9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Falja e namazit të sabahut mbronë nga sëmundjet e zemrës

Më të lexuarat

Studimi më i fundit mjeksor.
Agjënsia e lajmëve Islame shpallë studimet më të fundit mjeksore për shërimin e sëmundjeve të zemrës dhe arteriosklerozës. Është zbuluar se falja ditore e namazit të sabahut në kohën e vet është mënyra më e mirë për t’u shëruar nga sëmundjet e zemrës dhe arterioskleroza.

Sëmundjet më të shpeshta të zemrës janë ç’rregullimet e rrahjeve, që ndodhin nga lëndët mpikëse të zemrës dhe arterioskleroza, shkak i së cilës është pushimi i gjatë i trurit.

Një grup mjekësh nga Jordania kanë vërtetuar se ç’rregullimet e rrahjeve të zemrës është sëmundja më e rrezikshme, e cila i kanosët zemrës. Gjithashtu dhe arterioskleroza dhe tromboza (dobësia dhe bllokimi i gjarkullimit të gjakut), që shkak kryesor i këtyre sëmundjeve është gjumi i gjatë, qoftë ai ditën apo natën.
Studimet mjeksore kanë konstatuar se njeriu kur bën gjumë të gjatë pakësohen tepër të rrahurat e zemrës, nuk i kalon 50 të rrahura në një minutë. E kur pakësohen të rrahurat e zemrës gjaku kalon nepër kanalet e veta shumë ngadal dhe kjo dukuri sjellë rënien e kriprave dhe yndyrës. Shkak i kësaj njeriu kanoset me arteriosklerozë apo trombozë (dobësimin e arterive apo bllokimin e tyre) e kjo shkakton në zemër ç’rregullimin dhe dobësimin e rrahjeve gjithashtu shkakton dobësimin e arterieve, të cilat do të transferojnë gjakun nga zemra e në tru e që nga kjo shkaktohet apopleksia (pushimi i trurit), e cila e vën jetën në rrezik.
Ky studim mjeksor bën të ditur se është e domosdoshme që të ndërpritet gjumi i gjatë, gjegjësisht të mos kalojë më tepër se katër orë. Pas kësaj periudhe të gjumit, për ta vënë zemrën në sistemin e duhur, duhet që të bëhën levizje trupore së paku 15 min. E këto levizje duhet të jenë ditore dhe të bëhën në oret e para të mëngjesit.
Me fjalë të tjera, falja e namazit të sabahut në kohën e vet dhe duke shkruar në xhami është ushtrimi i duhur pas gjumit për të shëruar sëmundjet e zemrës.

Në këtë studim gjithashtu përmendet se një musliman, i cili e ndërpret gjumin e tij dhe falë namazin e sabahut duke dalur në xhami bën riparimin dhe sistemimin e rrahjeve të zemrës dhe ruan arteriet . Sidomos tek ata që bëjnë më tepër se tetë orë gjumë ditor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit