-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gazeta më e Madhe izraelite HARETZ Për Rezistencën PALESTINEZE

Më të lexuarat

Humbjet tona ditore janë nga 912 milion dollarë. Ku përfshihen ngritjet e avionëve, çmimi i raketave patriot, karburanti i makinerive të luftës dhe konsumimi i municioneve.

Mos të përmendim këtu, rrënimin e ekonomisë, tregtisë, rënien e bursës dhe bllokimin e bizneseve të ndërtimit, gastronomisë, ngordhin e shpendëve në ferma. Ato janë dhjetëra milionë dollarë të tjerë.
Gjithashtu humbje ka në mbylljen e aeroporteve, trenave, ushqimet e të ngujuarve nëpër bunkerë. Pa llogaritur edhe nëmet e mëdha shkaktuar tek banesat, dyqanet, makinat dhe fabrikat, për shkak të raketave të Rezistencës Palestineze.

Ne po përballemi me një luftë, që nuk jemi ne që po e menaxhojmë…

E sigurisht, as nuk do të jemi ne që do i japim fund. Sidomos kur zonat arabe në Izrael na kanë befasuar me këto kryengritje të ashpra kundër nesh. Pasi ne mendonim se këta arabë, tashmë e kishin humbur lidhjen tyre me Palestinën.

Lajm i keq, për shtetin tonë, të cilin edhe politikanët tanë janë bindur se i kanë bërë llogaritë gabim, është fakti se palestinezët nuk janë si emiratasit, katarasit, apo omanasit..

Ata vërtetë janë të zotët e tokës. Sepse kush përveç të zotëve të tokës sakrifikon veten, fëmijët pasurinë dhe lufton me kaq ashpërsi sa ata? Kaq sfidues dhe krenarë sa ata?

Si një hebre, unë e sfidoj krejt kombin tim nëse gjen dikënd me kaq trimëri dhe patriotizëm për këtë vend. Pas gjithë atyre tmerreve që u kemi sjellë mbi kokë, vrasje burgosje embargo, madje këtu brenda i kemi mbytur edhe me drogë. Bëmë shumë për ti çrrënjosur atyre fenë dhe atdheun me atwizëm e çmenduri të tjera.
Por çuditërisht shikojmë sot sesi një i droguar shpërthen në kryengritje për të mbrojtur tokën e tij dhe Aksanë e tij. Flet sikur të ishte një hoxhë I madh, duke thirrur Allahu Ekber..

Ushtri shtetesh të kompletuara me të gjitha armatimet nuk guxojnë të bëjnë atë që po bën Rezistenca Palestineze në pak ditë. E ka zhveshur ushtarin izraelit nga emri i madh që kishte (Ushtari i pamposhtur). Tani ai vritet dhe robërohet si çdokush tjetër.

Ndërkohë Telavivi ka nisur të provojë zjarrin e raketave të Rezistencës, është më mirë për be që ta braktisim ëndrrën e Shtetit të Madh Izraelit. Duhet të pranojmë se edhe palestinezët po e bëjnë shtetin e tyre. Të jemi në fqinjësi të mirë me të. Vetëm kështu do ti shtojmë jetën shtetit tonë edhe për disa vjet më shumë.
Jam I bindur se qoftë edhe pas 1000 vitesh, edhe pse nuk besoj se do ti arrijë dhjetë vjet, Izraeli do e paguajë të plotë faturën e Palestinezëve.

Ata do ngrihen e do ngrihen e do ngrihen dhe do vijë dita që ata të hyjnë si kalorës në Telaviv.

Perktheu: Eduart Thartori.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit