-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

12 Gabimet gjatë namazit

Më të lexuarat

Gabimet e namazfalësve në rrobat e tyre.

1– Namazi me rroba të ngushta, të cilat i përshkruajnë pjesët e turpshme (auretin). Veshja e rrobave të ngushta është një gjë e urryer, si në sheriat ashtu edhe nga ana mjekësore për dëmin që i shkaktojnë trupit… n.q.s: veshja e këtyre rrobave shtynë në lënien e namazit, atëherë është e ndaluar rreptësisht veshja e tyre. Është vërtetuar, që shumica e atyre që i veshin këto rroba nuk falen, ose falen pak sikur munafikët. !?

2– Namazi me rroba të tejdukshme dhe të holla të cilat shfaqin ngjyrën e trupit.

3– Namazi me auret (pjesa e turpëshme) të zbuluar, si p.sh: veshja e pantollonave dhe e këmishave të shkurtra, me të cilat, kur bie në ruku apo sexhde, bëhen shkak që të shfaqet shpina deri afër të ndenjurave, gjë e cila të çon në prishjen e namazit dhe shkaku i kësaj, janë, pantollonat dhe veshjet që vijnë nga vëndet e kufrit.

4– Namazi me rroba poshtë nyjeve të këmbës… dhe kthyerja (përveshja) e rrobave në namaz.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiall-llahu anhu) se ka thënë: Kur një burrë po falej me rrobe (izar) të lëshuar, Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) i tha:

Shko dhe merr Abdes. Ai shkoi dhe më pas u kthye. Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) përsëri i tha:

Shko dhe merr abdes. Një burrë që ishte o pranishëm pyeti, O i Derguari i

All-llahut, përse e urdhërove që të marrë abdes ? Profeti

(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) heshti pas fjalëve të tij dhe më pas i tha:

Ai po falej me rrobe (izar) të lëshuar, ndërsa All-llahu nuk e pranon namazin e një personi që e tërheq zvarrë rroben (izarin) e tij.[1]

Transmetohet nga Abdullah Ibn Abbasi (radiall-llahu anhuma) se Profeti

(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:

Jam urdhëruar që ta bëj sexhden me shtatë gjzmtzrë, si dhe jam urdhëruar që të mos i mledh flokët e as të mos i përvesh rrobat.[2]

5– Namazi me supe të zbuluara.

Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):

Të mos falet ndonjëri nga ju me një rrobë të vetme, pa hedhur mbi supin e tij ndonjë gjë.[3]

6– Rënia në sexhde në rrasat që janë bërë me dheun e Kerbelasë (vëndi ku është vrarë Huseni (radijall-llahu anhu) i cili gjindet në Irak) ose marrja e këtyre rrasave në namaz… (sic e bëjnë shi\’itët në ditët tona).

7– Namazi në ato vënde që ka figura, apo mbi sexhaden qe mban figura.

Enesi (radiall-llahu anhu) tregon duke thënë, Aishja (radiall-llahu anha) mbante një perde që në të kishte qëndisje të ndryshme dhe e kishte vendosur në një qoshe të shtëpisë. Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) i tha:

Largoje atë nga unë, sespe akoma vizatimet e saj më shfaqen gjatë namazit.[4]

8– Namazi në varreza ose në drejtim të tyre.

Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):

Me të vërtetë, ato që jetuan para jush i kthyen varret e Profetëve të tyre në vede faljeje, kini kujdes, mos i ktheni varret në faltore, sepse, me të vërtetë unë jua ndaloj një gjë të tillë.[5]

Gabimet e namazfalësve në lidhje me sutren (objekt që ndalon të tjerët nga kalimi përpara).

9– Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):

Mos u fal vetëm se pranë sutres (duke e vendosur përpara teje me një distancë sa të kalojë një dele) dhe mos lejo askënd që të kalojë përpara dhe n.q.s. kundërshton, godite, se me të është karini (shejtani). [6]

Gabimet e namazfalësve në formën e kryerjes së namazit.

10– Bërja e nijetit me zë ose me anë të të shqiptuarit, sepse nijeti bëhet me zemër.

11– Mosngritja e duarve në tekbirin (në thënien All-llahu Ek`ber) fillestar gjatë shkuarjes në ruku dhe gjatë nritjes prej saj.

Transmetohet nga Abdullah Ibn Umer (radiall-llahu anhuma) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kur e fillonte namazin i ngrinte duart deri tek supet dhe kur e ngrinte kokën nga rukuja, i ngrinte duart përsëri në atë mënyrë.[7]

12– Ngritja e shikimit në qiell ose të shikuarit në ndonjë vënd tjetër përveç sexhdes.

Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):

Si është puna me disa, të cilët i ngrejnë shikimet e tyre në qiell kur ata janë në namaz,… le të ndalen nga kjo, ose do t\’i ikin shikimet e tyre. [8]

Marrë dhe përmbledhur nga libri:

El Kaulul Mubijn fi Akhtail Musal-lijn.

Autor:

Mesh`hur Hasen Alu Selman.

[1] Transmeton: Ebu Daudi: 1/172. Nr: 637 dhe Imam Ahmedi: 4/67 etj.

[2] Transmeton: Imam Muslimi: 1/354. Nr: 490 etj.

[3] Transmeton: Imam Bukhariu: 1/471. Nr: 359. dhe Imam Muslimi: 1/367. Nr: 516.

[4] Transmeton: Imam Bukhariu. Nr: 374 dhe 5959.

[5] Transmeton: Imam Bukhariu. 1/531 etj.

[6] Transmeton: Imam Muslimi. Nr: 260 etj.

[7] Transmeton: Imam Bukhariu. 2/218. Nr: 735 dhe Imam Muslimi. 1/292. Nr: 390 etj.

[8] Transmeton: Imam Bukhariu. 2/233 etj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit