3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

20 familje shqiptare humbin gjithçka pas Uraganit ‘Harvey’, kanë mbetur pa shtëpi e makina

Më të lexuarat

Hjustoni sot është i gjithi i përmbytur!Rreziku i furtunës nuk ka kaluar ende. Komuniteti shqiptar atje, megjithëse relativisht i vogël në numër, përbëhet nga 500-600 familje.

Ja çka shkruan ambasadorja e Shqipërisë në SHBA për qytetarët shqiptarE prekur thellësisht për sa kam ndjekur përditësimin e ngjarjeve, ju drejtohem të gjithëve bashkëkombasve të mi, ju që po vuani pasojat e natyrës bashkë me të gjithë pjesën tjetër të popullsisë amerikane që jeton dhe punon në Hjuston dhe rrethinat e tij.Nga kontaktet me autoritetet kemi mësuar se deri tani nuk ka patur fatalitete ndërmjet familjeve shqiptare. 
Kam kontaktuar me drejtuesit e organizatës Arberia Houston dhe jam informuar se janë të paktën 20 familje shqiptare të prekura totalisht nga kjo fatkeqësi natyrore duke iu rrembyer shtëpitë, makinat, dhe të gjithë pasurinë që ato kanë.Së pari, shpresoj thellësisht që të gjithë të mbeteni jashte rrezikut për jetën! Qyteti i Hjustonit është akoma nën kërcënimin e faktorëve të natyrës, por edhe nën gjëndje emergjence për arsye të rritjes së kriminalitetit në qytet.Ju inkurajoj të bëni atë që shqiptarët bëjnë më mirë, të qëndroni sa më afër dhe ndihmoni njëri-tjetrin. 
Mos u ndjeni se jeni larg vendit, të afërmve apo miqve tuaj. Ju siguroj që vëmendja jonë është atje në Hjuston!
Kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, [email protected] numri i emergjencës 202.758.9526 janë të hapura për cdo informacion apo për t’u lidhur me familjarët tuaj. Do ju vëmë në dispozicion të gjitha sa ne kemi mundësi.Jemi me mendje dhe me zemër bashkë me Ju!
Floreta Faber

Ambasador e RSH në Shtetet e Bashkuara

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit