-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

10 gjëra që po ndodhin në Shqipëri teksa ti e ke mendjen tek Covid19

Më të lexuarat

Me surprizoi pafund reagimi i gjere ndaj shkrimit “Të lodhur nga lajmet e frikshme? 13 gjëra që askush nuk jua thotë për Covid-19”. Nuk e kisha shkruar per ta botuar, por per t’ja derguar prinderve te mi. Ata, porsi edhe prinderit tuaj, e kane te veshtire te orientohen ne oqeanin mediatik te internetit.

Ne nje kohe kur te gjithe e kemi mendjen tek higjena e duarve, eshte fare e lehte te humbasesh higjenen e mendjes.

Edhe kete shkrim do ta konceptoj si nje bisede ne distance me prinderit e mi te karantinuar. Nese tek shkrimi i pare mundohesha te argumentoja disa nga shifrat qe qarkullojne ne lidhje me Covid19 ne Shqiperi e ne bote, ne kete shkrim do te mundohem tu flas per ate qe ndodh ne Shqiperi teksa ata nuk e kane mendjen.

I.
Te dashur mami dhe babi, a e dini se
Ekzistojne te semure te tjere ne kete vend?

Ne vitin 2018 ne Shqiperi ka patur 21,804 vdekje te regjistruara. Sipas Instat, “vrasesi” kryesor i shqiptareve me 53% te rasteve (11,599 vdekje) jane semundjet kardiovaskulare. Ndersa ne vend te dyte qendrojne tumoret me 16.9% (3,695 vdekje).

Nderkohe qe ju qendroni ne shtepi dhe frikesoheni per shkak te Covid19, keta dy vrases po bejne kerdine. Ata nuk pyesin per virusin. Kane axhenden e tyre. Ne Shqiperi behen cdo muaj 750 mije vizita mjekesore. Keto vizita pergjate kohes se karantines nuk kane patur mundesi te behen.

A e dini sa e rrezikshme eshte per shendetin dhe xhepin te zbulosh me vonese nje semundje kardiovaskulare apo nje tumor? Te dashur prinder, nese keni domosdoshmerisht nevoje te kini frike, shqetesohuni per keta dy vrases qe perbejne se bashku 69.9% te vdekjeve ne Shqiperi dhe jo per Covid19 qe perben aktualisht 0.119% te tyre.

10 gjëra që po ndodhin në Shqipëri teksa ti e ke mendjen tek

BURIMI: INSTAT, 2018

II.
Te dashur mami dhe babi, a e dini se
Ligjvenesit tane gjeten kohe te hartojne dhe votojne nje ligj qe denon te semuret me Covid19?

Sikunder e lexuat edhe ne shkrimin tim te pare, Shqiperia ka ndermarre masat me te ashpra ne Europe. Jo vetem qe jane jo proporcionale me rrezikun qe Covid19 ka shfaqur ne Shqiperi, por edhe ne kundershtim me Udhezimet e Keshillit te Europes te dates 8 Prill 2020 per respektimin e te drejtave te njeriut.

Sikur kjo te mos mjaftonte eshte gjetur koha te hartohet dhe votohet nje ndryshim ne Kodin Penal te vendit qe te semurit qe shperndajne semundjen te denohen me burg. Nuk po hy ne detajet teknike te ketij ligji absurd e te panevojshem (Presidenti dhe Opozita jo parlamentare nuk ka shfaqur ndonje oponence thelbesore).

Po mjaftohem duke cituar nje fjali nga intervista e para pak diteve te nje nga personaliteteve te shendetsise shqiptare dhe nje ish ligjvenesi te respektuar si Z. Leonard Solis.

“Kur ketij parlamenti qe eshte shume nen mesataren e popullit shqiptar, i lejohet te vendose dore ne kodin penal, eshte njesoj si nje majmuni t’i japesh ne dore nje kallashnikov.”

Pra, te dashur prinder, nese domosdoshmerisht keni nevoje te kini frike, shqetesohuni nga majmunet me kallshnikov te cilet kane ne dore jeten tuaj dhe te niperve tuaj.

III.
Te dashur mami dhe babi, a e dini se
Shkodra ka perqindjen me te ulet te vdekshmerise nga te gjitha qytetet qe kane viktima?

Po! Pavaresisht cfare degjoni ne televizor, Shkodra ka perqindjen me te ulet te vdekshmerise nga te gjitha qytetet qe kane patur viktima me Covid19.  Vetem 1.06% e te infektuarve ka nderruar jete ME Covid19. Nderkohe ne Kavaje per te cilen nuk degjoni fare, vdekshmeria eshte 22.22%.

10 gjëra që po ndodhin në Shqipëri teksa ti e ke mendjen tek

Po si ka mundesi?

Numri i te infektuarve ne cdo qytet e fshat te Shqiperise eshte shume here me i madh per shkak te argumentave qe ju kam paraqitur ne shkrimin e pare. Keshtu qe mjafton qe te zgjedhesh nje qytet cfaredo dhe te besh me shume teste dhe papritmas mund ti japesh idene publikut se aty ka nje vater.

Prandaj testet nuk duhen bere ne menyre selektive, por duke respektuar censusin e vendit. Vetem keshtu mund te kuptojme realisht se cilat jane qytetet me te prekura.

IV.
Te dashur mami dhe babi, a e dini se
Ka shqiptare qe mendojne se shqiptaret jane kafshe?

Ju nuk keni Facebook dhe Instagram, por me lini t’ju informoj se ekziston nje ushtri e madhe shqiptaresh qe praktikojne sportin me te preferuar kombetar, sharjen e shqiptareve. Sa here komunikohet ndonje mase e re agresive, vershojne nje lum komentesh te tipit “Mire ja ben se s’marrin vesh ndryshe keta”, “Me mire ne burg ata se sa te vdesim ne”.

Dua po ashtu t’ju informoj te dashur prinder se duhet te jeni krenar per menyren se si jane sjelle shqiptaret gjate kesaj periudhe ku durimi i tyre eshte vene ne nje sprove te veshtire.

Ne asnje moment ne Shqiperi nuk kemi pare skena si keto ne Australi

10 gjëra që po ndodhin në Shqipëri teksa ti e ke mendjen tek

Apo si keto ne Amerike

10 gjëra që po ndodhin në Shqipëri teksa ti e ke mendjen tek

… edhe pse keto vende nuk kane patur asnje kufizim ne orarin e blerjes se ushqimeve.

Shqiptaret po ashtu, edhe pse jetojne ne nje nga 5 vendet me te varfera ne Europe, nuk kane sfiduar autoritetet shtetore me arme ne dore sikunder ndodhi para pak ditesh ne SHBA, vendi qe ne adhurojme dhe marrim per shembull aq shpesh.

10 gjëra që po ndodhin në Shqipëri teksa ti e ke mendjen tek

E meqe jemi tek Amerika, do doja t’ju kujtoja nje shprehje te nje nga figurave te tyre me te shquara:

“Ata qe japin lirine, per te blere pak siguri te perkohshme, nuk meritojne as lirine, as sigurine!”
Benjamin Franklin

V.
Te dashur mami dhe babi, a e dini se
Italia dhe vende e tjera po behen gati?

Italia dhe vendet e tjera te botes kane ngritur task-force me figurat me te ndritura te vendit ne fushen e Ekonomise dhe Sociologjise, dy fushat me te prekura nga Covid19 pertej shendetsise. Keto task force perbehen jo vetem nga eksperte me profil profesional te padiskutueshem, por mbi te gjitha edhe nga figura qe nuk kane qene dakord me qasjen ekstreme te karantinimit te popullsise. Si rrjedhoje do te kete nje debat te shendoshe te te gjitha kendveshtrimeve.

Nderkohe kam kohe qe kerkoj ne internet per nje zbardhje te mbledhjeve te Komisionit te Emergjencave Civile, por nuk arrij ta gjej.

Degjoj ne Televizion figura te respektuara te mjekesise shqiptare si Z. Sulçebe, Z. Kakariqi, Z. Solis, por edhe vete Drejtorin e Emergjences, Z. Brataj te cilet me nje qetesi profesionale argumentojne se Covid19 nuk eshte aq i rrezikshem sa c’kemi menduar dhe se duhet te fillojme te mendojme per rilindjen ekonomike, por edhe me rritjen e imunitetit te turmes. A ka zera te tille ne keto mbledhje?

Nga vendimet qe jane marre deri me tani eshte e diskutueshme cilesia e debatit ne to. Si mund te merret vendim per te kufizuar orarin e nje nga sherbimeve me te rendesishme sikunder eshte furnizimi ushqimor? Edhe nje femije e ka te qarte se duke kufizuar orarin, do te rritet densiteti i njerezve e si rrjedhoje do te shtohet propabiliteti per infektim.

Ju nuk keni dale per te bere pazar pasi keni qene te karantinuar plotesisht, por ja si kane qene marketet kur kishte fashe orare

10 gjëra që po ndodhin në Shqipëri teksa ti e ke mendjen tek

dhe ja si jane tani pas zgjerimit te fashes orare:

10 gjëra që po ndodhin në Shqipëri teksa ti e ke mendjen tek

VI.
Te dashur mami dhe babi, a e dini se
Çmimet e shportes bazike ushqimore jane rritur shume?

Sipas Instat, gjate muajit Mars 2020 (te dhenat e Prillit skane dale ende), ka nje rritje me 24% te cmimeve te fruta-perimeve ne Shqiperi. Familja shqiptare mesatare shpenzon 45% te buxhetit te saj te vogel per ushqime (32,347 leke ne muaj).

Nje rritje me 24% do te thote se cdo familjeje shqiptare i eshte shtuar keto kohe nje shpenzim prej 7,700 lekesh te reja ne muaj. Po aq sa nje fature e dyte dritash.

10 gjëra që po ndodhin në Shqipëri teksa ti e ke mendjen tek

BURIMI: INSTAT

Mos harroni qe ne Britanine e Madhe, nje nga vendet me te pasura ne bote, cmimet e shportes ushqimore jane rritur me 4.4% dhe kjo eshte bere problem kombetar.

VII.
Te dashur mami dhe babi, a e dini se
Nuk po promovohet mjaftueshem prodhimi shqiptar?

Besoj se tashme e keni kuptuar qe na presin kohe shume te veshtira. Pasojat ekonomike te kesaj situate do te jene tragjike per shume familje shqiptare. Ne 2 vitet ne vijim, turizmi, kollona e ekonomise shqiptare do te jete e çalet.

Nese ka dicka qe duhet te ishte lajtmotiv i cdo komunikimi publik te drejtuesve tane, do duhet te ishte promovimi dhe ftesa per te konsumuar produkte shqiptare dhe jo paniku i vazhdueshem qe nuk ndihmon as shendetin e as ekonomine.

Nese shikoni me kujdes, do te gjeni nje alternative vendase per cdo produkt te huaj qe ju konsumoni. Le te ndihmojme ekosistemin e brishte te ekonomise tone duke qarkulluar parate brenda nesh.

VIII.
Te dashur mami dhe babi, a e dini se
Ndertimi vijon me te njejtin ritem?

Nese ka dicka qe nuk ka ndaluar ne kete vend eshte ndertimi. Ai vijon me te njejtin ritem. Le te kuptohemi, gezohem qe nje industri e tere vijon punen normalisht dhe shume te punesuar arrijne ende te marrin pagat e tyre te plota.

Por nga ana tjeter, sot, jemi me te vetedijshem se kurre se ndotja, mbipopullimi dhe mungesa e hapesirave te gjelbera jane disa nga shkaktaret kryesore te demeve ne shendetin tone fizik e mendor.

Duhet te fillojme te flasim per nje qasje te re ne ndertimin e qyteteve tona. Nuk duhet te ndertojme me pak, por duhet te ndertojme me mire. Nese nuk ua kerkojme me ngulm kete atyre qe na drejtojne do kalojme ne histori si i vetmi komb qe mban distance 2 metra nga njeriu ne njeri dhe vetem 1 meter nga pallati ne pallat.

IX.
Te dashur mami dhe babi, a e dini se
Ka filluar nje gjueti ndaj pasurise?

Nderkohe qe te gjitha vendet kane leshuar me shpejtesi paketa ekonomike per te gjithe fashat e bizneseve (vogel, mesem, madh), figurat me te larta te Shtetit shqiptar kane shprehur nje neveri per ata qe kane. Ne vitin 2020, 30 vjet pas renies se Komunizmit degjojme ende:

1. Te shesin Jahtet e te paguajne te papunet!
2. Te shesin Makinat e te mos kerkojne ndihme.
3. Bizneset VIP shfaqin luks banal duke blere vila ne Qerret, Lalez, Palase.

Nese kam degjuar dicka te rrezikshme qe nga dita kur Covid19 u shpall pandemi e deri me sot eshte pikerisht kjo te dashur prinder. Ata qe kane, nuk i kane asnje borxh virusit. Nese i kane bere me djersen e tyre, bravo i qofte. Nese i kane vjedhur, shteti le ti gjeje e ti coj aty ku e kane vendin.

Virusi nuk na erdhi nga te pasurit, por nga te varferit. Eshte varferia ekstreme ne disa zona te Kines qe beri te mundur ngjizjen e kesaj pandemie (kalimi nga lakuriqet e nates tek njeriu). Nese duhet ti hakerremi dickaje eshte pikerisht varferia. Ajo eshte burimi i te gjitha te keqijave.

X.
Te dashur mami dhe babi, a ju kujtohet
Sa e shtrenjte eshte liria?

Nese ka nje popull qe duhet te njohe vleren e lirise eshte pikerisht Shqiperia. Per te patur lirine qe na takon, 28,110 shqiptare dhane jeten gjate Luftes se Dyte Boterore dhe perafersisht 6,000 te tjere u vrane gjate regjimit komunist vetem sepse mendonin ndryshe (+34 mije te burgosur politike).

Sot, ne mungese te Gjykatave dhe te nje perfaqesimi elektoral dinjitoz, lirite tona jane lehtesisht te rrezikueshme. Le te mos harrojme te shkuaren tone dhe te mesojme nga kombe te tjera qe kane vuajtur po aq sa ne.

Kjo eshte nje proteste e qytetareve izraelit ndaj heqjes se te Drejtave Kushtetuese gjate kohes se pandemise (Izraeli ka masa tejet te buta ne krahasim me Shqiperine).

10 gjëra që po ndodhin në Shqipëri teksa ti e ke mendjen tek

Te dashur mami dhe babi, ju pershendes dhe mos harroni se Frika eshte i vetmi virus nga i cili duhet te keni frike! Nga viruset e tjera duhet te keni vetem kujdes.

*.*.*

Shkrim nga Gjergj Kalaja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit