8.8 C
Pristina
Sunday, November 3, 2024

KUR I PACIPI BËHET “HOXHË”
(Rasti Drilon Gashi)

Më të lexuarat

Që të bëhej torollaku teolog e të hiqej si hoxhë, kisha parë edhe më parë, po që të hiqet për hoxhë edhe kodoshi i pacipë, këtë s’më kish rastisur ta shohë. Po si thotë ajo fjala: sa të rrojmë do të shikojmë.

Ky mashtrues vetëm hoxhë nuk është. Hoxhë jo e jo, po edhe nga islami nuk i ka mbetur asgjë. Një hipokrit që aty ku thirret për islam, është i pari që turbullon, e aty ku thirret për vepra të mira, është i pari që mjegullon.

Shkrimi para jush, është më shumë një sqarim për vëllezërit e mi muslimanë, për disa mashtrime banale, në debatin televiziv të zhvilluar më datë 17.3.2022 rreth homoseksualizmit, në të cilin merrte pjesë edhe hoxha i nderuar Fadil Musliu. Ky njeri, Drilon Gashi, bëri çmos për t’ia pështjelluar publikut çështjen e ndalimit të homoseksualizmit në fe, duke i përzier çështjet me njëra-tjetrën.

Ndër të tjera ai thoshte se dijetari musliman i njohur, Ibën Hazmi, aktin homoseksual nuk e ka konsideruar për zina, po kështu edhe Ebu Hanifja dhe se çështja ka kundërshtime. Ky njeri i prapë shfrytëzon njohuritë e cekëta të njerëzve. Në botëkuptimin e masave të gjera, zinaja është kurvëria dhe marrdhënia seksuale e ndaluar, e kur u thuhet një frazë e tillë: homoseksualizmi nuk është zina sipas filan e fistek dijetari, vetiu kujtojnë se ata kanë thënë që nuk është as i ndaluar!! Në këtë mënyrë ai krijon konfuzion dhe turbullon njerëzit dhe me fjalë boshe, jo po kemi tetë medhhebe e jo po feja nuk është monopol i juaji, e çorodit dhe e manipulon akoma më shumë publikun dhe me fjalë pa lidhje e largon nga tema të hallakatur e të zgafulluar.

Ai i bëri bisht disa herë pyetjes që iu drejtua: A është akti homosekual haram dhe i ndaluar në islam? Megjithëse përgjigjja në fe është është e prerë: po është haram me konsensusin e të gjithë muslimanëve, madje edhe sipas tetë medhhebeve të përmendura nga Gashi, ai prap nguronte dhe në disa momente i shkau goja dhe tha nuk është gjynah dhe është e drejtë e tyre!! Kështu është kur torollaku bëhet hoxhë, bie nga tymi në zjarr.

Ky njeri, bashkë me sorollapin e shumëngjyrëshve, e pranojnë hapur që një kontakt i tillë quhet kontakt seksual. Ata i përdorin shpesh fjalë si; “seks”, “orientim seksual”, raport seksual brenda gjinisë etj. Në islam, çdo raprot seksual jashtë martesës është i ndaluar, qoftë ai edhe në përputhje me natyrën e njeriut, pra mes një mashkulli dhe një femre. Kontrata që e rregullon dhe bën të lejuar një marrëdhënie seksuale në sheriatin islam është vetëm martesa e rregullt, që plotëson kushtet dhe parimet sheriatike, ose pronësia. Çdo kontakt tjetër seksual, jashtë institucionit të martesës, është një imoralitet i ulët (ar. fahisheh) i dënuar fetarisht në dunja dhe në ahiret.

Gashi, këtu ka vetëm dy rrugë, ose të pranojë që martesa mes dy homoseksualëve është e lejuar në islam dhe të paraqesë ajetet e qarta nga Kurani ashtu siç na i kërkon edhe ne të qarta, ose ta pohojë që ky raport është jashtëmartesor dhe si i tillë është imoralitet i ulët. Rrugë të mesme nuk ka.

Lejimi i marrëdhënie jashtëmartesore (homoseksualizimit) nënkupton detyrimisht edhe lejimin e marrëdhënieve jashtëmartesore mes dy të rinjve që duhen, përpara martese dhe ky është pikërisht lejimi i zinasë!! Madje, me këtë logjikë, nuk do të kishte kuptim zinaja në asnjë formë të saj. Nuk ka nga t’ia mbajë. Ose do të dalë nga islami tërësisht duke shkelur të gjitha parimet, bashkë me parimin e martesës, ose t’i thërrasë mendjes e të pranojë këto realitete.

Allahu i madhëruar, në ajetet e para të sures Muminun, duke lëvduar dhe ngritur lart besimtarët thotë: (Ata që organet (gjinore) i ruajnë (5) veç për bashkëshortet dhe çfarë posedojnë, për të cilat nuk janë të qortuar (6)). Ajeti është i qartë që njeriut nuk i lejohet marrëdhënia seksuale me askënd, përveçse me bashkëshorten ose atë që ka në pronësi. Jashtë këtyre dy institucioneve; martesës dhe pronësisë, çdo akt tjetër është i qortueshëm, pra haram; sepse, nëse qortimi këtu do të ishte vetëm në formë këshillimi, atëherë edhe zinaja e seksi me gratë e botës do të ishte vetëm i papëlqyeshëm!! Më qartë se kaq nuk ka.

Në ajetin vijues, Allahu thotë: (E kush kërkon pas kësaj, atëherë ata, mu ata janë tejkaluesit (7)). Pra kush nuk e ruan organin e tij dhe kërkon të kryejë marrëdhënie jashtë kësaj, pra jashtë martesës dhe pronësisë, ai i ka tejkaluar ligjet që zoti i ka vendosur. Është aq e qartë sa s’ka nevojë as për interpretim.

Në ajet është përdorur parafjala përgjashtuese “veç” (ar. il-la – إلا) dhe përjashtimi ka nevojë për dy gjëra: të përjashtuarën prej saj dhe vetë të përjashtuarën. Dijetarët e gjuhës arabe, janë pajtuar se e përjashtuara është e kundërt në gjykim me atë prej të cilës po përjashtohet. Në rastin konkret fjala (veç për bashkëshortet) patjetër është përjashtuar nga diçka, përndryshe nuk merr kuptim fjala. Ajo është përjashtuar nga ruajtja e organeve të tyre, pra e ruajnë organin e tyre nga çdo gjë e çdokush, përveç ndaj bashkëshorteve të tyre, për të cilat nuk i ruajnë organet e tyre por i zbulojnë.

Ruajtja, në këtë ajet, është më e gjerë se sa një raport seksual. Ajo është një ruajtje e gjithanëshme, ruajtje edhe e “auretit”, pra mbulim i vendit të turpshëm, mbulim i organeve gjenitale ndaj kujtdo, përveç ndaj bashkëshorteve dhe çfarë kanë në pronësi. Organet gjenitale nuk lejohen të zbulohen assesi, ndaj askujt, me përjashtim të bashkëshortëve apo ndonjë rasti të jashtëzakonshëm mjekimi, i parashikuar nga tekse të tjera të sheriatit.

Këtij të pacipi i thuhet: dy homoseksualë kur e bëjnë aktin, a nuk zbulohen? A nuk e shohin auretin e njëri-tjetrit? A nuk e prekin atë që nuk lejohet? Apo si o torollak? Apo edhe zbulimi i auretit është i lejuar?! Hidhe edhe këtë konsensus në kosh të plehrave! Shkele edhe këtë princip fetar se nuk ke lënë më gjë pa shkelur.

I thuhet gjithashtu: Nëse homoseksualit i lejohet t’ia zbulojë auretin partnerit rezil, pse nuk po i lejohet t’ia zbulojë gjithë botës. E nëse ia zbulon gjithë botës, atëherë përse të mos i lejohet kjo edhe njerëzve të tjerë heteroseksualë?! Nëse homoseksualit i lejohet ta kryejë këtë akt pa martesë dhe ta zbulojë auretin e tij, atëherë përse të mos e kryejë aktin seksual pa martesë edhe një heteroseksual normal, një djalë dhe një vajzë të pamartuar, përse të mos ia zbulojnë auretin njëri-tjetrit? Të mos keqkuptohemi këtu! Islami nuk e pranon martesën mes një gjinie, përkundrazi edhe për martesën mes dy gjinive; femrës dhe mashkullit, ka vendosur kushte, largimi nga rrethi i ngushtë familjar dhe lidhja e drejtpërdrejtë e gjakut. Akti homoseksual, në islam, nuk mund të kuptohet brenda konturit të martesës, rrjedhimisht ai është detyrimisht jashtë martesor dhe si i tillë është i paligjshëm.

Ah more torollak ku e ke hedhur veten. Edhe Ebu Xhehli do të të kishte zili. Edhe Ebu Xhehli ka qenë më i ndershëm. Po t’i vinte Ebu Xhehlit një “profet” që lejonte pederastinë, kishte për të gjetur shkakun që kurrë s’e gjeti për ta ekzekutuar përpara arabëve dhe t’u thoshte: Ja! Po mbroj fisin tim nga ky rezil. Po turp bre Drilon, turp! Faqezi!

Të sqarojmë pak dyshimin e dallimit mes zinasë dhe homoseksualizmit. Këtu duhet të dimë që në sheriat, të dyja janë haram dhe të dyja janë imoralitet. Por, sheriati, në shumë raste, vjen me terma ligjorë, me terma fikhu, pak më të veçantë. Disa dijetarë, kanë thënë që termi “zina” i përdorur në Kuran dhe në sunet, në disa kontekste vjen me një kuptimin më të veçantë dhe nuk përfshin çdo imoralitet, apo çdo marrëdhënie të paligjshme dhe është i veçantë të marrëdhëniet e paligjshme seksuale mes një femre dhe një mashkulli.

Akti homoseksual është padyshim një imoralitet i ulët. Kështu e ka quajtur vetë Allahu në Kuran. Mirëpo pyetja që ngrihet këtu është: a hyn ky akt i turpshëm në termin sheriatik “zina” apo nuk hyn? Ka apo nuk ka të njëjtin dënim si zinaja? Me çfarë lloj dënimi dënohet, me “had” apo me “tazir”? Këto janë çështje të tjera, që nuk kanë të bëjnë me faktin që ai si akt është një haram i ulët dhe i pështirë.

Allahu, në Suren Araf, thotë: (E Lutin kur i tha popullit të tij: A po e veproni imoralitetin?! Askush prej njerëzve nuk ka vepruar kështu përpara jush (80) Ju po e bëni me burrat epshëm e po lini gratë. Po ju jeni një popull mëkatar (81))

Fjala e përdorur në Kuran (ar. el fahisheh – الفاحشة) përdoret vetëm për gjynahet e mëdha, ato të ulëtat dhe të turpshmet. Fahishe-t janë ndaluar rreptësisht në Kuran, në disa ajete, si në suren Araf: (Zoti im ka bërë haram veprat e ulëta (fahishet), të dukshmet e të padukshmet …), ndërsa në suren Shura thuhet: (Ata që u shmangen gjynaheve të mëdha dhe veprave të ulta). Në të dyja këto ajete, për veprat e ulëta, është përdorur fjala fahisheh, vepra të cilat janë konsideruar haram shumë qartë në Kuran. Pra kontakti seksual mes burrave, i cilësuar në ajetin e mëparshëm, si një imoralitet dhe vepër e ulët, është një gjynah, një mëkat i urryer, një vepër e pështirë e cila nuk ka qënë shfaqur përpara kohës së Lutit alejhi selam.

Në këtë ajet kuranor përdoret edhe fjala “epsh” (ar. sheh’ueten – شَهوَة) me kuptimin e dëshirës së zjarrtë seksuale. Ky është kuptimi i prerë i kësaj fjala në gjuhën arabe dhe nuk lë vend për keqkuptime. Sheh’ueh është pasioni dhe zjarri seksual. Kjo tregon që populli i Lutit e bënte me dëshirë këtë vepër të pështirë, me zjarr dhe pasion duke injoruar femrat, të cilat Allahu i ka krijuar për këtë punë. Kjo hedh poshtë pretendimin e rremë se ata kryenin vetëm përdhunime seksuale.

Edhe zinaja është quajtur “fahisheh” në disa ajete; pikërisht sepse ajo është vepër e ulët dhe gjynah i rëndë. Ajeti nr: 15, në suren Nisa, kur flet për dënimin e grave që bëjnë zina, thotë: (E për ato gra tuaja që e veprojnë këtë vepër të ulët (fahisheh), sillni katër dëshmitarë prej jush …). Duket qartë që këtu bëhet fjalë për zinanë, edhe nga fakti i që këtu kërkohen katër dëshmitarë.

Pra si zinaja, si marrëdhënia homoseksuale janë fahisheh, janë vepra të ulëta dhe gjynahe të mëdha. Por, a e përfshin termi “zina” edhe marrëdhënien e paligjshme të homoseksualizmit? Kjo është një pikë tjetër, jashtë temës tonë, për të cilën ka diskutime. Disa dijetarë thonë që ajo është një lloj zinaje dhe fjala zina e përfshin. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. Imam Shafiu dhe dy nxënësit e Ebu Hanifes, Kadiu Ebu Jusufi dhe Muhamed Shejbaniu, Euzaiu, Ebu Theuri, e shumë të tjerë, mendojnë që marrëdhënia homoseksuale është zina dhe përputhet plotësisht me zinanë edhe në ndëshkim. Ajo është zina, madje është një nga format më të rënda të zinasë. Janë argumentuar pikërisht me faktin që ato të dyja në Kuran janë quajtur “fahisheh” dhe përderisa janë sinonime në emërtim, janë edhe simotra në ndëshkim. Imam Ahmedi me Malikun mendojnë që ai është mbi zinanë, prandaj edhe ndëshkimin e ka më të rëndë se zinaja me gratë që nuk i lejohen. Sipas këtyre dy shkollave islame, kadiu islam e ndëshkon me vdekje konsumuesin e një akti të tillë.

Këtu tërheqim vërejtjen se ndëshkime dhe ekzekutime të tilla në islam, nuk janë e drejtë e individëve, por e gjykatave dhe autoriteteve islame. Ato kanë nevojë për proçes gjyqësor, shqyrtim të çështjes dhe vendim të marrë nga një kadi kompetent.

Të tjerë dijetarë, ku më të spikaturit janë Ebu Hanifeja, Hakem ibën Utejbiu, Ibën Hazmi dhe medhehebi dhahiri në përgjithësi, mendojnë që akti homoseksual, paçka se është gjynah i madh dhe vepër e poshtër, nuk përfshihet në termin e veçantë “zina”, por ka termin e tij të specifikuar. Sipas tyre, marrëdhënia homoseksuale duhet patjetër të ndëshkohet, lexojini mirë këto fjalë, duhet patjetër të dënohet dhe të ndëshkohet, mirëpo dënohet me dënim me tazir, dënim që është i ndryshëm nga dënimi me had me të cilin dënohet zinaja.

Kur Ibën Hazmi, bashkë me imamët e tjerë që mbrojnë këtë mendim dhe shprehen që ky akt seksual nuk ka “had”, nuk është i dënueshëm me “had”, kjo nuk nënkupton që ai është i pandëshkueshëm, e aq më keq i lejuar. Kjo nuk nënkupton që pushtetari islam nuk duhet të marrë masa kundër tij. Në fakt, Gashi luan me fjalë, duke shfrytëzuar dijet e cekëta islame të shoqërisë sonë.

Dënimet në islam, përveç dënimeve me kisas, ndahen edhe në dy lloje të tjera, çështje kjo gjithashtu me konsensus:

1) Dënime me had (hudude). Hadi është një dënim i paracaktuar nga vetë sheriati, i përcaktuar në formë, masë dhe sasi nga vetë Allahu dhe i dërguari (sallallahu alejhi ue sellem). Ai është i pandryshueshëm dhe nuk i është lënë hapësirë gjykatësit apo sundimtarit ta shtojë apo ta pakësojë. Këtu hyjnë dënimi i vjedhjes, dënimi i zinasë, i pirjes së pijeve dehëse, i akuzave me imoralitet etj.

2) Dënime me tazir. Taziri është një dënim i papërcaktuar në formë, masë e sasi. Sheriati, caktimin e masës dhe të formës ia ka lënë në dorë kadiut për vlerësim. Gjykatësi, në dënimin me tazir, për të njëjtën shkelje dhe vepër, mund të japë një dënim më të lehtë në disa raste dhe më të rëndë në raste të tjera, bazuar në rrethanat e shkeljes, shkaqet që e kanë shtyrë, dëmit të shkaktuar, precedentëve të mëparshëm penalë etj. Pra hadi është një dënim i përcaktuar nga vetë sheriati dhe i pandryshueshëm sheriatikisht, ndërsa taziri është një dënim variabël, i ndryshueshëm dhe i përcaktuar në masë nga gjykatësi.

Si shembull mund të sjellim krimin e vjedhjes. Për vjedhjen, pas përmbushjes së kushteve, në sheriat ka dënim me had, që është prerja e dorës. Gjykatësi është i detyruar ta zbatojë këtë vendim dhe nuk mund ta tjetërsojë. Ndërkohë që për grabitjen me apo pa forcë, por pa armë, nuk kemi ndëshkim me had. Kjo nuk do të thotë që grabitja është e pandëshkueshme! Përkundrazi, ajo është haram dhe e ndëshkueshme, madje në disa raste shumë rëndë, mirëpo ajo ndëshkohet me tazir. Në incidente dhe shkelje të vogla, gjykatësi mund të mjaftohet vetëm me kritikë dhe demaskim, në raste të tjera mund ta godasë, e në raste të tjera më të rënda mund ta dëbojë, madje edhe ta burgosë. Kur themi që për grabitjen nuk kemi dënim me had, kjo nuk do të thotë që është e padënueshme.

Puthjet, prekjet dhe ledhatimet e paligjshme mes një mashkulli dhe femre, nuk ndëshkohen me had, por me tazir. Kjo nuk nënkupton që ato janë të ligjshme. Ato padyshm janë haram, mirëpo ndëshkohen me tazir, me ndëshkim më të lehtë se ndëshkimi me had dhe ky dënim me tazir vlerësohet në masë nga vetë kadiu, sipas rastit të ndodhur.

Këtu, kemi një rregull të rëndësishme në fikhun islam që thotë: Çdo gjynah i cili nuk ka ndëshkim të paracaktuar (pra me had) ai ndëshkohet me tazir. Kjo është një rregull e përgjithshme, e pranuar jo vetëm nga fukahatë e katër medhhebeve. Kjo rregull bazohet në shumë argumente fetare dhe është praktikuar nga katër kalifët e drejtë, sahabët e tabinët në përgjithësi.

Ibën Hazmi në çështjen nr: 2299, në librin “El muhal-la” thotë: “Dënimet me had që i ka caktuar Allahu dhe i dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) janë për shtatë gjëra: daljen nga feja, kusarinë para se të kapet, zinanë, akuzimin me zina, konsumimin e pijeve dehëse, dehet apo nuk dehet, vjedhjen dhe mohimin e gjërave të huazuara. Ndërsa gjynahet e tjera dënohen vetëm me tazir. Taziri është ndëshkim edukues”.

Në fund, fjalën po ia lemë vetë Ibën Hazmit (Allahu e mëshiroftë), që të flakë nga supet këtë akuzë të rëndë me të cilën Gashi e akuzoi dhe të na tregojë është apo nuk është homoseksualizmi haram? A ndëshkohet dhe si ndëshkohet?

Në çështjen nr: 2302, në librin që i referohet Gashi, të quajtur “El muhal-la”, botimi që unë posedoj është i Shtëpisë Botuese “Ihjautturath”, me shqyrtimin e muhadithit të shekullit të kaluar Ahmed Shakirit, në vëllimin 12, fq: 211, Ibën Hazmi, ose më saktë djali i Ibën Hazmit, duke përmbledhur fjalët e të atit të tij, thotë:

“2303- Çështja e atij që vepron aktin e popullit të Lutit.
Ebu Muhamedi (Ibën Hazmi) thotë: Veprimi i popullit të Lutit është prej gjynaheve të mëdha, prej veprave të ulëta (fahisheh) dhe haramit, njësoj si ngrënia e mishit të derrit, e cofëtinës apo e gjakut dhe njësoj si pirja e verës, si zinaja dhe si gjynahet e tjera. Kush e konsideron të lejuar atë, apo diçka prej këtyre gjynaheve të përmendura ai është qafir, është mushrik (politeist), lejohet të vritet dhe t’i merret pasuria”.

Kështu po thotë Ibën Hazmi, nuk po them unë. Në islam, nëse kadiu musliman konstaton që ndonjë kodosh, i lejon këto veprime dhe i konsideron të drejta të lejuara dhe të mbrojtura, ai del nga islami dhe kadiu e dënon me vdekje, nëse nuk tërhiqet e pendohet. Kështu thotë Ibën Hazmi që Gashi e solli për argument, e nuk po them unë.

Më tej Ibën Hazmi thotë: “Mirëpo njerëzit janë kundërshtuar për dënimin që duhet t’i jepet … “. Ai i paraqet dhe i analizon këto mendime një e nga një, në pesë faqe të plota dhe në fund përzgjedh mendimin e medhhebit të tij dhahiri dhe mendimin e Ebu Hanifes se ai dënohet me tazir e jo me had.

Thotë: “Nëse vërtetohet që nuk vritet e as nuk ndëshkohet me had; pasi as Allahu dhe as i dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nuk e kanë detyruar diçka të tillë, atëherë gjykimi për të është se ai ka kryer një shkelje (munker) dhe është detyrë që shkeljet të ndalohen, prandaj duhet patjetër të rrihet me tazirin e caktuar nga i dërguari i Allahut, jo më shumë dhe të frenohet dëmi i tij”.

Me frenimin e dëmit ka për qëllim burgosjen dhe dëbimin. Për dëbimin, Ibën Hazmi transmeton nga Sahihu i Buhariut, hadithin e meshkujve të femëruar (muhannethin), të cilët janë vetëm një gradë fillestare e homoseksualizmit, por nuk kanë shkojnë deri aty sa të kryejnë marrëdhënie seksuale, por kanë vetëm prirje dhe përngjasime. Në këtë hadith profeti (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Allahu i ka mallkuar meshkujt e femëruar dhe femrat e mashkulluara. Dëbojini ato nga shtëpitë tuaja. I dërguari i Allahut ka dëbuar filanin, ndërsa Umeri ka dëbuar filanin”. Nëse të tillë dëbohen, atëherë homoseksuali e meriton më shumë, sepse shkelja e tij është më e rëndë.

Më pas Ibën Hazmi përmend edhe dënimin me burg dhe thotë: “(Dënohet) edhe me burg sepse Allahu thotë: (Ndihmohuni për vepra të mira e për takva e mos u ndihmoni mes jush për të gjynahe e padrejtësi)”.

Pra, Ibën Hazmi, jo vetëm që nuk u jep të drejta homoseksualëve, por përkundrazi, ai e konsideron këtë një gjynah të madh që ka nevojë për ndëshkim dhe ndërhyrje, një shthurje dhe shkelje që nuk duhet anashkaluar, por duhet ndëshkuar nga autoritetet islame, me rrahje, me dëbim e po të jetë nevoja edhe me burgim. E kjo që përzgjedh Ibën Hazmi këtu është medhhebi më i lehtë në këtë çështje në mesin e dijetarëve. Të tjerët janë akoma më të ashpër në dënimin e këtij fenomeni. Ku janë pra, o Drilon Gashi, të drejtat që Ibën Hazmi u ka dhënë homoseksualëve?

Pas dy çështjeve të tjera, Ibën Hazmi përmend edhe hadithin që e transmeton Muslimi, në të cilin profeti (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Të mos vështrojë burri auretin (vendet e turpshme) e burrit dhe as gruaja auretin e gruas. Të mos shtrihet (për të fjetur) një burrë me një tjetër burrë në një çarçaf të vetëm dhe të mos shtrihet gruaja me një tjetër grua në një çarçaf të vetëm”.

Më pas transmeton një hadith profetik të ngjashëm nga Ibën Mesudi dhe transmeton hadithin e Ibën Abasit: “I dërguari i Allahut i ka mallkuar burrat që u përngjasojnë grave dhe grave që u përngjasojnë burrave”.

Pas këtyre transmetimeve, Ibën Hazmi thotë: “Këto tekste të qarta dëshmojnë që prekja burrë me burrë apo grua me grua është haram. Prandaj, prekësi i lëkurës së atij që e ka të ndaluar ta prekë, i është kundërvënë Allahut dhe ka vepruar haramin. E nëse në përdorim vihen edhe organet, atëherë harami është akoma më i madh dhe gjynahu është i shumëfishuar …”.

E shikon o Drilon Gashi, o matrapaz me fenë, a e shikon çfarë thotë Ibën Hazmi? Thjesht fjetja burrë me burrë në një krevat e në një mbulesë të vetme është haram, e po të takohen lëkurat me njëra-tjetrën është më haram, e po të preken organet gjenitale është kulmi i haramit. Si na qenkësh puna me atë që kryen aktin e paturpshëm të pederastisë?! Si kryet akti homoseksual pa u zbuluar auretet? Si? Na e trego pak! A nuk të vjen zor o njeri që gënjen për këtë imam të nderuar?! Pse trillon kaq poshtërsisht?! Apo nuk di? Nuk di të lexosh? Eja atëherë tek unë, të t’i sqaroj një nga një gjërat, ashtu siç ka thënë profeti (sallallahu alejhi ue sellem): “Pse nuk pyetën atëherë kur nuk dinin, sepse shërimi i injorancës është pyetja?!”. Eja pyet kur nuk di! Unë jam mjeku i injorontëve. Di unë si të ta shëroj injorancën. Sidoqoftë rruga me ty qënka e gjatë e ky është vetëm një prej episodëve.

Përgatiti Florian Leli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit