Update 13:15 – Sipas të dhënave të fundit, së paku 11 njerëz janë të vdekur dhe 4 të tjerë të plagosur rëndë!
Update 13:00 – Sipas CNN, më së paku 10 njerëz janë të vdekur si shkak i shpërthimit që ndodhi tek zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo”.
Dy njerëz të armatosur rëndë kanë hyrë në zyrat e gazetës dhe kanë qëlluar aty çfarë kanë mundur.
Tre policë janë të plagosur rëndë, tha Luc Poignant – shefi i policisë për BFMTV.
Zjarr në gazetën satirike franceze, bëri karikaturë fyese të Profetit Muhamed
Një kërsimë e armëve të zjarrit është dëgjuar në afërsi të gazetës satirike franceze “Charlie Hebdo” sot, njofton policia e Parisit.
Zyrat e saj u djegën 3 vite më parë në përgjigje të karikaturave fyese ndaj profetit Muhamed.