanë vrarë shumë njerëz, qofshin pejgamber ose dijetarë”.( Ibid. 3/28.)

Dy: historia nuk kujton se izraelitët kanë fituar ndaj atyre që i kanë mposhtur një herë, kurse ajetet e konfirmojnë një gjë të tillë:

“Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre,.”.

Tre: po të ishte qëllimi për dy prishje që kanë ndodhur në të kaluarën nuk do të na tregonte me pjesëzën “Idha”, e cila është pjesëz gjendjeje dhe kushti për të ardhmen e jo për të kaluarën. Atëherë si ka mundësi të lajmëron për të kaluarën me pjesëz e cila aludon në të ardhmen! Po të kishin ndodhur këto dy prishje në të kaluarën do të përdorej “lemma” në vend të pjesëzës “idha”. Edhe një fjalë tjetër na tregon se këto dy prishje kanë për të ndodhur në të ardhmen, edhe kjo pas shpalljes mbi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë..”. ose arabisht: “لَتُفْسِدُنَّ”, lami dhe nuni janë dy shkronja që përdoren për të përforcuar gjëra për të ardhmen.

Katër: e njëjta vlen edhe për ajetin: “E ai (ndëshkim) ishte premtim i prerë”. Sepse nuk thuhet premtoi, përveç se për një gjë që s’ka ardhur ose nuk është realizuar. Premtimi merret me qëllim se mundet të zbatohet edhe se nuk mundet të zbatohet, mirëpo kur është fjala për premtim të Zotit, atëherë ai gjithsesi do të zbatohet. Sikurse dëshiron tu thotë njerëzve All-llahu: këtë premtim mos e merrni si premtimet e njerëzve, sepse ndodhë që njerëzit të premtojnë gjëra që s’mundet t’i realizojnë, që s’i posedojnë ose nuk kanë mundësi t’i realizojnë, mirëpo All-llahu kur premton diç, ajo gjithsesi, pa dyshim, do të ndodhë.

Pesë: pushtetarët dhe popujt që i patën sunduar izraelitët në të kaluarën kanë qenë idhujtarë, për këtë nuk u përkon përshkrimi: “..adhurues Tanë..”. Ky përshkrim aludon në faktin se ata kanë qenë besimtarë, e jo mushrik dhe adhurues të idhujve, sepse kjo cilësi u jepet vetëm besimtarëve të sinqertë. Në këtë rast kjo atribuim është atribuim nderi, kurse nderë dhe krenari ka vetëm besimtari.

Gjashtë: në prishjen e dytë do të ketë shkatërrim të ndërtesave të mëdha dhe të larta, kurse historia nuk përmend se izraelitët i kanë pasur këto gjëra në të kaluarën.

Këto janë disa fakte analitike për këto ajete, që potencojnë se këto dy prishje do të ndodhin pas zbritjes së sures El-Isra. Të ndalemi dhe të lexojmë historinë që ka ndodhur pas zbritjes së këtyre ajeteve.

Sureja El-Isra, ose siç quhet me emrin tjetër sureja Benu Israil, është sure mekkase, i ka zbritur Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] para hixhretit, flet mbi historinë e izraelitëve, qëndrimin e tyre ndaj shpalljeve, rebelimin e tyre ndaj pejgamberëve, prirjen e tyre për prishje në tokë që në fund t’i përkujton me llojet më të këqija të dënimit dhe t’i përkujton se në kohën e fundit ata do të përballohen me ndodhi të hidhura, si përfundim i së cilës do të jetë shkatërrimi total i tyre.

Prishja e parë

Çifutët i posedojnë të gjitha cilësitë me të cilat i bindin njerëzit se janë armiqtë e mbarë njerëzimit, sepse ata paraqesin kulmin e devijimit të fesë së All-llahut, mendojnë se janë të zotët e mbarë njerëzimit dhe se të tjerët janë skllevërit e tyre. Kjo është esenca e teorisë së tyre se janë popull i zgjedhur.

Secili shtet ose popull i ka nxjerrë nga vendi i tyre kur e ka kuptuar natyrën e prishur të tyre, prishjen dhe zilinë qe e kanë. Kush dëshiron të kupton ardhmërinë e tyre m Islamin, le t’i lexon këtë ajet:

وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكَ لَيَبْعَثَنَّ عَلَيْهِمْ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ مَنْ يَسُومُهُمْ سُوءَ الْعَذَابِ

“Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të vë, deri në ditën e kiametit, sundimin e ndonjë që ka për t’ua shijuar atyre mundimin më të shëmtuar”. (El-A’raf: 167).

Në çdo vend që kanë jetuar ata janë përzënë dhe janë detyruar të jetojnë në lagje të veçanta për to, siç tregon All-llahu:

ضُرِبَتْ عَلَيْهِمْ الذِّلَّةُ أَيْنَ مَا ثُقِفُوا إِلَّا بِحَبْلٍ مِنْ اللَّهِ وَحَبْلٍ مِنْ النَّاسِ وَبَاءُوا بِغَضَبٍ مِنْ اللَّهِ وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمْ الْمَسْكَنَةُ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانُوا يَكْفُرُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ وَيَقْتُلُونَ الْأَنبِيَاءَ بِغَيْرِ حَقٍّ ذَلِكَ بِمَا عَصَوْا وَكَانُوا يَعْتَدُونَ(112)

“Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtruar shtypja e mjerimi. Këtë për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore)”. (Ali Imran: 112).

Shprehjet Kur’anore për çifutët janë në kulm të precizitetit, pasiqë Thënës i tij është All-llahu. Ata kurë nuk kanë gjetur siguri, n përjashtim të rasteve kur ndonjë fe u ka dhënë siguri, kjo është domethënia e “litarit të All-llahut”, ose janë bërë aleat të popujve të fuqishëm dhe kanë jetuar nën përkujdesin e tyre, kjo është domethënia e “litarit të njerëzve”. Pra, kjo mposhtje ose nënçmim largoheshka me të kapurit për litarin e All-llahut ose litarin e njerëzve.

Mirëpo në këtë ajet ka edhe një pikë shumë interesante stilistike. All-llahu kur e përmendi nënçmimin, bëri përjashtim, mirëpo kur përmendi “mjerimin”, nuk bëri kurnjëfarë përjashtimi, sepse mjerimi është gjë individuale e tyre, gjendet në shpirtin e tyre, këtë asgjë nuk mund ta largon. Ta nuk posedojnë krenari individuale me të cilën do të ballafaqojnë nënçmimin, por kjo u vjen nga litari i All-llahut ose i njerëzve.

Edhe kur e përshkruan vendbanimin e tyre, del në shesh preciziteti kulminant i Kur’anit. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë për ta, atë që edhe realiteti e vërteton:

وَقَطَّعْنَاهُمْ فِي الْأَرْضِ أُمَمًا

“Ne i shpërndajmë ata në popuj nëpër tokë;…”. (El-A’raf: 168).

I kemi bërë pik e pesë, kështu që në çdo vend lamë nga një grup prej tyre, kurse ky grup i njerëzve jetonte sikur të ishte popull brenda një populli, për këtë edhe ka thënë: “Ne i shpërndajmë ata në popuj nëpër tokë”. Ata kudo që kanë jetuar kanë jetuar në lagje të veçanta, të cilat janë njohur sipas emrit të tyre.

Mirëpo pasi që i shpërndau Benjanosi dhe Tiotisi, ata askund nuk mbetën të fuqishëm, përveç një grupi të vogël të cilët erdhën në tokën arabe, për shumë shkaqe, më kryesoret janë:

– për shkaqe sigurie, sepse ata frikoheshin nga torturat romake,

– dhe për shkaqe të ardhmërisë, pasi që ata kishin lexuar në tevrat cilësitë e Pejgamberit i cili do të del në tokën arabe. Ata erdhën në këtë tokë duke menduar se ky Pejgamber do të jetë nga radhët e tyre, andaj ata shpesh herë u kërcënoheshin arabëve në Medinë me ardhjen e këtij Pejgamberi. Ata thonin: do të vjen një pejgamber, nëse e arrijmë, do t’ju vrasim së bashku me te sikurse popullin e Adit.

وَكَانُوا مِنْ قَبْلُ يَسْتَفْتِحُونَ عَلَى الَّذِينَ كَفَرُوا فَلَمَّا جَاءَهُمْ مَا عَرَفُوا كَفَرُوا بِهِ فَلَعْنَةُ اللَّهِ عَلَى الْكَافِرِينَ(89)

“…e që para se t’u vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër mosbesimtarëve, e mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mosbesimtarëve!. (El-Bekare: 89).

Kur u dërgua Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] si Pejgamber, ata vetëm kishin shtetin. Pasi që kishin dituri nga Libri, ata udhëhiqnin ideologjikisht, kurse nga angazhimi i madh i tyre me pasurinë e kësaj bote, kishin udhëheqësin ekonomike, kurse udhëheqësin politike e morën duke futur hidhërim dhe mllef mes fisit Eus dhe Hazrexh.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] bëri hixhret në Medine, kurse çifutët i kishin ndalur për vete të mirat e saja, i kishin ndarë banorët e sajë mes vete, dhe kishin ndezur fitilin e luftës mes tyre. Ata çdo herë që fillonte të fikej zjarri i luftës, e ndiznin armiqësinë shkatërruese mes tyre, kështu që lufta kurrë nuk ndalej. Në këtë mënyrë ata sundonin këtë vend.

Kur erdhi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në Medinë, doli në shesh mllefi i tyre, gëzimi i tyre u shndërrua në hidhërim, forca në dobësi, sundimi në nënçmim. Çifutët duhej ta pranonin me besim, sepse All-llahu bëri fjalët e ithtarëve të Librit argument, me të cilin Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ballafaqohej me mushrikët:

وَيَقُولُ الَّذِينَ كَفَرُوا لَسْتَ مُرْسَلًا قُلْ كَفَى بِاللَّهِ شَهِيدًا بَيْنِي وَبَيْنَكُمْ وَمَنْ عِنْدَهُ عِلْمُ الْكِتَابِ(43)

“E ata që mohuan thonë: “Ti nuk je i dërguar!” Thuaj: “Mjafton që All-llahu është dëshmitarë midis meje dhe midis jush dhe (është dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të shpalljeve)”. (Er-Ra’d: 43).

Ajo që të habitë është fakti se ata u kërcënoheshin mosbesimtarëve..dhe i thanë ato fjalë, mirëpo nga ahmakllëku i tyre, ata nuk përfituan nga këto fjalë, por u bënë dobi popujve tjerë, Eusit dhe Hazrexhit, sepse ata, kur erdhi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], thanë: ky është pejgamberi me të cilin na kërcënohen çifutët, të nxitojmë t’i besojmë para tyre. Pra, askush nuk e di ushtrinë e Tij, shumë herë edhe mosbesimtarët mundet të jenë ushtarë të All-llahut. Kjo është neglizhencë e armiqve të All-llahut që të fitojnë robërit e Tij.

Këtë gjë nuk e përfilli Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], mirëpo tradhtarët dhe mashtruesit, tentuan ta vrasin, e thyen marrëveshjen, i nxisnin fiset kundër tij, kurse arritën kulmin kur thanë se adhuruesit e idhujve janë më të mirë sesa monoteistët dhe se përkulja para idhujve është më mirë sesa përkulja para All-llahut. U përhap me të madhe çorodia e tyre, e shkelën nderin e muslimanëve, e tradhtuan Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në rastet më të vështira dhe të rënda, siç thotë All-llahu:

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ أُوتُوا نَصِيبًا مِنْ الْكِتَابِ يُؤْمِنُونَ بِالْجِبْتِ وَالطَّاغُوتِ وَيَقُولُونَ لِلَّذِينَ كَفَرُوا هَؤُلَاءِ أَهْدَى مِنْ الَّذِينَ آمَنُوا سَبِيلًا(51)أُوْلَئِكَ الَّذِينَ لَعَنَهُمْ اللَّهُ وَمَنْ يَلْعَنْ اللَّهُ فَلَنْ تَجِدَ لَهُ نَصِيرًا(52)أَمْ لَهُمْ نَصِيبٌ مِنْ الْمُلْكِ فَإِذًا لَا يُؤْتُونَ النَّاسَ نَقِيرًا(53)أَمْ يَحْسُدُونَ النَّاسَ عَلَى مَا آتَاهُمْ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ فَقَدْ آتَيْنَا آلَ إِبْرَاهِيمَ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَآتَيْنَاهُمْ مُلْكًا عَظِيمًا(54)

“A nuk u vure re atyre që iu është dhënë pjesë nga libri? Besojnë idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan thonë: “Këta janë në rrugë të drejtë, se ata që besuan!” Ata janë që All-llahu i mallkoi, e atë që e mallkon All-llahu, për të nuk ka ndihmëtarë. A mos kanë ata ndonjë pjesë të pushtetit? Ata nuk do t’u jepnin njerëzve as sa grimca. A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u tha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh”. (En-Nisa: 51-54).

Për këtë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk i mbeti asgjë tjetër përveç se të përgatisë ushtrinë dhe ta shkelë tokën e tyre, ua shpërndau forcën, i dënoi, u dobësuan, ikën nga gadishulli arabik, nga frika e dënimit, kurse pjesën e mbetur të tyre në këtë vend e pastroi Kalifi i drejtë, Omeri [radijall-llahu anhu], duke i larguar nga Hajberi. Kështu u pastrua toka islame nga papastërtia dhe ndyrësira.

Pra, prishja e parë paska ndodhur në kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], sipas ajetit ku All-llahu u drejtohet çifutëve mos të prishin:

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ لَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ قَالُوا إِنَّمَا نَحْنُ مُصْلِحُونَ(11)أَلَا إِنَّهُمْ هُمْ الْمُفْسِدُونَ وَلَكِنْ لَا يَشْعُرُونَ(12)

“E kur atyre u thuhet: “Mos prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!”. (El-Bekare: 11). Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u detyrua që ti edukojë, t’i dënojë, t’i nxjerrë nga vendi i tyre dhe tua shkulë rrënjët nga ky vend, në përputhje me atë që ka ardhur në fillim të sures El-Isra:

فَجَاسُوا خِلَالَ الدِّيَارِ وَكَانَ وَعْدًا مَفْعُولًا

“…ata hulumtuan (rreth e përqark) përreth vendit (duke mos u frikësuar). E ai (ndëshkim) ishte premtim i prerë”.

هُوَ الَّذِي أَخْرَجَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ مِنْ دِيَارِهِمْ لِأَوَّلِ الْحَشْرِ مَا ظَنَنْتُمْ أَنْ يَخْرُجُوا وَظَنُّوا أَنَّهُمْ مَانِعَتُهُمْ حُصُونُهُمْ مِنْ اللَّهِ فَأَتَاهُمْ اللَّهُ مِنْ حَيْثُ لَمْ يَحْتَسِبُوا وَقَذَفَ فِي قُلُوبِهِمْ الرُّعْبَ يُخْرِبُونَ بُيُوتَهُمْ بِأَيْدِيهِمْ وَأَيْدِي الْمُؤْمِنِينَ فَاعْتَبِرُوا يَاأُولِي الْأَبْصَارِ(2)

“Ai është që në dëbimin e parë i nxori prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan. Ju nuk menduat se ata do të dalin, e ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën ashtu që me duart e veta dhe me duar të besimtarëve rrëzonin shtëpitë e veta; pra merrni përvojë o ju të zotët e mendjes”. (El-Hashr: 2).

وَأَنْزَلَ الَّذِينَ ظَاهَرُوهُمْ مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ مِنْ صَيَاصِيهِمْ وَقَذَفَ فِي قُلُوبِهِمْ الرُّعْبَ فَرِيقًا تَقْتُلُونَ وَتَأْسِرُونَ فَرِيقًا(26)

“E ata nga ithtarët e librit (jehuditë), të cilët u ndihmuan atyre (idhujtarëve), Ai (All-llahu) i nxori prej kështjellave të veta dhe në zemrat e tyre u shtini frikën, ashtu që një grup e mbytni, kurse grupin tjetër e robëroni”. (El-Ahzab: 26).

Me këtë edukim të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u këput litari i All-llahut nga dora e tyre, e u shpërndanë në rruzullin tokësor duke kërkuar popuj të fuqishëm që të bëjnë aleancë me ta dhe të jetojnë nën përkujdesin e tyre.

Me këtë detajizim këto ajete vijnë në përputhje me ndodhitë historike, sepse Kur’ani kur lajmëron mbi ndonjë gjë, vjen realiteti në përputhje me atë që ka lajmëruar Kur’ani, sepse realitetin jetësorë e di All-llahu, edhe Ai është ai që e ka thënë këtë në Kur’an, për këtë nuk mundet të ketë aspak kundërshtime e as kundërthënie. Pra, ata që e shkelën tokën anë e mbanë ishin Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shokët e tij të sinqertë, sa robër të mirë të All-llahut kanë qenë ata burra, andaj edhe e meritojnë epitetin “robër Tanë”.

Mbisundimi i izraelitëve

Kaloi koha e Pejgamberllëkut dhe kalifatit të drejtë, e filluan muslimanët të largohen nga feja pak nga pak, u ndanë në grupacione të ndryshme, u fundosën në epshe, kurse anija e përçarjes u ndal në shkëmbin e mosmarrëveshjes, gjersa e arritën humbjen dhe fituan dobësinë.

Në kohën e gafletit të muslimanëve dhe largimit nga feja e tyre, ata e mblodhën forcën e tyre të shpërndarë anë e mbanë dhe e kthyen sundimin e tyre mbi pasardhësit më të këqij të paraardhësve më të mirë, i nënçmuan dhe u shijuan lloj-lloj dënimesh, torturash, internime, etj.

Filluan t’i vijnë ndihmat këtij shteti sionist nga të gjithë anët e botës, sikurse të ishte një foshnje e lazdruar e lindjes dhe perëndimit, kampi i pari e ndihmonte me njerëz, kurse i dyti me para. Kjo shkaktoi që ata të bëhen më të fuqishëm se muslimanët, gjersa arritën në gjendje të paparë në historinë e tyre, edhe pse gjendja e tyre shpirtërore sipas grafikonave është në fund të pusit.

Shteti Izraelit lindi në kohën kur muslimanët nuk kishin vlerë as te All-llahu, as te njerëzit e as të vetvetja. Perëndimi krishterë ishte në kulm të forcës kur vendosi të themelojë shtetin Izraelit mbi supet e popullit musliman Palestinez, aspak nuk i llogariti arabët, aspak nuk vlente ekzistimi i tyre. Kurse lindja komuniste i shikonte muslimanët si popull pa vlerë dhe i hutuar, i shikonte kryetarët e tyre me nënçmim, për këtë e përkrahi themelimin e Izraelit dhe eliminimin e Palestinës. Perëndimi krishterë mori pjesë në gjenocidin më të fëlliqur që e ka përjetuar njerëzimi.

Pse t’i akuzojmë armiqtë tanë në këtë sjellje? Ata janë njerëz që punojnë për të arritur qëllimet dhe interesat e tyre. Ata me këto vepra i përgjigjen natyrës së tyre. Duhet akuzuar muslimanët, të cilët e harruan All-llahun, e Ai bëri që të harrojnë edhe vetveten. Njerëz të cilët e refuzojnë Islamin si simbol të tyrin në arenën ndërkombëtare dhe jetë të tyre në arenën e brendshme.

Ndokush mund të thotë: si u bënë çifutët më të fuqishëm në numër dhe në mundësi, kur muslimanët janë disa qindra milion, kurse çifutët vetëm disa milion?

Ne i themi, mos u ngut, qëllimi është se në këtë përleshje lufta bëhet mes çifutëve dhe ndihmësve të tyre dhe muslimanëve të sinqertë, grupit të shpëtuar.

Nga ana tjetër, fjala “nefir” domethënë njerëz të cilët u ngritën për të luftuar, andaj në këtë drejtim çifutët ua kanë kaluar muslimanëve, qoftë në forcë, stërvitje, përgatitje ushtarake, etj, në përputhje me ajetin: “dhe ju shtuam më së shumti”.

Ky mbisundimi i tyre është për të edukuar muslimanët të cilët e harruan All-llahun dhe metodën e Tij, e vrapuan dhe u mashtruan me metodat e ndryshme të kësaj bote. Ata dëshiruan të fluturojnë në dynja me krahë material, kurse i tradhtoi krahu shpirtëror, e u rrëzuan në hundën dhe fytyrën e tyre. Kur dëshiron All-llahu ta edukojë një popull, ai largohet nga metoda e Tij, pasi që i besonin dhe u lëshon mbi ta njerëz që nuk përfillin asgjë në rrugën e dënimit të tyre.

Mirëpo ky sundim nuk do të zgjatë me leje të All-llahut. Sepse në këto ajete gjendet pjesëza “thumme”, që aludon në renditje me kohëzgjatje të gjerë. Kurse historia ka dëshmuar se sundimi i është kthyer izraelitëve pas shumë shekujve nga prishja e parë. Mirëpo shprehja Kur’anore për prishjen e dytë ka ardhur me shkronjë “F”, që aludon në renditje të përnjëhershme, për tu treguar muslimanëve se kjo kryelartësi dhe sundim i tyre nuk do të zgjasë shumë kohë, por është periudhë kohore afatshkurta, zgjatë vetëm aq sa u duhet që të mblidhen në tokën e bekuar, për të përjetuar vdekjen e tyre, me leje të All-llahut dhe nga dora e ushtarëve, të cilët janë robër të të Mëshirshmit, njerëz të cilët do të realizojnë adhurimin në vetveten dhe shoqëritë e tyre sinqerisht. Atë ditë do të gëzohen besimtarët me fitoren e All-llahut.

Prishja e dytë

Çifutët bënë shtetin e tyre në Palestinë, prishën mbi tokë, vranë pleq, gra e fëmijë, e djegën Mesxhidul-Aksanë, e shqyen Kur’anin, çorodia kaploi qiellin, vrasja, amorali, çnjerëzimi, fëlliqësirat, torturat, thyerja e marrëveshjeve, kaluan çdo kufi.

Pra, prishja e dytë është duke vazhduar, kurse tani ka arritur kulmin e sajë, sepse s’ka mundësi të ketë prishje më të madhe se kjo:

A ka prishje më të madhe se sa të djegën xhamitë?!

A ka prishje më të madhe se sa të shqyen mushafet?!

A ka prishje më të madhe se sa të vret pleq, gra, e fëmijë dhe të ua thyejnë eshtrat me gurë?!

A ka prishje më të madhe se sa ti hapë luftë Islamit dhe thirrësve islamik, ditë e natë dhe publikisht?!

Vallahi, nuk ka fesad më të madh se ky!

Të gjithë tendencat për ta zgjedhur këtë konflikt nuk kanë korrë sukses, sepse krejt gjërat janë në Dorë të All-llahut e jo në dorë të “kombeve të bashkuara” ose “këshillit të sigurimit”.

Kemi shumë argumente se çështja Palestineze është bërë mall rreth të cilit është duke u bërë pazarllëk, pasi që asnjëra palë nuk ka mundësi të arrijë deri në zgjedhje të drejtë të këtij problemi. Oktopodi sionist është duke shfrytëzuar të gjitha variantet për të realizuar premtimet tevratike, sipas tyre. Ata mundohen tu japin ryshfet kryetarëve që të realizojnë synimet tevratike dhe për të ndërtuar vatanin e tyre të premtuar. Ata tentuan ta blejnë sulltan Abdul-Hamidin, mirëpo nuk korrën sukses, kurse në vitin 1941 u munduan ta blejnë edhe Mbret Abdul-Azizin, të cilit i dërguan kolonel Hoskensin, një nëpunës i lartë në sektorin mbi lindjen pranë ministrisë për punë të jashtme të Amerikës, me detyrë që ta bindë mbret Abdul-Azizin që të hiqet nga çështja Palestineze për dhjetë milion funta ari. Mirëpo mbreti Abdul-Aziz refuzoi të bisedoje më këtë njeri rreth këtij problemi, e u kthye pa asgjë.( Shiko: “Përvojë dhe gabim”, fq. 526. Në këtë libër janë të shkruara memoaret e kryetarit të lëvizjes sioniste dhe kryetarit të parë të shtetit Izraelit. Është botuar në vitin 1949.)

Në ajet ka edhe një pikë interesante. Në ajetin e parë nuk është përmendur hyrja në Mesxhidul-Aksa, në mënyrë të ndarë dhe të pavarur, kurse herën e dytë e përmendë së bashku me hyrjen e tyre. Vallë ku është urtësia e kësaj?!

Ajetet flasin për nënçmimin e izraelitëve dhe se besimtarët e sinqertë do të shkatërrojnë atë që ata e kanë arritur dhe se do tua nxinë fytyrat. Kështu që hyrja e parë e izraelitëve nuk ka pasur nënçmim për izraelitët sepse ka qenë nën sundimin romak, kurse radhën e dytë, çifutët do të jenë aty dhe do të hyjnë muslimanët duke i nënçmuar dhe mposhtur këta njerëz, mbi të cilët është hidhëruar All-llahu. “…që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë…”. Sepse ajetet tregojnë se muslimanët e sinqertë, të personifikuar në grupin e shpëtuar, do t’i fitojnë çifutët, do t’i mposhtin, do të hyjnë në Mesxhidul-Aksanë që tia kthejnë këtë vend të humbur muslimanëve. Kjo domethënë se atje do të jenë çifutët dhe se do ta posedojnë Kudsin edhe Mesxhidul-Aksanë. Ne të gjithë e dimë se ata e konsiderojnë Kudsin kryeqytet të përhershëm të tyre.

Shkatërrimi i çifutëve

Vazhdojnë ajetet: “…që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë”. Robërit e All-llahut do të shkaërrojnë fortifikatën e sionistëve, do të dridhin kalatë e tyre, do t’i shkatërrojnë dhe do t’i rrënojnë. Asnjëherë më parë kjo tokë nuk ka pasur kaq ndërtesa të mëdha sikur tani. Nga ky komentim e lajmërojmë mbarë botën se ndërtimi i lagjeve të reja çifute kurrë nuk do të ndalet edhe pse ata deklarojnë disa herë se do të ndalin këtë proces. Ne u themi: ndërtoni dhe ngritni sa të doni, sepse vdekja juaj është në ato ndërtesa, e kjo do të jetë shumë afër, me leje të All-llahut, do të bien mbi kokat e juaja, sepse All-llahu nuk e thenpemtimin e Vet. “E ai (ndëshkim) ishte premtim i prerë”.

Eshtë përmendur Mesxhidul-Aksaja vetëm herën e dytë që të tregon se do të ketë ndërprerje mes hyrjes së parë dhe të dytë, sikur mos të kishte ndërprerje, atëherë hyrja e dytë do të ishte vazhdim i hyrjes së parë, mirëpo pasi që është ndërprerë hyrja e parë dhe ka mbaruar, atëherë hyrja e dytë konsiderohet hyrje tjetër dhe e re.

Hyrja e parë ka mbaruar atëherë kur izraelitët e okupuan Kudsin dhe i ndaluan njerëzit të falen dhe luten në këtë xhami.

Kurse është e domosdoshme ta çlirojmë Mesxhidul-Aksanë, tokën e uzurpuar, të hakmerremi prej tyre, ta derdhim të gjithë mllefin tonë mbi ta, tua nximë fytyrat saqë të shihen në fytyrat e tyre nënçmimi dhe mjerimi. Do të hyjmë në këtë xhami, inshaAll-llah, ashtu siç kanë hyrë selefi ynë herën e parë, sepse premtimi i dytë, në të cilin aludon ajeti: “E kur vjen premtimi i fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë…”, jemi duke e pritur, në shenjë të besimit në premtimet e All-llahut dhe lajmeve të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Atë ditë do të gëzohen besimtarët me ndihmën e All-llahut.

Çka përfitojmë nga këto ajete:

1- Lufta në Palestinë do të jetë islamike, andaj ata që i japin ngjyrë kombëtare ose lokale kësaj lufte duhet të dinë se s’ka fitore në atë vend pa Islam. Çifutët janë duke luftuar nga këndvështrimi fetar tevrator, e ne nuk mundet tu dalim ballë vetëm se me akiden e tevhidit dhe me fenë tonë. Në këtë aludon ajeti që vijon menjëherë pas këtyre ajeteve:

إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ

“Është e vërtet se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta,…”. (El-Isra: 9).

2- Çështja Palestineze nuk do të zgjidhet në mënyrë paqësore, sepse All-llahu e ka caktuar të kundërtën, andaj ata që bëjnë pazarllëqe në llogari të Kudsit dhe Mesxhidul-Aksasë, duhet të pendohen dhe t’i kthehen vetvetes dhe duhet ta dinë se kjo rrugë drejt në xhehenem i dërgon.

3- Hixhreti i çifutëve drejt Palestinës kurrë nuk do të ndalet. Ata do të vijnë në tokën e cila nxjerr mjaltë dhe qumësht, një nga një dhe grupe-grupe, që ta fitojnë vdekjen e tyre, sepse All-llahu thotë:

فَإِذَا جَاءَ وَعْدُ الْآخِرَةِ جِئْنَا بِكُمْ لَفِيفًا(104)

“…e kur të vijë premtimi i dytë, Ne ju sjellim të gjithëve të përzier”. (El-Isra: 104).

4- Muslimanët nuk duhet të mashtrohen me thëniet e lindjes dhe perëndimit se ata janë duke i ndihmuar Izraelit që të bëhet baraspeshë në këtë rajon, sepse Izraeli posedon armatim edhe më të mirë edhe ma shumë se muslimanët. Sepse All-llahu thotë:

وَجَعَلْنَاكُمْ أَكْثَرَ نَفِيرًا(6)

“dhe ju shtuam më së shumti”.

5- Çifutët kurë nuk do të qetësohen e as nuk do të rehatohen, ata kurrë nuk do ta arrijnë paqen e kërkuar, sepse është një ëndërr që rëndë mund të realizohet dhe shumë larg, pasi që All-llahu nuk e lejon një gjë të tillë. Të gjithë mundin që do ta derdhin në këtë drejtim nuk do të korrë sukses, në shenjë të realizimit të premtimit dhe caktimit hyjnor:

“Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të vë, deri në ditën e kiametit, sundimin e ndonjë që ka për t’ua shijuar atyre mundimin më të shëmtuar”. (El-A’raf: 167).

Në këtë mënyrë na e tërheq vëmendjen Kur’ani ndaj një realiteti më të rëndë një zemrën e botës bashkëkohore, çështja e Palestinës, e cila i ka habitur shumë njerëz. Nëse All-llahu ka mundësi të bëjë mrekulli në çdo kohë dhe në çdo vend, vallë nuk ka mundësi të bëjë mrekulli edhe në këtë vend?!

Kjo është ajo që na e mëson Kur’ani, duke aluduar në një ardhmëri të begatshme dhe të lumtur islame, që ta sjellë mendjen e muslimanit bashkëkohorë para disa fakteve të ç’veshura, me ndikim dhe të para, pa polemika politike, pa komplikime filozofike, pa fshehtësira të mediumeve, të cilat i udhëheqin duar të dyshimta.

Kur’ani i drejtohet muslimanit nga ma shumë se një kënd, herë i flet nga këndi i fakteve të mrekullueshme historike, të cilat japin kuptime të shumta, herë nga këndi i vlerave, të cilat vazhdimisht japin frytet e veta, vlera të cilat depërtojnë në brendësi të njeriut dhe e bëjnë të fuqishëm dhe të fortë, herë nga kënde të ndryshme, etj.

Ti shohim disa paralajmërime islame:

Një: Kalifati i drejtë në bazë të Pejgamberllëkut.

Hyrja e dytë në Mesxhidul-Aksanë është gjë e domosdoshme, i sigurt nga i cili nuk kemi ku të shkojmë, sipas ajeteve të qarta të Kur’anit.

S’ka dyshim se këto çlirime dhe fitore do të mundësojnë kthimin e Kalifatit të drejtë, i cili do t’i sundojë muslimanët me Kur’an dhe Sunnet. Këtë e ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në hadith të vërtetë:

“Do të jetë pejgamberllëku në ju, sa do të dëshirojë All-llahu të jetë, pastaj do të ngritë, kur të dëshirojë All-llahu që ta ngritë. Pastaj do të jetë Kalifati në bazë të pejgamberllëkut, i cili do të mbetet sa të dëshirojë All-llahu që të mbetet, pastaj kur të dëshiroja do ta ngritë. Pastaj do të jetë mbretëri dinastive, që do të mbesë aq sa dëshiron All-llahu për të mbetur, pasta do ta ndritë, pastaj do të jetë mbretëri tirane (diktatoriale), e do të mbesë aq sa dëshiron All-llahu që të mbetet, pastaj do ta ngritë kur të dëshirojë. Pastaj do të jetë kalifati në bazë të pejgamberllëkut dhe heshti”. (Ahmedi, Ebu Davud, Tajalasiu me sened të mirë),

Dy: Mirëqenie ekonomike.

Prej lajmeve që përgëzojnë kthimin e forcës te muslimanët është edhe investimi në tokën e tyre për të arritur qëllimin e kërkuar dhe të pritur. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Nuk do të bëhet Kiameti derisa nuk kthehet toka arabe në lumenj dhe kopshte”. (Muslimi).

Tre: Ardhja e Mehdiut [alejhis-selam] dhe rendi i drejtë shoqëror.

Hadithet që flasin për ardhjen e Mehdiut [alejhis-selam] janë mutevatir, të cilat tregojnë me ardhjen e njeriut i cili do të bënë përmirësime të mëdha në radhët e muslimanëve, njeri i cili do të gjykojë me Kur’an dhe Sunnet, njeri i cili do t ambushë tokën me drejtësi dhe bereqet ashtu siç ka qenë e mbushur me padrejtësi dhe zullum. I besatohen duke e detyruar, do të gjykon shtatë ose tetë vite, do të shtohet pasuria në kohën e tij, kurse ku do ta shpërndanë pa e numëruar, etj.

Do t’i përmednim disa hadithe që flasin në këtë drejtim:

1- “Do të del Mehdiu në kohën e fundit, All-llahu do t’ia jep shiun, kurse toka do të nxjerrë bereqetet, do të shtohet pasuria, do të shtohen bagëtitë, do të zmadhohet ummeti, do të jetojë shtatë ose tetë vite”. (Hakimi, hadithi është sahih).

2- “Nuk përfundon kjo botë, derisa nuk e posedon një njeri nga familja ime, i cili e ka emrin sikur timin”. (Ebu Davud, Tirmidhiu dhe Ahmedi, hadithi është sahih).

3- “Do të jetë një kalif prej kalifëve tuaj të drejtë në kohën e fundit, i cili do të shpërndanë pasurinë pa e numëruar”. (Muslimi).

Për fund

Vëlla i dashur musliman dije se Kalifati i drejtë, i cili do të jetë në bazë të Pejgamberllëkut do të kthehet para se të vjen Mehdiu, e jo ashtu siç mendojnë disa njerëz dhe disa xhematë, se Mehdiu do ta kthen kalifatin, e ata rrinë ulur dhe e presin. Kjo s’ka aspak bazë në sheriat por është paramendim dhe iluzion.

Prej argumenteve të fuqishme se kalifati do të kthehet para se të vjen ky kalif i drejtë është fakti se muslimanët do ta kthejnë sërish Mesxhidul-Aksanë dhe do ta marrin nga çifutët, kurse Mehdiu do të vjen në Mesxhidul-Aksanë e çliruar, e cila do të jetë atëbotë në duar të muslimanëve. Kurse tani Mesxhidul-Aksaja është nën okupimin sionist, kurse medoemos të ngritet kalifati para se të vjen Mehdiu, sepse kjo është rruga e vetme për ta kthyer krenarinë e Islamit.

Prej fakteve që e përforcon këtë tezë është edhe hadithi ku Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Do të jetë një kalif prej kalifëve tuaj të drejtë në kohën e fundit”. (Muslimi). Ky hadith tregon se Mehdiu do të jetë një kalif në vargun e kalifëve të drejtë, të cilët do të gjykojnë sipas Kur’anit dhe Sunnetit, në bazë të pejgamberllëkut, në kohën e fundit.

Argument tjetër është se ardhja e Mehdiut domethënë arritja e kulmit të përmirësimit fetar, kurse të gjithë e dinë se përmirësimi bëhet në mënyrë shkallëzore, andaj për të përgatitur terrenin duhet të ketë edhe para ardhjes së tij burra të mirë dhe përmirësues, që ia përgatisin terrenin Mehdiut për të arritur kulmin e mirësisë. All-llahu e di më së miri.

Këto fakte që i kemi përmendur dhe shumë fakte tjera që nuk i kemi përmendur na lajmërojnë se Islami ka një ardhmëri të bujshme, e mos të flasim për sinjalet botërore të cilat konsiderohen parashikime kosmologjike mbi zgjimin e këtij gjiganti islamik, nga gjumi i tij i thellë. Këtë e dëshmojnë vet armiqtë tanë.

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit