10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Konfirmohet aktakuza ndaj 4 ish-ministrave në rastin “Hidrocentralet”

Më të lexuarat

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hedhje të aktakuzës ndaj ish-ministrave të qeverisë “Thaçi 2”, Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi, Nenad Rashiq, Fllanza Hoxha dhe Arben Gjuka, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në rastin e Hidrocentraleve.

Ky është njoftimi i plotë:

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të pandehurve B. B., M. K.-L., N.R., D. G., F. H. dhe A. Gj. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 04.03.2021, është vërtetuar dhe çështje penale ndaj tyre, do të vazhdojë sipas rregullave të procedurës penale.

Të pandehurit në fjalë, po akuzohen nga ana e Prokurori Special për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje” nga neni 422 par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë (KPRK).

Gjykata e Apelit po ashtu,  e ka refuzuar edhe ankesën e Prokurorisë Speciale, për të akuzuarit tjerë në këtë rast: L.F., F.H., F. Ç., M. R., A. N.,  F.K.,  I. I., G. J., B. B., G. Sh., N. H.,  A. A. Procedura penale ndaj tyre është pushuar, për shkak të parashkrimit relativ te ndjekjes penale.

Gjykata e Apelit gjeti se aktvendimi i ankimuar, nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, dhe se gjykata e shkalles së parë, ka vendosur drejtë dhe ligjshëm,  duke dhënë arsye të mjaftueshme, kur i ka trajtuar kërkesat  e  mbrojtësve, për hedhje të aktakuzës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit