8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Do bëni zullum dy herë

Më të lexuarat

(Komentim i ajeteve 4 deri 8 të Sures El-Isra nga Imam Sa’di)

4. Ne u kumtuam bijve të Izraelit në Libër se “Ju do të bëni dy herë shkatërrime në Tokë dhe do t’i kaloni kufijtë duke bërë padrejtësi në të.”.

SHPJEGIMI I AJETIT: Allahu ua ka përmendur në librat e tyre dhe se ata do të bëjnë shkatërrime në tokë dy herë. Ata do ta mbushin botën me poshtërsi e gjynahe, me mosmirënjohje për Zotin, me tirani e krime, me mendjemadhësi e arrogancë. Allahu na tregon se, kur të ndodhë njëra nga këto, Allahu ka për t’u vendosur mbi kokë armiqtë e tyre, që t’i shtypin dhe kështu të shijojnë hakmarrjen e Zotit. Këto paralajmërime u jepen si kërcënim, që ata të kthehen, të kujtojnë porositë e Zotit dhe të besojnë.

Allahu ua ka përmendur në librat e tyre dhe se ata do të bëjnë shkatërrime në tokë dy herë. Ata do ta mbushin botën me poshtërsi e gjynahe, me mosmirënjohje për Zotin, me tirani e krime, me mendjemadhësi e arrogancë. Allahu na tregon se, kur të ndodhë njëra nga këto, Allahu ka për t’u vendosur mbi kokë armiqtë e tyre, që t’i shtypin dhe kështu të shijojnë hakmarrjen e Zotit. Këto paralajmërime u jepen si kërcënim, që ata të kthehen, të kujtojnë porositë e Zotit dhe të besojnë.

5. Kur erdhi koha për shkatërrimin e parë, Ne dërguam kundër jush disa nga robtë Tanë – luftëtarë të fuqishëm e të ashpër, të cilët e shkelën (dhe e shkatërruan) çdo cep të vendit tuaj. Kështu u përmbush ai premtim.

SHPJEGIMI I AJETIT: Kur erdhi koha për shkatërrimin e parë, Allahu thotë: “Ne dërguam kundër jush disa nga robtë Tanë…”. Kjo do të thotë që Ai vendosi si ndëshkim për ta që të nxirrte disa njerëz, që ishin “luftëtarë të fuqishëm e të ashpër, të cilët e shkelën çdo cep të vendit tuaj.” Ata ishin luftëtarë të guximshëm, të sprovuar e të armatosur rëndë, të cilët ju mposhtën e shpartalluan, ju robëruan fëmijët e morën pasuritë tuaja. Ata hynë në tempullin tuaj dhe e shkatërruan atë. Kështu ndodhi, sepse e kishit merituar. Dijetarët e tefsirit kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë ushtri shkatërimtare, por të gjithë janë unanimë se ata ishin mohues, pra, jobesimtarë. Disa thonë se ishin nga Iraku, të tjerë thonë se ishin nga Gadishulli Arabik. Allahu i Lartësuar bëri që ata t’i shpartallonin bijtë e Izraelit, të cilët e kishin tepruar me poshtërsitë dhe mosbindjen ndaj Zotit. Ata kishin braktisur një pjesë të madhe të Ligjit të Zotit dhe i kishin kaluar kufijtë.

6. Pastaj, Ne jua kthyem juve sërisht sundimin kundër tyre, ju mbështetëm me pasuri e me djem dhe ju shtuam shumë në numër.
7. Nëse bëni mirë, atë e keni për veten tuaj. E nëse bëni keq, atë e bëni kundër vetes. Por kur të vijë koha e fundit, fytyrat tuaja do të shëmtohen kur ata të hyjnë në tempull sikurse hynë herën e parë dhe të shkatërrojnë gjithçka që shkelin.

SHPJEGIMI I AJETEVE: Pastaj, Ne jua kthyem juve sërish sundimin kundër tyre, ju mbështetëm me pasuri e me djem… – Jua shtuam pasuritë, jua shtuam pasardhësit dhe ju fuqizuam mbi armiqtë tuaj.

-…dhe ju shtuam shumë në numër. – Ju bëmë më të shumtë se armiqtë tuaj në numër, në mbështetës dhe aleatë. Kjo ndodhi për shkak të kthimit tuaj në besim, kur u bëtë bamirës e të përulur para Zotit tuaj. Ky është shpërblimi i bamirësisë. Allahu i Lartësuar thotë më tej:

– Nëse bëni mirë, atë e keni për veten tuaj… – Çdo mirësi e besimit do t’ju vlejë pikërisht juve, në të dyja jetët. Ju e vërejtët këtë mirësi që në këtë botë, me ndihmën dhe triumfin që Zoti ju dhuroi mbi armiqtë tuaj, pasi iu bindët Atij për të jetuar sipas besimit të pastër.

-…e nëse bëni keq, atë e bëni kundër vetes. – Nëse shpërfillni besimin, dëmi do të jetë për ju, pikërisht ashtu siç ndodhi kur armiqtë ju nënshtruan dhe poshtëruan.

– Por kur të vijë koha e fundit… – Kur ju, o judej, të përhapni shkatërrimin në tokë për herë të fundit, atëherë do të bëjmë që mbi ju të godasin sërish armiqtë tuaj.

-…fytyrat tuaja do të shëmtohen… – Ai do t’jua shëmtojë fytyrat, kur të shihni fitoren e armikut mbi ju, të cilët do t’ju skllavërojnë.

– kur ata të hyjnë në tempull sikurse hynë herën e parë – Këtu bëhet fjalë për xhaminë Aksa në Palestinë.

-… dhe të shkatërrojnë gjithçka që shkelin. – Ata do të rrënojnë shtëpitë, faltoret dhe të mbjellat tuaja.

8. Shpresohet që Zoti juaj t’ju mëshirojë (nëse pendoheni), por, nëse ju ktheheni (në gjynahe), edhe Ne do të kthehemi (me ndëshkime). Ne e kemi bërë Xhehenemin burg për jobesimtarët.

SHPJEGIMI I AJETIT: Shpresohet që Zoti juaj t’ju mëshirojë (nëse pendoheni), Shpresohet që Allahu t’ju mëshirojë dhe ta kthejë gjendjen në favorin tuaj. Vërtet, Allahu i mëshiroi dhe u dhuroi pushtet në tokë, por i paralajmëroi për t’u ruajtur nga gjynahet e mosbindja:

– … por, nëse ju ktheheni (në gjynahe), edhe Ne do të kthehemi (me ndëshkime). – Nëse ktheheni dhe bëni poshtërsi, edhe Ne kthehemi me ndëshkim mbi ju. Kështu ndodhi kur ata u kthyen në mosbesim e poshtërsi. Allahu dërgoi tek ata Muhamedin (a.s), profetin e Tij besnik, dhe i dënoi nëpërmjet tij. Ky ishte ndëshkimi e poshtërimi i tyre në këtë botë. Ndërsa për ndëshkimin e ahiretit Allahu thotë:

– Ne e kemi bërë Xhehenemin burg për jobesimtarët. – Ata do të hidhen me forcë në Zjarr e do të qëndrojnë përjetësisht në të. Në këto ajete ndihet edhe kërcënimi për popullin e fundit, për muslimanët, që të jenë të kujdesshëm e të ruhen nga gjynahet, se, nëse e bëjnë këtë, i pret i njëjti ndëshkim si bijtë e Izraelit. Ky është rregulli i Zotit, që nuk ndryshon dhe nuk të fal. Çdokush që sheh se si jobesimtarët sundojnë mbi muslimanët e kupton se kjo ndodh për shkak të gjynaheve dhe largimit të tyre nga feja e Zotit. Nëse muslimanët e zbatojnë Librin e Zotit dhe traditën e Profetit të Tij, atyre ka për t’iu dhuruar patjetër triumfi dhe do të lartësohen mbi të gjithë armiqtë e tyre.

Tefsir nga Imam Sa’di

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit