0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

10 gjëra që mund të dëshironi t’i fshini nga faqja juaj e “Facebook”-ut

Më të lexuarat

Ndërsa “Facebook”-u thotë se mbrojtja e privatësisë së përdoruesve të tij është në nivele të larta, ka disa informacione të caktuara, të cilat ju mund të dëshironi të mos i keni më atje, si adresën e shtëpisë ose cilën shkollë keni ndjekur. Një haker anonim tha se është në gjendje të përdorë me lehtësi informacionet e njerëzve te një pyetësor i tij “Më pyesni 10 gjëra”. Njerëzit postojnë aty dhe pastaj etiketojnë një numër të madh miqsh. Ky informacion arrihet të merret, sepse shpesh në përgjigjet që japin përfshihen detajet që përdorin për fjalëkalimet e tyre – gjëra të tilla si emri i vajzërisë, kafsha e parë ose albumi i tyre i preferuar, të cilat në këtë kontekst duken të padëmshme. Ja 10 gjërat që mund të dëshironi t’i fshini nga “Facebook”-u:

1. Ditëlindjen tuaj

Ditëlindja juaj është një pjesë e rëndësishme. Aty gjithashtu përfshihet emri dhe adresa juaj, me të cilin hakerat mund ta kontaktojnë më lehtë llogarinë tuaj bankare dhe detajet personale.

2. Numrin e telefonit

Skenari më i mirë këtu është bezdisja nga një admirues i sjellshëm. Skenari më i keq? Një përndjekës që nuk ju lë rehat.

3. Një pjesë të mirë të “miqve”

Profesori i psikologjisë së Oxfordit, Robin Dunbar, teorizoi se njerëzit mund të kenë rreth 150 marrëdhënie të qëndrueshme. Pas një shikimi te 3375 përdorues të “Facebook”-ut, Dunbar zbuloi se nga miqtë e tyre në “Facebook”, 4.1 u konsideruan të besueshëm, ndërsa 13.6 nuk reaguan gjatë një “krize emocionale”.

4. Fotografi të fëmijërisë suaj apo të një anëtari të vogël të familjes

Victoria Nash, drejtoreshë e Institutit të Internetit në Oksford, bëri një pyetje për këtë temë: Çfarë lloj informacioni do të duan fëmijët të shohin për veten në internet kur të rriten?

Brezat e mëparshëm nuk kishin nevojë ta konsideronin këtë, por ardhja e internetit dhe e mediave sociale i dha kësaj pyetjeje më shumë rëndësi.

5. Shefin juaj

“Facebook”-u është një platformë sociale mediatike dhe në një farë mënyre statuset që hidhni duhet të jenë të qarta. Nëse drejtori i përgjithshëm i kompanisë suaj mund të hyjë në faqen tënde, ai/ajo mund të shikojë përditësimin e çdo statusi tuaj – dhe arrin të kuptojë se përse ju nuk e doni punën tuaj. Por ju mund të vendosni që ta përjashtoni CEO-n tuaj nga përditësimi i caktuar i statuseve tuaja. Kështu do të arrinit të shmangnit disa sherre të panevojshme.

6. Të ndalosh etiketimin e vendndodhjes suaj

Njerëzit e harrojnë faktin se etiketimi i vendndodhjes në shtëpi, në fakt jep adresën tuaj.

7. Kur dhe ku po shkoni për pushime

Sipas një faqeje financiare, udhëtarët të cilët janë me pushime nuk mund të pranojnë kërkesën e tyre të sigurimit në qoftë se ata kanë postuar planet e pushimeve në llogaritë e mediave sociale.

8. Statusin e marrëdhënies suaj

Nëse doni të festoni “lulëzimin” e një marrëdhënieje të re, këtë mos e bëni në “Facebook”. Nëse marrëdhënia nuk ecën si duhet, ndryshimi i statusit “në një marrëdhënie” në të “vetëm” do t’ju bëjë të ndiheni shumë keq.

9. Detajet e kartës së kreditit

Kjo nuk është një ide e mirë. Asnjëherë.

10. Foton e fletëhyrjes

Të postosh foton e fletëhyrjes suaj, shpesh është një mënyrë për t’u mburrur se po shkoni me pushimeve, por mos u bëni budallenj! Barkodi në fletëhyrjen tuaj është unik për ju dhe mund të përdoret për të gjetur informacionin që i keni dhënë kompanisë fluturuese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit